Pse Serbia nuk njeh Kosoven?

*deliza*

VIP
V.I.P
Pse Serbia nuk njeh Kosoven?

Pse Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ç‘do ajo në të vërtetë? Pyetjet që nuk bëhen mbesin të panjohura. Përgjithësisht, ka dy lloj sosh. Pyetje që nuk bëhen, sepse thjesht nuk lejohet të bëhen; dhe, pyetje që nuk bëhen, sepse përgjigjet e tyre do të ishin aq të qarta e të njohura.

Në secilin variant duhet ta konsiderojmë edhe mundësinë e vlerësimit të gabuar. Varianti i parë i pyetjeve që s‘bëhen, nënkupton se ka pyetje që nuk bëhen, sepse besohet se janë të ndaluara - këtu kemi të bëjmë me dukurinë e vetëcensurës. Kurse varianti i dytë i pyetjeve që s‘bëhen, nënkupton edhe përshtypjen e gabuar se përgjigja do të ishte tepër evidente dhe e gjithëpranuar - këtu kemi të bëjmë me pyetje, që, edhe nëse na i sjell dikush tjetër në mendje, na ngjajnë tërësisht të panevojshme.

Sado që në shikim të parë njëmend duket e panevojshme, pyetja pse Serbia nuk e njeh Kosovën është e domosdoshme. Kjo pyetje bën pjesë në variantin e dytë: jemi aq të bindur se e dimë përgjigjen saqë as që e marrim mundin ta artikulojmë atë përgjigje dhe rrjedhimisht nuk ka pyetje fare. Në vijim, nuk pretendoj se do të jap përgjigje të saktë në pyetjen pse Serbia nuk e njeh Kosovën dhe ç‘dëshiron ajo, por vetëm disa përgjigje të vërteta, shuma e të cilave i afrohet përgjigjes së saktë.

Identifikimi sa më i mirë i motiveve dhe qëllimeve të Serbisë është kusht i domosdoshëm (ndonëse jo i mjaftueshëm) që Kosova të zhvillojë stategji të suksesshme kundër Serbisë dhe përfundimisht të fillojë të prosperojë.

Përgjigja 1

Serbia nuk humbet asgjë duke mos e njohur Kosovën Serbia realisht nuk ka trysni që ta pranojë Kosovën. Në njërën anë, Qeveria e Kosovës ia toleron asaj strukturat paralele në Kosovë. Në anën tjetër, kurrfarë ndihme, kredie apo investimi nga jashtë nuk i kushtëzohet Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Procesi i integrimit të Serbisë në BE nuk lidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Duke e njohur Kosovën Serbisë nuk do t‘i shpejtohej integrimi në BE. Sepse njohja e Kosovës nuk do ta forconte Serbinë ekonomikisht dhe nuk do ta bënte atë më të rëndësishme politikisht. Përkundrazi. Pra, Serbia nuk na njeh sepse ajo nuk humbet asgjë në arenën ndërkombëtare dhe as nga pozicionet e saj në Kosovë duke mos na njohur.
Përgjigja 2

Serbia e rrit rolin e saj gjeostrategjik duke mos e njohur Kosovën Serbia e ka hetuar se si BE-ja, e posaçërisht disa shtete brenda saj, koketojnë me Rusinë në llogari të interesave të ShBAtë. Madje, kjo po vazhdon edhe pas sulmit ushtarak të Rusisë mbi Gjeorgjinë anipse disi më heshturazi e fshehurazi. Paradoksalisht, Serbia po e kopjon formalisht modelin e BE-së. Serbia po flirton me Rusinë në llogari të interesave të BE-së. Ashtu sikurse që BE-ja i shfaqet si sfidë ShBA-së e cila duhet t‘i ndihmojë BE-së në mënyrë që ajo të qëndrojë sa më larg Rusisë, ngjashëm edhe Serbia i paraqitet si sfidë BE-së duke kërkuar që ajo ta tolerojë sepse përndryshe aty është Rusia e gatshme për ta përfshirë Serbinë në zonën e saj të interesit.

