Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë për miq dhe se komunikimi ka avantazhet e tij. Por, shkencëtarët vendosën të kryejnë hulumtime për t’iu përgjigjur një pyetjeje: A kemi me të vërtetë nevojë për komunikim për tu ndjerë të lumtur dhe të kënaqur me jetën tonë?
Në studim u përfshinë 15.000 njerëz midis moshës 18 dhe 28 vjeç, të cilët jetonin në zona me dendësi të ndryshme të popullsisë dhe ishin në komunikim me miqtë e tyre në frekuenca të ndryshme.
Tre përfundimet kryesore të hulumtimit:
Duke analizuar rezultatet e hulumtimit, psikologët Satoshi Kanazaëa, i “London School of Economics”, dhe Norman Li, e “Singapore Management University”, arritën në disa përfundime:
-Së pari, si rregull, njerëzit që jetojnë në zonat me popullsi të dendur ndjehen më pak të lumtur.
-Së dyti, shumica prej nesh ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm me miqtë. Sa më shumë biseda më të ngushta të kemi, aq më i lartë niveli i lumturisë sonë.
-Së treti, njerëzit me inteligjencën më të lartë bëjnë përjashtim nga rregulli.
Sa më i lartë niveli i IQ është, aq më shumë pakësohet nevoja për komunikim të vazhdueshëm. Intelektualët ndjehen më pak të kënaqur me jetën e tyre, kur ata janë shoqërisht shumë aktivë. Ata nuk janë të kënaqur me rolin e ‘jetës në grup”.
Njerëzit me inteligjencë të lartë kanë një rreth të ngushtë të miqve. Truri i një personi inteligjent punon në mënyrën e vet, dhe kjo bën një ndryshim edhe në mënyrën se si trajtojnë komunikimin. Njerëz të tillë mund të duket sikur jetojnë në botën e tyre të vogël.
Për njerëzit me inteligjencë mbi mesataren, aktivitet sociale janë më shumë si një e keqe e domosdoshme se thelbi i jetës. Shumica e gjenive janë vetmitar, dhe pak njerëz i kuptojnë dhe i pranojnë ato. Në fakt, sa më shumë këta njerëz të zgjuar komunikojnë me të tjerët, aq më pak të lumtur ata ndjehen.
Njerëzit e zgjuar janë shumë entuziast për gjërat që janë të rëndësishme për ta. Njerëzit inteligjentë e përdorin shumicën e kohës së tyre për të arritur qëllimet afatgjata. Intelektualët gjejnë lumturinë në aktivitetet të cilat çojnë në rezultate.
Inteligjenca e lartë u jep atyre lirinë për të mos u mbështetur në njerëz të tjerë gjatë gjithë kohës, duke lëvizur në qëllimet e tyre në mënyrë të pavarur. Njerëz, të cilët janë në harmoni me veten e tyre dhe kanë nevojë vetëm për komunikim të ngushtë nga koha në kohë.
Revista psikologji.