Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pse njerëzit bien në dashuri?

Pse njerëzit bien në dashuri?​

64370327.cms


Nga Anna Machin

Në nivelin më bazik, dashuria ka të bëjë me mbijetesën, atë të individit dhe specieve. Njerëzit janë shumë bashkëpunues. Ne duhet të bashkëpunojmë që të mbijetojmë, të fitojmë njohuri dhe të rrisim pasardhësit tanë që janë shumë të varur prej nesh. Por bashkëpunimi nuk është diçka e lehtë.

Në një botë ideale ne do të jetonim të lumtur në vetmi, duke bërë atë që duam dhe kur të duam, duke mos pasur aspak nevojë që të merrnim parasysh nevojat apo kërcënimet e të tjerëve. Jeta në grup do të thotë se ne duhet të konkurrojmë për burime, të koordinojmë lëvizjet tona, të ekzistojmë brenda një hierarkie, dhe të sigurohemi që të jemi vigjilentë ndaj atyre që mund të na gënjejnë, mashtrojnë dhe vjedhin.

Pra, çfarë ka lindur bashkë me evolucionin, që na nxit ne që të fillojmë dhe më pas të investojmë në këto marrëdhënie, që janë jetike për mbijetesën, pavarësisht kostove të tyre? Dashuria.

A është dashuria vetëm një reaksion kimik?

Dashuria ka evoluar për të na “korruptuar”që ne t’i fillojmë dhe t`i mbajmë ato marrëdhënie –me të dashurit, fëmijët, familjen dhe miqtë -nga të cilët ne kërkojmë thjesht të qëndrojnëgjallë dhe të përjetësojnë gjenet tona. Dhe ky “ryshfet biologjik” vjen në formën e një grupi prej 4 neurokimikatesh që mbështesin tërheqjen dhe dashurinë:oksitocina, dopamina, serotonina, dhe beta-endorfina.

Oksitocina është e rëndësishme gjatë tërheqjes pasi ul frenimin që mund të ndjejmë për fillimin e marrëdhënieve të reja duke qetësuar amigdalën, qendrën e frikës në trurin tuaj, gjëqë do të thotë se jeni të sigurt kur i afroheni një njohjeje të re.

Dopamina çlirohet gjithmonë në të njëjtën kohë me oksitocinën. Është kimikati i shpërblimit të trupit tuaj, dhe çlirohet sa herë që bëni diçka që ju pëlqen. Në këtë rast, ju shpërblen për besimin tuaj, si dhe për punën me oksitocinën për ta bërë më plastik trurin tuaj – duke ju dhënë mundësi të mësoni përmendësh fakte të reja rreth këtij personi të ri – dhe si hormoni i forcës, i motivon njerëzit t’u afrohen atyre që duan.

Këto kimikate veprojnë kryesisht në zonën limbike të trurit, në thelbin e tij të pavetëdijshëm. Kjo për shkak se tërheqja, apo epshi, është fillimisht një ndjesi thjesht instinktive dhe e pavetëdijshme. Ulja e serotoninës çliron elementin obsesiv të dashurisë.

Në dallim nga kimikatet e tjera, serotonina bie në fillim të një marrëdhënieje, dhe kjo është arsyeja pse mendja tenton të mbingarkohet me mendime mbi dashurinë tuaj të re.Dhe së fundmi kemi beta-endorfinën. Ky është hormoni i dashurisë afatgjatë.

Njerëzit mund të jenë në marrëdhënie për dekada të tëra dhe sidomos oksitocina nuk është aq e fuqishme sa ta mbështesë dashurinë në planin afatgjatë. Më tej, oksitocina lëshohet kryesisht në sasi të konsiderueshme vetëm në situata që lidhen me dashurinë seksuale dhe riprodhuese, gjë që do të thotë se ajo nuk është në gjendje të mbështesë miqësinë, një lidhje njerëzore kyçe dhe jetike për mbijetesën.

Por beta-endorfina mundet dhe funksionon pasi është një opiat, ashtu si heroina apo morfina. Ashtu si heroina, edhe ajo është një hormon problematik. Ajo funksionon sepse ne bëhemi të varur nga ata që duam si burimi i opiateve tona, dhe kur jemi të ndarë ndihemi shumë keq,gjë që na motivon të rikthehemi tek ata që duam për një tjetër moment euforik.

Për shkak se beta-endorfina e mbështet ndjenjën e dashurisë, dhe jo atë të epshit, vihen në funksion të dyja zonat e pavetëdijshmja dhe e vetëdijshmja e trurit (përkatësisht zona limbike dhe korteksi).