BE e di se Serbia për Rusinë është sikur ajo figura shumë e rëndësishme e shahut që ndodhet në terrenin e kundërshtarit. Rumania dhe Bullgaria që janë më larg Brukselit janë në BE, ndërkaq Serbia që është më afër tij gjeografikisht i lëvyret Rusisë. Dhe, BE gjithashtu e di se Serbia po ia bën një shërbim aq të mirë Rusisë duke mos e njohur Kosovën, sepse rastin e Kosovës Rusia po e shfrytëzon për aspiratat e saj ekspansioniste. Po Kosova, ku është ajo në krejt këtë situatë? Kosova nuk është sfidë as për BE-në e as për ShBA-në. BE-ja nuk ka pushtet askund brenda vetes ashtu siç ka në Kosovë. Ne s‘jemi sfidë për të. Ajo tashmë e ka pushtetin mbi neve përmes fuqive ekzekutive të ICO/EULEX-it. Për ShBAnë dihet: një telefonatë gjashtëminutëshe që Ambasadori amerikan mund t‘ia bëjë një ministri të Qeverisë së Kosovës mund t‘ia hedh poshtë atij gjashtë muaj punë.

Përgjigja 3

Serbia përfiton shumë duke mos e njohur Kosovën Serbisë i leverdis asimetria e marrëdhënieve me Kosovën e panjohur prej saj. Kosova mbetet e sunduar nga misionet e organizmave ndërkombëtarë (OKB, BE, NATO) që nuk e njohin Kosovën por që e njohin Serbinë. Po ashtu, këto misione përveç që sundojnë me Qeverinë e Kosovës, ato edhe ndërmjetësojnë midis Prishtinës e Beogradit, duke e vënë kësisoj Kosovën në një pozitë shumë të rëndë. Politikisht UNMIK- u bën pazar me Serbinë në llogari të (policisë, gjyqësisë, pronave etj. të) Kosovës. Ekonomikisht, UNMIK-u i kontrollon doganat e Kosovës ku Serbia nuk paguan fare taksën prej 10%. Për shkak të Rezolutës 1244, kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë për UNMIK-un vazhdon të mbetet kufi administrativ e jo ndërkombëtar.

Serbia nuk i pranon dokumentet dhe as targat e Kosovës, ndërkohë që Kosova i pranon ato të Serbisë. Kjo gjë mundëson që Serbia praktikisht të mos lejojë fare importe nga Kosova dhe të eksportojë aq shumë mallra në Kosovë. Po ta njihte Kosovën, Serbisë do t‘i duhej t‘i kthente librat kadastralë dhe të hiqte dorë nga fondi i privatizimit të Kosovës ku aktualisht ka shumë gjasë që të marrë hise të madhe. Serbia investon në strukturat paralele të saj në Kosovën që nuk e njeh sepse ky investim i kthehet asaj përmes ndërmarrjeve publike e shoqërore e deri te minierat që menaxhohen nga këto struktura në çerekun e territorit të Kosovës që e kontrollojnë ato.

Kjo nuk do të ishte e mundur për Serbinë sikur ajo ta njihte Kosovën. Po të ishte Kosova njëmend e pavarur, pra pa tutelën ndërkombëtare që toleron strukturat e Serbisë, Serbia do të na frikësohej. Ajo do të duhej të vendoste marrëdhënie reciproke dhe simetrike me Kosovën, me ç‘rast do të humbiste shumë krahasuar me përfitimet që i nxjerr sot nga Kosova e panjohur prej saj.

Përgjigja 4
Serbia fiton simpati nga kundërshtarët e ShBAve duke mos e njohur Kosovën Shtetet që e përkrahin Serbinë në mosnjohjen e Kosovës janë tri lloj: a) Shetet që ngjashëm si Serbia i shtypin e diskriminojnë popujt e tjerë brenda territorit të tyre; b) Shtetet që duan të ngrihen si superfuqi krahas ShBA-ve dhe për këtë interes të tyre e interpretojnë Kosovën si produkt amerikan; c) Shtetet që konsiderojnë se janë viktima të imperializmit amerikan dhe besojnë gabueshëm se edhe Serbia është e tillë. Sigurisht se ka shtete që e plotësojë edhe kriterin e parë edhe atë të dytë siç është puna e Rusisë dhe Kinës.

