Pse njeriu bën gjynahe?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ekzistojnë disa faktorë që e nxisin njeriun të bëjë gjynahe duke e harruar atë që është urdhëruar nga Allahu (xh.sh). Këta faktorë janë të llojllojshëm. Disa prej tyre burojnë nga vetë njeriu, disa janë rezultat i shoqërisë në të cilën ai jeton kurse disa e kanë burimin të përbashkët, pjesërisht nga njeriu e pjesërisht nga mjedisi social.



Njeriu-duke-u-lutur.jpg


Në këtë rast dua të hedh dritë mbi shkaqet kryesore të cilat e nxisin njeriun të bëjë gjynahe. Po ashtu, dua të zbuloj e sqaroj se cilët janë këta faktorë, në mënyrë që të mund të mbrohemi dhe ngadhënjejmë kundrejt shkaqeve që nxisin në kryerjen e gjynaheve, sepse rezultati i mirë vjen pas diagnostikimit të saktë të sëmundjes dhe njohjes së ilaçit të saj, shkaqet e gjendjes dhe luftimi i tyre, pastaj përdorimi i ilaçit shërues, i cili do ta pastronte njeriun përfundimisht nga sëmundja. Disa nga shkaqet që e shtyjnë njeriun kah gjynahet janë:

1. Mosnjohja e qëllimit

Ndër faktorët më të rrezikshëm që e shtyjnë njeriun drejt një veprimi a sjelljeje të urryer është se ai nuk e njeh qëllimin e krijimit të tij në këtë botë dhe qëllimin për të cilin jeton.

Shumë njerëz mendojnë se qëllimet e tyre janë të kufizuara e të shkurtra dhe kanë të bëjnë vetëm me këtë botë dhe marrëdhëniet me të. Kënaqësia e tyre kryesore është plotësimi i dëshirave dhe epsheve. Nuk dinë përse është krijuar njeriu, përse jeton dhe përse duhet të jetojë!

Allahu xh.sh. e ka përcaktuar shumë qartë qëllimin për të cilin është krijuar njeriu, për të cilin Kurani famëlartë thotë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë “ (Dharijat, 56)

ثshtë e qartë se qëllimi për të cilin është krijuar njeriu dhe për të cilin duhet të jetojë është adhurimi i Allahut xh.sh., në kuptimin e përgjithshëm, por ajo se ç’përmban në vete shprehja “adhurim” në fakt, na e kanë shpjeguar dijetarët islamë me fjalën e tyre: “Adhurim është çdo gjë (punë) me të cilën Allahu është i kënaqur nga fjalët dhe veprat, të dukshme dhe të padukshme.”

اdo fjalë e thënë, çdo lëvizje e gjymtyrëve, çdo ndjenjë e dukshme apo e padukshme, duhet të bëhet për Allahun dhe kjo shndërrohet në ibadet. Kjo nënkupton se të gjitha qëllimet dhe veprimet duhet të jenë prapa qëllimit të krijimit të njeriut, kurse kjo e lartëson dhe e ngre në shkallë të lartë këtë veprim, e bën lidhjen ndërmjet njeriut dhe krijuesit të Tij, e bën njeriun që të edukohet me moral hyjnor.

2. Dobësimi i imanit

Dobësimi i imanit (besimit) në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit është gjithashtu një nga shkaqet më të mëdha që e bëjnë njeriun të bëjë mëkat. Njeriu mëkaton kur ai dëshiron diçka që është në kundërshtim me dëshirën e Tij, ose kur ai e urren diçka që është në pajtim me dëshirën e Allahut. Në anën tjetër, imani i plotë e bën njeriun që ta dojë atë që Allahu e do dhe ta urrejë atë që Allahu e urren. Pejgamberi ynë i nderuar (a.s.) thotë: ”Nuk ka besuar askush nga ju derisa dëshirat e tij të mos jenë në përputhje dhe prapa asaj me te cilën kam ardhur unë”.

Njeriu në çastin kur bën mëkat, ai nuk e sheh Allahun, nuk i sheh shpërblimet as dënimin e mëkatarëve. Njeriu nuk sheh asgjë në çastin e bërjes së mëkatit pos kënaqësinë e gjynahut dhe zbukurimet e djallit që ia bën atij djalli i mallkuar. Ai është sikur zogjtë që shohin dashurinë jashtë kafazit e nuk shohin se kafazi është duke i shkatërruar. E gjithë kjo e dërgon me shpejtësi të madhe në shkatërrim, kurse Allahu na ruajtë nga kjo.

