Pse na duhet të besojmë?

HYSEEN

Anëtar i ri
Pse na duhet të besojmë?
Shkruar nga Valbona Kelmendi
Wednesday. 16 August 2006

Cilat mund të jenë arsyet që mund të na bëjnë të besojmë tek ajo që nuk e shohim?
Nevojën për të besuar tek diçka që nuk të zhgënjen, që nuk varet nga koha, nga hapësira, që nuk laget, që nuk digjet, që nuk mund të të lërë të presësh se mund të ketë nevojat e veta apo që nuk ka nevojë për shpikjen pasardhëse.
Që nga e qara e parë për veten ashtu dhe për të tjerët, që nga e qeshura me vete ashtu edhe me të tjerët, ne mbetemi më shumë pjesmarrës se sa vendimtar. Arsyet tona për të shpjeguar atë që na gëzoi apo tronditi do të mbeten sërish të kufizuara, pasi mjetet dhe fjalët që zotërojmë nuk mund të jenë kurrsesi e tëra. (Asnjë njeri nuk mund të pretendojë se i tha të gjitha çka deshi, duke mbetur fizikisht edhe jashtë asaj që vetë e ka përjetuar nga fillimi në fund).
Cilido musliman, që ka kuptuar sadopak nga domethënia e librit të zbritur nga Allahu i lartësuar nëpërmjet Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka për detyrë të kuptojë se, përsosmëria nuk është në natyrën njerëzore. Nëse këtë fakt, pra të papërsosmërisë sonë, arrijmë ta pranojmë, atëherë lidhja me dobësinë tonë është e pranueshme, e për pasojë shpeshherë edhe e zgjidhshme.
Ne duhet të besojmë për të mos u ndjerë të vetmuar apo padronë, për të mos u ndjerë skllav apo skllavopronar. Duhet të besojmë që, kur të na rrëmbejë hidhërimi, të dimë të ndajmë sebepin nga kaderi (ajo që duhet të ndodhë). Duhet të besojmë që, kur të na rrëmbejë gëzimi, të dimë të ndajmë sebepin nga kaderi. Sepse, gjithçka që ndodh është kader ( caktim), veçse ne duhet të shikojmë pjesën tonë, përpjekjen tonë, marrëdhëniet me veten e më pas edhe marrëdhëniet me të tjerët, për të mos bërë askë padron, përveç Krijuesit, e për të mos u bërë padron i askujt, por veçse përpjekës për të njohur vetveten.
Duke llogaritur pafuqinë tonë, dobësinë tonë dhe fuqinë e asaj që duhet të ndodhë, atëherë ekuacioni ka zgjidhjen. Sepse, përtej asaj që mundemi të kuptojmë ne vetëm besojmë se ajo ndodh, se ajo është. Ky është dhe kufiri i parë real mes besimtarit dhe jobesimtarit. Sepse, për atë që beson, bota është përtej asaj që mundemi ne dhe se, rregullator i gjithçkaje nuk është njeriu, por Krijuesi. Ndërsa jobesimtari mund të rreket për t’ia arritur, duke qenë gjithmonë një hap larg zhgënjimit apo trishtimit që nuk e arriti.

Njeriu ka nevojë që të besojë për të mos u ndjerë i vogël, por edhe për të mos u ndjerë i pafund. Besimtari merr nga Kur’ani dhe Hadithet e Profetit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, rregullin themelor të jetës së tij, se është i zgjedhur si përfaqësuesi më i lartë në tokë. Por, në të njëjtën kohë, njeriu merr edhe kufijtë e tij, duke u konsideruar si një i zgjedhur i kufishëm dhe me të dhëna absolutisht të pamjaftueshme për të arritur atë që e krijoi. Mes këtyre brigjeve muslimani ndërton jetën e tij, ku gëzimi dhe hidhërimi nuk janë veçse pjesët lozonjare të jetës, për të cilën ne duhet të falenderojmë Krijuesin që solli aq shkaqe sa ne të mundemi t’i shijonim ato, qoftë në të mirë e qoftë në të keq. Ndërsa jobesimtarit i duhet të gjejë idhullin e vet në të mirë dhe armikun e jetës së vet, në të keq, duke kërkuar që këtij lumi t’i vërë brigje të kapshëm, të mundshëm dhe të ndryshueshëm. Ndërkohë që idhulli apo armiku i jetës për besimtarin nuk ekzistojnë – ato janë vetëm pjesë e kaderit dhe muslimani merret me to si të merret me një send.
(Muslimani është falenderues ndaj atij që e ndihmon dhe nuk e çon dëm kohën për të urryer askënd nga i cili ka pasur një dëm. Ndërkohë që, në të dy rastet, si në të mirë dhe në të keq, muslimani është falenderues ndaj Krijuesit, që solli ato sebepe për të ndodhur diçka.
Këto brigje nuk janë version për trishtimin e një muslimani, sepse kaderi nuk e ndalon muslimanin kurrë që të përpiqet për të kryer misionin e vet. Por, Islami është thirrje për t’i kuptuar hapat tonë e për të mos rënë kurrë pre e vështrimit tonë të largët, e rastësisë që mund të na bëjë skllevër apo mbretër. Ne duhet të besojmë për të kuptuar përkohësinë tonë. Duke menduar vdekjen ne mund të nxitojmë të kuptojmë se, fuqia jonë, mendja jonë, paraja, miqtë, nuk do të na arrijnë të na ndihmojnë, nëse ne vetë nuk kemi rregulluar më parë marrëdhëniet me to nëpërmjet Atij që na krijoi të gjithëve.
Ne duhet të besojmë për të mos patur frikë nga njeriu. (Sot jemi në kohën kur njeriu adhuron njeriun, duke përbërë ndoshta skllavërinë më moderne). Ne duhet të besojmë për t’u përgatitur përpara Atij që na solli nga asgjëja, nga një “pështymë”, që na rriti nëpër barqe nënash e që na dha dritën e të parit. Besimi është fillimi i lirisë së madhe, është porta nga ku mund të fillosh të bisedosh me veten pa mbivlerësuar apo nënvleftësuar krijesat që i ka sjellë në jetë po Ai që të ka sjellë edhe ty.
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