Por, më e dhimbshmja gjithsesi konsiston në shtetet e kësaj kategorisë së tretë që besojnë se Serbia po e mbron ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare, se Serbia është në anën e parimeve universale kurse ShBA-të në atë të interesave partikulare. Pikërisht këtyre shteteve Kosova do të duhej t‘ua sqaronte vetëvendosjen e mohuar për popullin e Kosovës, kryengritjet dhe rezistencën e vazhdueshme kundër okupimit serb, dhe posaçërisht imperializmin e ‘vockël‘ tradicional të Serbisë në Ballkan. (Ka një shkrim shumë të mirë të Besnik Pulës për këtë çështje.) ثshtë e tmerrshme që shtetet e vogla që hiqen të majta e të moralshme të marrin anën e Serbisë siç po ndodh tani.

Përgjigja 5
Serbia i rrit gjasat ta fitojë Republikën Serbe të Bosnjes duke mos e njohur (ende) Kosovën Serbia e ka kuptuar se paradigma perëndimore për Ballkanin është stabiliteti rajonal. Kosova e Bosnja janë në të njëjtin rajon. Që të dyja janë bërë protektorate të BE-së. Bosnja nuk po funksionon dhe zërat se ajo është një shtet i dështuar janë shtuar. Nëpërmjet Planit të Ahtisaarit Kosova rrezikon të bëhet si Bosnja. Serbia nuk e pranon Planin e Ahtisaarit sepse atë Qeveria e Kosovës e ka bërë obligim kushtetues. Pra, Planin e Ahtisaarit Serbia tashmë e ka por ajo do më shumë se kaq.

Në njërën anë, Serbia e do kantonizimin e Kosovës poshtë në terren ndërsa, në anën tjetër, e do një lidhje midis Serbisë e Kosovës lart në institucione, diçka ngjashëm sikurse Unioni Serbi-Mal i Zi. Pra, Serbia do negociata të reja pas të cilave do ta pranonte Kosovën me kusht që të arrijë rezultatin që do. Serbia e ka pranuar Bosnjen si shtet vetëm në Dayton, ku siç dihet u nda Bosnja dhe vetëm atëherë kur ofensiva e Armatës së Bosnjes kishte kapur paralagjet e qytetit të Banja Llukës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte Qeveria e Kosovës dhe UNMIK-u ato që u zbrapsën para strukturave të Serbisë. Prandaj, s‘ka kurrfarë shanse që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës përderisa strukturat e saj në Kosovë janë në ofensivë.

Kur kësaj i shtohet edhe përvoja e Serbisë me zemërgjerësinë absurde të Grupit Negociator të Kosovës në Vjenë, pa dyshim se asaj veçsa i shtohen apetitet. Pas kantonizimit të Kosovës dhe një lidhjeje sado të brishtë institucionale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Serbia shpreson në shpërbërje të njëkohshme të Kosovës dhe Bosnjes pas disa viteve, me ç‘rast ajo do ta fitonte Republikën Serbe kurse Kosova do të ndahej prej saj dhe mbase do t‘i bashkohej Shqipërisë, por ama duke humbur veriun, Anamoravën dhe Luginën e Preshevës. Kur Serbia flet për Kosovën ajo gjithnjë e ka në mendje edhe Republikën Serbe.