3. Mosnjohja e Allahut, urdhëresave, ndalesave, shpërblimeve dhe ndëshkimeve të Tij

Njëmend mosdija është një shenjë e cila i dallon ata të cilët nxitojnë për mëkate dhe mosbindje ndaj Allahut, sepse sikur ta njihnin mirë Atë me një njohje të vërtetë do ta donin, do t’i nënshtroheshin urdhrave të Tij, do ta kuptonin se vetëm Atij meriton t’i nënshtrohemi, sikur ta mësonin fenë dhe sheriatin e tyre atëherë do ta gjenin kënaqësinë dhe lumturinë e tyre, sikur ta dinin shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut, atëherë do të nxitonin dhe do ta dëshironin shpërblimin dhe do të frikësoheshin dhe largoheshin nga dënimi.

Pejgamberi (a.s.) ka bërë krahasimin ndërmjet ngritjes së dijes, shtimit të padijes dhe shfaqjen e mëkateve në kohën e fundit. Ai ka thënë: “Vërtet ndër shenjat e اastit të fundit është ngritja e dijes, shtimi i padijes, pirja e alkoolit dhe shfaqja e prostitucionit”.

Dijetari i njohur Ibn Kajjimi shprehet: “Të paditurit nuk kanë aspak dituri; ata kanë veshur petkat e poshtërimit dhe turpit.

4. Cytjet e djallit

Djalli është armiku i parë dhe kryesor i njeriut. Ai nuk qetësohet, nuk kënaqet dhe nuk ndalon së drejtuari njeriun kah mëkati. Ai është ashtu sikurse njofton Pejgamberi (a.s.): “Djalli vepron në damarët e gjakut të njeriut.”

Shejtani ecën me ty hap pas hapi dhe të dërgon në gabim pas gabimi. Nuk lodhet dhe nuk ngopet me këtë asnjëherë sepse kjo është detyra dhe qëllimi i premtimit të tij.

Ibn Kajjimi ka caktuar tri anë përmes të cilave djalli hyn te njeriu. Ato janë: teprimi në gjëra të lejuara, moskujdesi ndaj përmendjes se Allahut (dhikrit) dhe preokupimi me gjëra të pavlefshme.

Ndërsa për ata që nuk dinë se si të largohen nga mëkatet apo mundohen dhe nuk gjejnë zgjidhje, ilaçin për këtë problem mund ta gjejnë në ngjarjen kur një njeri shkoi tek Ibrahim bin Ed’hemi dhe i tha: “O imam, dua të pendohem dhe t’i lë gjynahet, por përsëri kthehem dhe i veproj. Prandaj më trego diçka që të më mbrojë nga gjynahet”. Ibrahimi i tha: “Nëse të shkon mendja të bësh gjynah, mos e bëj mbi tokën e Zotit”. Ai e pyeti i habitur. “Po si i bëhet, o imam, kur të gjithë e dimë që e gjithë toka është e Zotit?” Ibrahim bin Ed’hemi iu përgjigj: “Nëse e di që e gjithë toka është e Zotit, si mundesh të bësh gjynahe mbi tokën e Tij?”

Më pas shtoi: “Nëse dëshiron të bësh ndonjë gjynah dhe të shkelësh ligjet e Allahut, atëherë mos ha nga rizku i Tij”. ” Po si të jetoj, o imam” – e pyeti burri. “A nuk të vjen turp të hash nga rizku i Allahut dhe shkel ligjet e Tij, në një kohë që Ai të ka dhënë kaq të mira?” ia ktheu imami.

E më tej imami vazhdoi: “Nëse dëshiron patjetër të kundërshtosh urdhrat e Allahut, bëje në një vend ku nuk të shikon Allahu”. “Ku ta gjej atë vend o imam, pasi Allahu është në çdo vend me dijen e Tij dhe di çdo gjë që ndodh?” – ia ktheu burri. “A nuk të vjen turp prej Allahut, i Cili është me ty dhe të shikon në çdo vend që ndodhesh, dhe çfarëdo që të bësh?! – i tha Ibrahimi. Nëse kërkon të veprosh ndonjë gjynah, kur të të vij meleku i vdekjes i thuaj më prit sa të pendohem”. “Po kush e ka në dorë diçka të tillë o imam”. Ibrahimi ia ktheu: “A nuk të vjen turp? Mund të vdesësh duke vepruar gjynahe, të të vijë meleku i vdekjes dhe ti je duke shkelur ligjet e Allahut?! Nëse kërkon që përsëri të bësh gjynah, kur të të vijnë melekët zebanije të të çojnë në zjarr, u thuaj që nuk pranoj të vij me ju. Nëse nuk ke mundësi ta bësh, atëherë bëje tani dhe largohu nga gjynahet. Nëse dëshiron të bësh gjynahe, shiko mëshirën dhe mirësitë e Zotit ndaj teje, që të mësosh turpin prej Zotit”. (Përmirësimi i zemrave – Amër Halid
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top