Pse na pëlqen t’i shohim të tjerët të dështojnë?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Pse na pëlqen t’i shohim të tjerët të dështojnë?​

644DDFEA-A8D1-4B7E-B8D5-2827BA74F85E.jpeg

Nga Dean Burnett

Schadenfreude, përvoja e kënaqësisë ndaj fatkeqësisë së të tjerëve, është një emocion shumë i zakonshëm. Mund të duket si shpirtligësi, dhe madje si hakmarrje. Por nëse jeni ndjerë ndonjëherë faj për kënaqësinë që keni përjetuar me veten, kur dikush tjetër ka dështuar nëdiçka, mos jini shumë të ashpër me veten.

Schadenfreude, është rezultat i disa proceseve të rrënjosura thellë, të cilat i ka përjetuar truri i njeriut prej miliona vjetësh gjatë zhvillimit të tij. Para së gjithash, qeniet njerëzore janë specietepër sociale. Madje, disa shkencëtarë na etiketojnë si “ultra–socialë”.

Ne jemi vazhdimisht të interesuar mbi njerëzit e tjerë, mbi marrëdhëniet tona me ta, dhe më e rëndësishmja në këtë kontekst edhe mbi statusin tonë shoqëror. Kjo e fundit është kryesore nëkëtë aspekt. Po ashtu ne njerëzit jemi instiktivisht të vetëdijshëm mbi hierarkinë e përgjithshme, renditjen dhe pozicionin tonë brenda saj.

Në nënvetëdijen tonë ne duam që të jemi të pëlqyer, të respektuar, të jemi në majë. Kjo është një pjesë e mirë e mënyrës sesi e kuptojmë vendin tonë në këtë botë, dhe shpjegon shumëçka nga sjellja dhe motivimi ynë. Ekzistojnë shumë mënyra për ta përmirësuar statusin shoqëror.

Ju mund të keni arritje të mëdha në fushën e sportit, të keni sukses në punën tuaj, të keni shtëpinë më të madhe dhe më të mirë në lagje, të keni pajisjen më të fundit të teknologjisë, rezultatin më të lartë në lojën e famshme“Fortnite” etj.

Sido që ta arrini atë, fakt është që ngritja e statusit tuaj shoqëror ju bën të ndiheni mirë, pasi kur e bëjmë këtë gjë, ajo nxit në trurin tonë shtigjet e shpërblimit, të cilat krijojnë ndjesinë e kënaqësisë. E vërtetë është edhe e kundërta:studimet kanë treguar se pasja e një statusi shumë të ulët shoqëror, është shumë stresuese dhe e keqe për mirëqenien tuaj psikologjike.

Por për shkak se gjithçka është subjektive dhe relative, një nga mënyrat për të përmirësuar statusin tuaj shoqëror, është rënia e statusit social të dikujt tjetër. Prandaj, kur shohim që dikush përfshihet në situata të sikletshme dhe për pasojë e humb statusin shoqëror, ne mund të përjetojmë një kënaqësie të madhe ndërsa ngrihet statusi ynë, pa asnjë kosto për ne.

Dhe kjo quhet schadenfreude. Gjithsesi, kjo dukuri nuk ndodh sa herë që dikush zhytet nëtelashe. Zakonisht, kjo duhet të jetë proporcionale, dhe shpesh viktima është dikush që “nënjë farë mënyre e meriton”.

Për njerëzit simpatikë dhe të pëlqyeshëm në komunitet, është rrallë e këndshme kurpërjetojnë fatkeqësi, edhe nëse ata janë me status social më të lartë. E gjitha kjo buron nga një tendencë tjetër e rrënjosur thellë e trurit të njeriut:Truri ynë ka evoluar për të supozuar se bota është një vend i drejtë, edhe nëse dëshmitë aktuale për këtë janë të kundërta.

Truri ynë i përgjigjet ndershmërisë dhe drejtësisë së perceptuar, ashtu siç bën ndaj ngritjes sëstatusit shoqëror. Pra, kur dikush të cilin në e konsiderojmë se ka një status më të lartë, dhe qëe ka arritur ndoshta statusin e tij nëpërmjet mjeteve që ne i konsiderojmë të padrejtë, pëson një dështim të rëndë në mënyra që e ulin pozitën e tij në krahasim me tonën, kjo gjë prodhon një koktej të ndjenjës së drejtësisë, me zero kosto për ne. Parë në këtë mënyrë, do të ishte më befasuese nëse truri ynë nuk do ta shijonte atë moment. / “Science Focus” – Bota.al
 
Kur s'ke arrit gje vete, normal do te deshiroje te deshtoj dhe ai tjetri qe te mos ndihesh aq keq pse s'je aty ku do doje. 😄
 
Redaktimi i fundit:
Thjeshte te fokusohesh ne ate çfare ben e arrin dikush eshte ti heqesh kohe vetes e te merresh me gjerat e tua.
Artikulli thote qe kjo na qenka normale, nderkohe qe per mua nuk eshte aspak normale, madje eshte nje nga veçorite qe mjeron shpirtin e nje njeriu.
 
Kur s'ke arrit gje vete, normal do te deshiroje te deshtoj dhe ai tjetri qe te mos ndihesh aq keq pse s'je aty ku do doje. 😄
😁
 
Sepse është natyra e qenies njerëzore e tillë. Të ndihesh mirë nga fatkeqësia e tjetrit bën pjesë tek kënaqësia. Zakonisht ndjejmë kënaqësi kur një person e konsiderojmë rival dhe ai dështon. Ose ndjejmë kënaqësi kur dikush futet në burg për X arsye se e konsiderojmë të drejtë burgimin e atij.
 
Mendoj se është ngecje zhvillimi. Disa ngelen fëmijë deri në frymën e fundit.
 
Vetem ata se nuk dine si te menagjojn jeten e tyre kan kete te mete..un knaqem kur tjert ecin para me punen e tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top