Kjo do të thotë se njerëzit mund ta përjetojnë dashurinë si një nxitje apo si një emocion instinktiv që përfshin epshin, zemërimin ose kënaqësinë. Por edhe si një proces i ndërgjegjshëm që përfshin reflektim, besim, empati, vëmendje dhe planifikim. / “Science Focus” – Bota.al
 
Sepse nuk shohin mire, po te shihnin nuk do binin😝
 
Sepse une nuk jetoj dot pa dashurine! :))
Fln zotin gjithnje e kam gjetur e me ka gjetur!
 
Sepse pa dashuri nuk jetoj dot.
 
Se skane cbejne , rri o rehat fresk
Dashni me raki lool
 
Une rashe nga bicikleta sot , a quhet ?
Jo , kur te biesh nga lartesia quhet

Hudhu dhe bej aaaaaaaaaaaaa boom
Martire dashurise do ta vene targen lool
 
Jo , kur te biesh nga lartesia quhet

Hudhu dhe bej aaaaaaaaaaaaa boom
Martire dashurise do ta vene targen lool
Aaaa nuk di kshu une ... ti first dhe me sy mbyllur 😌🤣
 
It feels goood
 
Ca jan keto lloje drogash te reja??? I prodhoka truri dhe njerezit harxhojne lek te blejne???
 
do me thene biem ne dashuri,qe te gjejme nje qe ben `punet tona i bie!` ahahhahahahahahaha
249025211_3284071108543570_273689175350374310_n.jpg
 
Kush moj .. te biesh nga bicikleta? Provoje nje her pastaj flasim 😌
Te biesh ne "love" praaa... Po hajd mi mo, se dhe kur nuk funskionon ajo periudha e fluturave nuk harrohet! :)
 
do me thene biem ne dashuri,qe te gjejme nje qe ben `punet tona i bie!` ahahhahahahahahaha
249025211_3284071108543570_273689175350374310_n.jpg
Oh sa e rendesishme eshte kjoo! Me e rendesishmja se cdo gje tjeter! Cdo njeri ka nevoje per nje partner/partnere qe investon per tu ngritur, jo dike qe te terheq poshte cdo dite!!!!
 
Oh sa e rendesishme eshte kjoo! Me e rendesishmja se cdo gje tjeter! Cdo njeri ka nevoje per nje partner/partnere qe investon per tu ngritur, jo dike qe te terheq poshte cdo dite!!!!
Jam dakort ,ama Soulinn jane disa dashuri mendore tek brezi i ri apo vjeter ,se s`kane moshe,qe kerkojne tek partneri te marrin dhe frymen nepermejt ti/saj!
Robi duhet me lene hapsire,liri dhe mos presesh cdo lloj mbushje nga dashuria,se dashuri e shkrete se ben dot!
 
Oh sa e rendesishme eshte kjoo! Me e rendesishmja se cdo gje tjeter! Cdo njeri ka nevoje per nje partner/partnere qe investon per tu ngritur, jo dike qe te terheq poshte cdo dite!!!!
Ma gjeni nje mua pra te investoje mos te na ikin bosh 🤣🤣😍
 
Jam dakort ,ama Soulinn jane disa dashuri mendore tek brezi i ri apo vjeter ,se s`kane moshe,qe kerkojne tek partneri te marrin dhe frymen nepermejt ti/saj!
Robi duhet me lene hapsire,liri dhe mos presesh cdo lloj mbushje nga dashuria,se dashuri e shkrete se ben dot!
Jooo. Shprehja thote te kunderten e dashur!
Pikerisht thote qe me ler te lire te arrij aty ku dua una. Gezoju pavaresise, rritjes sime! Por, sigurisht duke qene cift dua te me mbeshtesesh ne rrugen time!
 
Ma gjeni nje mua pra te investoje mos te na ikin bosh 🤣🤣😍
Ca tboj une. Shyqyr qe e kam gjet per vete :p Dhe kjo se isha n'moshe te re, por ta kisha shtyre single perhere do ngelja, hahahaha
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Ca tboj une. Shyqyr qe e kam gjet per vete :p Dhe kjo se isha n'moshe te re, por ta kisha shtyre single perhere do ngelja, hahahaha
🤣🤣🤣mire ja bere po he
 
Se u pelqen. :P
sport adrenaline ahahhahahahaha
 
Se kur bje shi,shket ledhi 😝
 
se skan kujt me i nxi jeten kur jan single
 
Ne vijme ne jete nga dashuria.
Eshte ndjenja me e bukur qe mban gjalle gjithcka 😊
 
Nuk biem, na ngreh ajo vet !
 
Kane arsyet e veta edhe ata, s'ka ç'ju duhet juve, doni te dini çdo gje :lol:
 
Sepse kemi nevoje te njohim pnevma te ngjashme me shpirtin tone!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back