“Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një grua që ka braktisur foshnjen e saj në Shtëpinë e Fëmijës rrëfen arsyet në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.

“Kam gjashtë vite e martuar dhe pas shumë kohësh vendosëm të kishim një fëmijë. Familja e burrit përbëhej nga tetë persona dhe ishin në një gjendje ekonomike të dobët. Kur mbeta shtatzanë burri nuk punonte dhe u bë më i dhunshëm se më pare”, shprehet gruaja.

“Unë isha shitëse dhe burri nuk donte që unë të lindja fëmijën sepse më pas duhej të lija punën. Isha shtatzënë pesë muajshe kur u largova nga familja e burrit. Kontaktova me një mikeshë timen jashtë shtetit dhe ajo më ofroi mundësinë të qëndroja në banesën e saj bashkë me familjen e saj”, shton gruaja.

Ajo është e kënaqur sepse e di që fëmija e saj është në duar të sigurta: “Fëmija im për momentin është në Shtëpinë e Fëmijës. Jam e kënaqur pak a shumë sepse e di që aty po kujdesen për të.”

Por, shpreson që një ditë të ribashkohet me fëmijën: “Unë nuk dua ta braktis fëmijën tim, por për momentin nuk mund ta marr sepse nuk kam punë dhe nuk kam mbështetje. Shpresoj që një ditë ta kem sërish pranë fëmijën tim.”

Gruaja shprehet se nga familja e saj nuk ka pasur kurrë mbështetje: “Nuk kam pasur kontakt me prindërit e mi dhe nuk më kanë mbështetur. Familja ime nuk ishte dakord me martesën dhe u martova pa dëshirën e prindërve. Që atë kohë unë i kam humbur kontaktet me prindërit. Unë i kam kërkuar ndihmë sepse burri më dhunonte, por ata nuk më janë përgjigjur.”

B;topchanel

Jane arsye te forta,..sigurishte,,
Por prape,,ka rruge,,perpara se sa te braktisesh femijen..
 
Titulli: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

Te pakten eshte me mendimin se do rimarr perseri...Ndonjehere rrugzgjidhja eshte ajo me e veshtira ose ajo me pak e keqja qe mund te merret.
 
Re: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

Sme pelqen kjo zgjidhje. Po sikur femijen e saj ta adoptojne dy te tjere? Cben kjo pastaj ? Shkon jua mer dhe ju thot qe eshte femija ime.
Per cdo gje gjendet nje zgjidhje mjafton ti mendosh gjerat drejt dhe ne menyren e duhur. Jane goxha arsye per te vepruar keshtu por mendoj qe mund ta kishte zgjidhur ndryshe ;)
 
Titulli: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

se meriton te jesh nene zonje e paskurbullt
 
Pe: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

S'do doja te isha ne vendin e kesaj nene gjithsecili nga ne shqyrton nje ceshtje te tille sipas situates qe jeton,te mos kesh mbeshtetjen e familjes luan nje rrol kryesor ne te tilla rastesh, per mendimin tim nena veproj mire,"nuk ja morri jeten por ja dhuroj" ishalla rregullohet dhe merr femijen e saj mbrapsht.Babait te femijes ti vije turp ZOTI eshte i madh... :(
 
Titulli: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

Kam gjashtë vite e martuar dhe pas shumë kohësh vendosëm të kishim një fëmijë. Familja e burrit përbëhej nga tetë persona dhe ishin në një gjendje ekonomike të dobët. Kur mbeta shtatzanë burri nuk punonte dhe u bë më i dhunshëm se më pare”, shprehet gruaja.

Atehere, nqs vendos te besh nje femije, dhe e ke gjendjen ekonomike aq te dobet sa smund te risesh dhe nje fryme tjeter dhe si bonus ke nje burre te dhunshem, a e ben me kete hap?!
Duke lene anen ekonomike menjeane, se kush do e ben sforcon ta risi femijen ( ka nena qe kane punuar 2-3 puna perdite qe tja dalin!), do ndaloj tek dhuna. Nqs ke nje njeri agresiv afer teje, pse duhet te besh nje femije, ta lidhesh dhe me shume jeten me te?! Pse duhet te shkatrosh dhe jeten e femijes, bashke me tenden?
Me njerez te tille nuk jetohet! Larg tyre.
 
Titulli: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

Po ca ndodhi me ate burrin se u ben fill i dhunshem! Eshte rast i komplikuar perderisa kesaj i mungon edhe mbeshtetja familjare.Por prap me mir se ka vendos te ler femiun ne jetimore se ti ofroj mjerim,femiu nuk eshte fajtor per te bemat e prindit
 
Titulli: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

Ne raste te tilla nuk ka vlere te diskutojme cilat jane shkaqet qe edetyruan kete nene te lere femijen.
Ajo qe ka rendesi te diskutohet dhe te na ndihmoj eshte cfare eshte me mire per femijen
se asnje prej nesh nuk mund te jete i sigurte se femija do ritej me mire po te ishte bashke me prinderit
dhe kam mendimin se po te ishin bashke ndoshta do ishte me keq
duke mos patuar asnje grimce mosbesimi tek ato qe pershkruan kjo grua ajo qe me vjen ne mendje eshte se dhe ajo ka nevoje per ndihme
dhe sikur te mos thote te verteten prape ka nevoje per ndihme
ne cdo rast per femijen eshte me mire te shkoj ne nje ambjent tjeter me te sigurte ndoshta jo ideal po te pakten me te ngrohte
 
Titulli: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

sduhet te hiqte dore nga femija gjithsesi...te jesh nene do te thote te skrifikosh per ta merituar kte titull...
 
Titulli: “Pse po e çoj foshnjen në jetimore”

asgje nga keto qe thote nuk justifikon ate qe ka bere.....
nje nene ben te pamunderen per te mbajt femijen e vet prane
asnje nuk kujdeset per ate femije me shume se sa vet nena
ka gjet zgjidhjen me te leht ..pa cakrifice ......nene koti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top