Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

wolves2.jpg

Femrat janë gjithmonë në kërkim të atij djalit të mirë të cilin do e tradhtojnë ose braktisin për djalin e keq.

Sharmi shumëshekullor i aventurierit!
Mund të duket e pashpjegueshme se si një mashkull aventurier, jo besnik, jo i ndershëm, mashtrues, jo i interesuar për martesë apo lidhje serioze, që shkon me shumë të tjera, të jetë aq tërheqës për ne.

Së pari i përdali ofron atë që shoqëria ia ndalon femrës: kënaqësi për hir të kënaqësisë. Gruaja shpesh ndjehet e shtypur nga roli që duhet të luajë, ai që të gjithë presin prej saj. Ajo supozohet të jetë më e civilizuara mes dy sekseve: ku mashkulli pranohet të udhëhiqet nga dëshirat, egoizmi, epshet, veset dhe iracionaliteti, gjëra që një femre nuk i falen, pasi ajo supozohet që në veprimet e saj të udhëhiqet nga dashuria e pastër, ndjenja familjare, pastërtia, sakrifica, përkushtimi ndaj një lidhje afatgjatë dhe një partneri.
Në të vërtet femrat nuk janë krijesat e buta dhe naive siç të gjithë duan të besojnë. Ato nuk janë fare të ndryshme nga meshkujt përsa i përket dëshirave. Njësoj si burrat, ato janë thellësisht të tërhequra nga e reja, e ndaluara, e rrezikshmja dhe epshet seksuale.

Por edhe kur pranojnë rolin që shoqëria i ka caktuar duke ju përkushtuar një burri, shpesh nuk marrin nga ai romancën dhe vëmendjen e duhur. Në fakt një femër nuk ndihet kurrë mjaftueshëm në qendër të vëmendjes dhe e vlerësuar çfarëdo që të bëni. Le të themi që jemi të pangopura për këto të dyja.

Gruari ua plotëson të gjitha fantazitë për seks, aventurë dhe arratisjen sado të shkurtër nga kallëpi ku janë të detyruara të futen nga shoqëria. Me të jetohet eksitimi i të panjohurës dhe të ndaluarës, por ai di edhe si t’ju bëjë të jeni qendra e vëmendjes qoftë për një moment të shkurtër sepse ai djali i keq, për aq kohë sa zgjat, ju dëshiron vërtet dhe çmendurisht, aq shumë saqë nuk i intereson nëse fillimisht e refuzoni, jeni të martuara, apo do t’i duhet të udhëtojë botën duke mbledhur sferat e dragoit, vetëm që të ketë shansin të bëjë seks me ju. Femrat e ndiejnë dhe e vlerësojnë këtë.bedroom-movesPër to asgjë nuk është më e dëshirueshme se të ndjehen të dëshiruara, qoftë edhe thjesht për seks.

Ai është tipi që të kërkon të takoheni në 3 të mëngjesit, vjen i djegur nga malli, bën dashuri me ty plot pasion, të bën të ndjehesh gjëja më e çmuar e kësaj bote dhe pastaj zhduket, deri herën tjetër.

Sigurisht që nuk jeni objekti i vetëm i dëshirave të tij. Sigurisht që ai është i gatshëm të bëjë të njëjtat gjëra për të tjerat. Ka kaluar aq shumë femra, të gjitha kanë rënë viktima të sharmit të tij dhe janë braktisur, por kjo e bën akoma më tërheqës. Fundja duhet të ketë një arsye pse të tjerat kanë rënë nën këmbët e tij.

Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur qëllimet dhe numëron shumë fitore me femrat ndaj është më mirë të jesh e braktisur sesa jo e dëshiruar nga një mashkull i tillë. Sidomos për çështje ego: Pse një gruar që u shkon nga pas të gjithave nuk tërhiqet edhe nga unë?rel-15-things-every-boyfriendTë pamoralshmit njëkohësisht ngjallin frikë po aq sa na duken të parrezikshëm. Binom fatal!