Vetem rreshtin e par lexova se pertoj ta lexoj te gjithin , Atehere cna ben te besojme ne ate qe nuk shohim , e tha bukur ne spo kemi me bese tek ajo qe shohim jo me tek ajo qe nuk shohim .
Tek ajo qe nuk shohim kemi besim sepse se dim si eshte .Por tek ajo qe shohim skemi besim sepse e dim sic eshte 3 fjale dua te them Sbesoj dhe skam per te besuar asnjeher ne asnje fe deri diten kur vrasjet te ikin per shkak te fese perdhunimet maskarat .Feja per momentin eshte baraz me politiken dhe un politikes si besoj zoti esht 1 se njof dhe e adhuroj fene e urrej .
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

deri diten kur vrasjet te ikin per shkak te fese perdhunimet

Perpiqu ta kuptosh mesazhin hyjnor te nje besimi fetar, e jo ndjekesit e atij besimi.
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

Lexo 3 fjalet e fundit zotin e adhuroj fene jo ;) Mesazhin e ka kriju njeriu dhe se lexoj fare .
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

Feja nuk adhurohet lol. Ti kot thua mesazhin e ka "krijuar" njeriu, kurse dihet se mesazhin hyjnor e ka sjell njeriu (jo krijuar, se s'ka kapacitet truri i njeriut t'krijoje mesazh hyjnor, sms po ). Perndryshe, nuk t'ka ardhur ashtu hajt... t'besoj ne Zot.
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

ska kapacitet truri njeriut te krijoje mesazh ynor !!!! Pse valle shef ndonje gje qe nuk e shikoj un ku jan engjejt ne kete shkrim ku jan rete bota e pertejshem Mos valle po me thua qe e ka krijuar zoti ?

Aman lover thash mendimin tim , e di shum mire qe sma mbush dot mendjen gje na i tjeter me i bo politike .
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

N'rregull Angel, une po e shoh se ke dhene nje mendim tendin personal, nuk eshte hera e pare. Thjesht po diskutojme. Jo cdo gje qe nuk shihet, nuk ekziston. Ti ke shume gjera qe s'i sheh por ju beson. Ke mendjen po se sheh, a t'themi tani se s'ke mendje fare lol.
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

Un lover skam mendje dhe kte e di shum mire ti ,Skam then asnjeher se kam mendje perkundrazi e kam dhe te shkruar kush ma vodhi diturine .:(:(:(
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

ska kapacitet truri njeriut te krijoje mesazh ynor !!!! Pse valle shef ndonje gje qe nuk e shikoj un ku jan engjejt ne kete shkrim ku jan rete bota e pertejshem Mos valle po me thua qe e ka krijuar zoti ?

Aman lover thash mendimin tim , e di shum mire qe sma mbush dot mendjen gje na i tjeter me i bo politike .

Mesazhi hyjnor ju shpall nje njeriut i cili ishte analfabet qe nuk din shkrim dhe lexim Muhamedit as a nuk eshte ky nje fakt i forte per te besuar . Nese ke njohuri rreth Kuranit dhe jetes se pejgamberit as a sesshte ky fakte . Qe te shtyt qe te mendojsh si valle nje njeri e cili kurr asnje liber me pare nuk ka lexuar prejj gojes se tij po del nje liber i cili eshte mrekulli i kesaj bote KuArNI .i cili po te flet prej grmicess me te vogel tecilen ne nuk e '' shohim'' dhe po te flet per 7 Qiejt tee cilet ne nuk i ''shohim'' . a nuk jane keto fakte per ty i nderuar . Tash mendo rreth tyre arabet ne shekullin e 7 edhe pse se shohin grimcen te cilen i flet KURANI moss ta bessojn. jo o vella por do te vijn njerz qe kete fjale do ta vertetojn edhe ata te cilet i besojn Allahut xh sh do tju forcohet besimi i tyre . ashtu eshte edhe per qiejt o vella arabine shekullin e shtat edhe pse sse sheh qiejt . mos ta besoj at fjale te kuranit une them se tash ne ne kete shekulle te cilin jetojm ende nuk ka njohuri per 7 Qiejt .Allahu edi me sse miri per ta edhe perkundrazi sa ka arritur teknologjia . por ai qe ka mend kur e lexon Kuranin dhe i sheh faaktet e tij ne Toke DHE Qielle bjen ne sexhde .
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