Përgjigja 6

Serbia e kultivon rrymën nacional-shoviniste duke mos e njohur Kosovën Afër 200.000 joserbë (boshnjakë, kroatë e shqiptarë) janë vrarë nga forcat serbe përgjatë viteve të ‘90-ta. Nëse supozojmë se një serb i ka vrarë pesë veta (me ç‘rast nuk po i përfshijmë plagosjet, dhunimet, torturat dhe dëmet materiale) atëherë kjo do të thotë që janë 40.000 kriminelë që shëtisin të lirë në Serbi. Ata janë edhe më tutje nëpër strukturat e pushtetit: në ushtri, polici, administratë e nëpër parti politike. Kjo armatë kriminelësh, edhe për t‘i ikur drejtësisë, e propagon një lloj nacionalizmi të shpifur mistik që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe Kishën Ortodokse Serbe shpikin mite (posaçërisht mbi Kosovën), e i paraqesin ato për të vërteta historike. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia e kultivon këtë rrymë nacional-shoviniste dhe e paraqet Serbinë si një vend me potencial destabilizues për rajonin që, për pasojë, duhet të merret me të mirë nga perëndimi, në mënyrë që të mos kemi luftëra e gjakderdhje të reja...

Fundi i këtij shkrimi mund të jetë veçse ndërprerje e tij. Mbase, vazhdojeni ju këtë njohje të Serbisë duke menduar për atë që e lexuat por edhe që nuk e lexuat këtu.

Shqip
 
sdon jo sdon e ska me dasht edhe per shum shum shum e shum koh veq po ma nin fort tybe, spo muna me tat naten qyh:p..
 
sdon jo sdon e ska me dasht edhe per shum shum shum e shum koh veq po ma nin fort tybe, spo muna me tat naten qyh:p..

Jom i sigurt qe ty sta nin. Veq sdi a je ndijeni qe Serbia ka miratu ligj per mos me i pranu diplomat e unmikut. Nje pjes e madhe e studentve t'Presheves dhe Bujanovcit studjojn ne fakultetet e Kosoves. Shko pyti ata sa ja nin :)
Shpresoj dhe besoj qe ky ligj te prishet e t'i humb fara ashtu sic i humbi asaj serbis se madhe e mbeti nikashore.
Perndryshe so puna mir valla..
 
Serbia nuk e njeh Kosoven sepse ka "frike" ne hapin e dyte: Bashkimin e Kosoves me Shqiperine.:)
 
Pse jon te keqinj :D
 
Last edited by a moderator:
nuk e njeh se Ska mujt me e marr edhe deri sa ti marrin do pjjes t`kosoves nuk e njef
po nqoftse osht amerika me neve nuk mun me i marr .....po shpejt ka mu bo qe edhe serbia ka me e Njoft si Shtet t`pavarur....
 
amon kurre a se njifka cpo na duhet neve
aty plaste Serbia
Kosova eshte shtet kjo ka rendesi
 
Se i do shume edhe nuk do qe te ndahen.
 
Jom i sigurt qe ty sta nin. Veq sdi a je ndijeni qe Serbia ka miratu ligj per mos me i pranu diplomat e unmikut. Nje pjes e madhe e studentve t'Presheves dhe Bujanovcit studjojn ne fakultetet e Kosoves. Shko pyti ata sa ja nin :)
Shpresoj dhe besoj qe ky ligj te prishet e t'i humb fara ashtu sic i humbi asaj serbis se madhe e mbeti nikashore.
Perndryshe so puna mir valla..

jo nuk eshte me ne fuqi ky vendim...e kan shfuqizu koheve te fundit, nuk jom i sigurt kur amo e di qe nuk osht mo ne fuqi :D
 
nuk duhet te shrohet pyetja pse, po pyetja adekuate eshte kur ?? kjo ka ndodhur edhe me shtetet tjera qe e jan ndare nga jugosllavia, sot i njeh te gjitha edhe me kosoven do te ndodhe e njejta, nuk ia vlen te debatohet per kete :D
 
Si do qejfi...
 
Last edited by a moderator:
Shtetet me te fuqishme e njohen ehh serbia veq vonohet pak n'dom t'popullit te vet e ka krejt vonesen/
 
Last edited by a moderator:
jo nuk eshte me ne fuqi ky vendim...e kan shfuqizu koheve te fundit, nuk jom i sigurt kur amo e di qe nuk osht mo ne fuqi :D