Gjuha e tyre joshëse (fjalët janë dobësia e femrave), mënyra si ata i thërrasin natyrës sonë të vërtetë dhe të lashtë, dëshirave më të thella e të errëta, biografia e tyre që dëshmon sa të parezistueshëm kanë qenë për vajzat e tjera, ngjall frikën që as ne nuk do mundemi t’u rezistojmë, frikë që na qetëson dhe shfajëson në momentin e dorëzimit. Por njëkohësisht ky aventurier është i dobët dhe e shfaq hapur këtë.

Ai nuk mundet ta kontrollojë veten, është skllav i dëshirave të tij dhe skllav i femrave, të cilat ndihen në kontroll dhe të patrembura për t’u zhytur në atë aventurë.

E në fund secila ëndërron nga pak se mund ta ndryshojë, jo sepse e dashuron siç preferon të besojë, por sepse kjo do e diferenconte nga femrat e tjera, do ndihej e veçantë dhe më e mirë, duke e ngritur vetëvlerësimin e saj. Një sfidë që është në natyrën femërore, njësoj si: “Zbutja e aventurierit”! /Telegrafi/
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Në të vërtet femrat nuk janë krijesat e buta dhe naive siç të gjithë duan të besojnë

Akoma sme ka njohur mua artikullshkruesi :P

Sa per pjesen tj, jojo sjam ne kerkim te cunit te mire , bastardet kane tjeter shpirt, mallkim kur i arrin !!
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Citim:Në fakt një femër nuk ndihet kurrë mjaftueshëm në qendër të vëmendjes dhe e vlerësuar çfarëdo që të bëni.

Me kete qe paska thene i paska demoralizuar krejt boten mashkullore hahahahahahaha
 
Artikulli e quan Gruri, ska me mashkulli lol
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Gruari ua plotëson të gjitha fantazitë për seks, aventurë dhe arratisjen sado të shkurtër nga kallëpi ku janë të detyruara të futen nga shoqëria. Me të jetohet eksitimi i të panjohurës dhe të ndaluarës, por ai di edhe si t’ju bëjë të jeni qendra e vëmendjes qoftë për një moment të shkurtër sepse ai djali i keq, për aq kohë sa zgjat, ju dëshiron vërtet dhe çmendurisht, aq shumë saqë nuk i intereson nëse fillimisht e refuzoni, jeni të martuara, apo do t’i duhet të udhëtojë botën duke mbledhur sferat e dragoit, vetëm që të ketë shansin të bëjë seks me ju. Femrat e ndiejnë dhe e vlerësojnë këtë.bedroom-movesPër to asgjë nuk është më e dëshirueshme se të ndjehen të dëshiruara, qoftë edhe thjesht për seks.

Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur qëllimet dhe numëron shumë fitore me femrat ndaj është më mirë të jesh e braktisur sesa jo e dëshiruar nga një mashkull i tillë. Sidomos për çështje ego: Pse një gruar që u shkon nga pas të gjithave nuk tërhiqet edhe nga unë?rel-15-things-every-boyfriendTë pamoralshmit njëkohësisht ngjallin frikë po aq sa na duken të parrezikshëm. Binom fatal!

/Telegrafi/

Une jam e interesume per kto levizjet ne dhomen e gjumit qe jane permend tek artikulli? lol
Mir do ishte qe artikujt te editoheshin para se te silleshin ktu, se me prit ti editoj Telegrafi na mori lumi.
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Nje hartim i dedikuar dashnorit qe paska pas
kjo telegrafsja ...
femrat duhet ta ngulisin mir ne mendje se
tek c'do mashkull qe takojne ne jete sduhet ta shofin ate
si burrii tyre i ardhshem!
 
Lover ty do ta kene nxi jeten femrat eh,duke te shikuar si princin e kalter me kostum duke u shkuar ne shtepi me taku babin hahahahahahah
Se ndryshe nuk shpjegohet kjo keshille.
 
Esht e vertet, por i keqi del mashkulli ne fund gjithmon
sepse po nuk mori ate qe po njef e etiketojne
si kjo lista ktu lart, donzhuan, feminist etj
kur ne fakt ne meshkujt e kuptojm vet momentin
kur duhet ta leshojm spirancen ! femrat shqiptare duan drru duan burr
dhe ne fund idealja do ishte qe te nxjerrin edhe prinderit nga shpia!
si thu ti nevi mos ja plotesojme gjith kto teka femrave?
 
Shiko Lover tek nje pjese e madhe e femrave ne shqiperi akoma eshe ajo ideja fikse,qe po u lidhe me nje djale,le te shikojm te kemi dicka stabel.
Pra ne nese duam te kemi lirin ne nje lidhje duhet te krijojme njohjen me dike qe gezon dhe ndane te njejtat koncepte si ne
Ndryshe do kete perplasje.
Femra qe ka sadopak nje formim te kenaqshem ka nje status te realizuar ne vetvete..
Nuk do ulte veten ti ngjitej nje mashkulli ,ec me marto.
Nje femer duhet te qendroj ne rolin e saj te brishtesis,dhe nje mashkull ne rolin e ti "gjujtes" dhe propozues.
Te pakten une keshtu e konceptoj.(por sot pak rolet jane ngaterruar, ne emrin e barazise gjinore gjoja)
Gjithesesi femrat shpesh lendohen,se pavarsisht qe e dine mire,dhe nuk u eshte premtuar ne fillim te njohjes asgje serioze,perseri hyne ne ate lidhje me shpresen e lojes qe do fitojne.
Pra per mua ketu eshte gabimi.
Nese i hyn nje loje pa rregulla mos kerko ti vendosesh ato,vetem nese vijne si spontanitet i te dy partnevrve.
Nese s"je e zonja te dalesh nga loja pa u lenduar ,thjesht mos e fillo.
PRa fakt eshte qe natyra femrore eshte e komplikuar dhe aspak me urte ne unin e saj se sa meshkujt "aventurier".:)
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Shumica e "studimeve" jane kot :P
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Une jam e interesume per kto levizjet ne dhomen e gjumit qe jane permend tek artikulli? lol
Mir do ishte qe artikujt te editoheshin para se te silleshin ktu, se me prit ti editoj Telegrafi na mori lumi.

Kur nuk i modifikojn keta te telegrafit ça kerkon te modifikohen ne fv moj?! lol
Me siguri e ka kur nderron faqen ne jastek :P
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Une jam e interesume per kto levizjet ne dhomen e gjumit qe jane permend tek artikulli? lol
Mir do ishte qe artikujt te editoheshin para se te silleshin ktu, se me prit ti editoj Telegrafi na mori lumi.

Leg; ketu do kete fjalen per ndonje liber. rel-15-things-every-boyfriend
Sipa meje hahahaha se dhe une spo marr vesh mire :P
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Per ca flet tema se po pertoj ta lexoj kshu fet e fet
 
O Mon artikulli sipas mendimit tim,flet me shume per nje mashkull te lirshem capken,e pak "mistrec", dhe lloijn e femers pak te dobet ne vetvete. :)
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Sepse thyejne kufinjt e monotonis
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Ahhhhh bad boys

Bad boys, bad boys
Whatcha gonna do, whatcha gonna do
When they come for you
When you were eight
And you had bad traits
You go to school
And learn the golden rule
So why are you
Acting like a bloody fool
If you get hot
You must get cool

:P
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

O Don ku hy ti?
Si puna e diellit aty ku nuk hy as mjeku ? :P

Vuaj te njejten semundje
 
Titulli: Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Mu vec kta aventurieret qe kan qejf me bredh boten m'pelqejne, a quhet? :P
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top