Nqoft se sje i sigurt kur, un po ta thom se kurre ska ndodh nje gje e tille.
Ky ligj esht miratu, dhe ne serbi pranohen vetem ato diplomat e pas luftes qe jon dhon nga unmiku. Te tjerat dmth pasi Kosova u shpall shtet, nuk do te pranohen nga serbia, bile deri ateher kur kjo e fundit ta pranoj Kosoven si shtet. Po ishalla ndodh ajo qe ke thon ti ( te shfuqizohet ).
Un kom miq t'Presheves qe punojne neper qytetet e Kosoves mu per ket shkas ( nga mosnjoha e diplomave), edhe pse atje rrogat jane dyfish me te vogla se sa ktu ( nserbine e keqe ), amo zori qkas po t'shtike me bo :)
 
Nqoft se sje i sigurt kur, un po ta thom se kurre ska ndodh nje gje e tille.
Ky ligj esht miratu, dhe ne serbi pranohen vetem ato diplomat e pas luftes qe jon dhon nga unmiku. Te tjerat dmth pasi Kosova u shpall shtet, nuk do te pranohen nga serbia, bile deri ateher kur kjo e fundit ta pranoj Kosoven si shtet. Po ishalla ndodh ajo qe ke thon ti ( te shfuqizohet ).
Un kom miq t'Presheves qe punojne neper qytetet e Kosoves mu per ket shkas ( nga mosnjoha e diplomave), edhe pse atje rrogat jane dyfish me te vogla se sa ktu ( nserbine e keqe ), amo zori qkas po t'shtike me bo :)

jo mire e ki ti, se i ka njoft vetem ato t unmikut e per kto t kosoves nuk e di... e di qe nje kohe as keto t unmikut nuk i ka njoft, po tash i njef me duket ??
 
jo mire e ki ti, se i ka njoft vetem ato t unmikut e per kto t kosoves nuk e di... e di qe nje kohe as keto t unmikut nuk i ka njoft, po tash i njef me duket ??
Kto t'unmikut jon njoft gjithmone se kjo qura ( serbia ) mendojke qe Kosova hala osht e vetja. Prej kur u shpall pavarsia, nuk njifen mo diplomat e Kosoves ktu..
 
Kto t'unmikut jon njoft gjithmone se kjo qura ( serbia ) mendojke qe Kosova hala osht e vetja. Prej kur u shpall pavarsia, nuk njifen mo diplomat e Kosoves ktu..

aha un kom mendu krejt diqka tjeter...se nuk i ka njoft as kto t unmikut pas shpalljes

flm shum per spjegimin :D
 
Se pari te pergezoj per vullnetin qe ke pasur per te shkruajtur gjithe ate artikull, dhe kerkoj falje per shkak se nuk e lexova te terin.

Pse nuk e njeh? Nese ajo do ta njoh Kosoven ajo do ta pranoje indirekt edhe fajesine per te gjitha demet qe ka shkaktuar ne Kosove. Po ajo po ndjek politik tjeter ( po e rren vetin) duke thene se ushtaret shqiptare qe u sherbenin ne sherbim ushtarak bene vetvrasje ( ne shpine), se 1 milion shqiptare jane larguar vet nga Kosova, se Shqiptaret ne Kosove po vriten ndermjetveti, se masakrat nuk i beri ajo,se nuk kane ekzistuar dhunimet e shume e shume te tjera.

Kuqke e keqe oshte kjo shtrige.
 
Jom i sigurt qe ty sta nin. Veq sdi a je ndijeni qe Serbia ka miratu ligj per mos me i pranu diplomat e unmikut. Nje pjes e madhe e studentve t'Presheves dhe Bujanovcit studjojn ne fakultetet e Kosoves. Shko pyti ata sa ja nin :)
Shpresoj dhe besoj qe ky ligj te prishet e t'i humb fara ashtu sic i humbi asaj serbis se madhe e mbeti nikashore.
Perndryshe so puna mir valla..

po un fola per Kosoven more djal, Kosoves nuk ka qka ja nin...Serbia nuk ja pranon diplomen?? mfal po nqs urreni kaq shum Serbin pse ktheheni me punu per ate shtet aa?!?..ni krijes qe studjon n'Kosove e din shum mir qe nuk ka t'ardhme ne shtetin serb, kjo osht shum e qart..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top