Ku e pe ti kete qe u shpall un shikoj qe kete mesazh e ka shkruar

Pse na duhet të besojmë?
Shkruar nga Valbona Kelmendi
Wednesday. 16 August 2006

O shoku HYsen ti vlla qeke fut ne lavatricen e lavazhit te trunin , Mendjen sma mbush dot ti mu jo por me sa shof vetes tende ja mushke mendjen me keto fjale .

Kam fol shqip qart paster dhe ne menyre letrare .

Feja =shkaterrim =vrases=korrupsion=idiotesira.

ZOTIIIII= I madherishem dhe i heq kapelen .

Sa per kto muahmedat e prengat e ku di un ca dalin kto kan qen ca tipa te shkathet e te mencem qe ne ate kohe skishin cbonin e u shpallnin shenjtor.Sic kemi dhe shum e shum ne shqiperi qe te sherojn se i ka dhen zoti fuqi .Un si besoj as fese as njeriut besoj tek dicka tjeter atje lart qe si di cfar esht por i besoj .
Njeriu ska bese njeriu shpiku fene njeriu shroi librat dhe njeriu shpiku fene .Si ti besoj un gjerat qe ka bere nje i pa bese ??? Hajd me te mira .
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

perkundrazi e kam dhe te shkruar kush ma vodhi diturine

Ke pasur ndonjehere dituri ti ? E ke pare ate ? Nuk besoj :dj:
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

o shoku loverbebi nesa ka mundesi mos na bo gjasme interesantin ok .Se e dim mo qe je gjasme i shkathet e sta ha macja qenin .Po po pat munci tregoj ktyne te rive per fen se e kap na i peshk po jo mu ;).Hajde tung .

Dhe ate citimin me siper duket qe sdi as me lexu kam shkruar nuk kam pasur asnjehere dhe ti e din .ti ske ci bo anijes lale e kapesh tek litari .
Kjo tem per mu ky bisedim u mbuyll ktu sjam ne nivelin tuaj te rri te merem me gjera pa vlere.
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

I lire je shokit !

Jane te gjithe te mireseardhur ne debat, perfshire ketu edhe ata qe s'kan dituri, edhe atyre qe u eshte vjedhur dituria, u ka ikur truri a ku ta di.

p.s. Po te ishte dicka e pavlere, s'do futeshe =)
 
Titulli: Pse na duhet të besojmë?

Ku e pe ti kete qe u shpall un shikoj qe kete mesazh e ka shkruar

Pse na duhet të besojmë?
Shkruar nga Valbona Kelmendi
Wednesday. 16 August 2006

O shoku HYsen ti vlla qeke fut ne lavatricen e lavazhit te trunin , Mendjen sma mbush dot ti mu jo por me sa shof vetes tende ja mushke mendjen me keto fjale .

Kam fol shqip qart paster dhe ne menyre letrare .

Feja =shkaterrim =vrases=korrupsion=idiotesira.

ZOTIIIII= I madherishem dhe i heq kapelen .

Sa per kto muahmedat e prengat e ku di un ca dalin kto kan qen ca tipa te shkathet e te mencem qe ne ate kohe skishin cbonin e u shpallnin shenjtor.Sic kemi dhe shum e shum ne shqiperi qe te sherojn se i ka dhen zoti fuqi .Un si besoj as fese as njeriut besoj tek dicka tjeter atje lart qe si di cfar esht por i besoj .
Njeriu ska bese njeriu shpiku fene njeriu shroi librat dhe njeriu shpiku fene .Si ti besoj un gjerat qe ka bere nje i pa bese ??? Hajd me te mira .

Ti me thuaj per ''muhamedat ''ne ate menyre te cilen ke studiu qe eke vertetu ti ne mynyr shkencore apo letrare une pajtohem me ty ne ate qe thua .po mos valle po flete ti qka ke ndegju prej te tjerve .une te fola me argumentte te cilat jane ne Kuran dhe te cilat jane zbuluar nga shkenca . kjo vertet jo vetem mendjen tane qe ka mundesi ta mbush por edhe mendje te tjera e ato jaane me milarda .Por ama qe nuk xhelozojn. Te siguroj nese deshiron ta njofesh Zotin studijoje mire apo vete te tjeret te cilet kane stuidijuar Kuranin vetm ne aspektin letraar ka shume njerz te cilet kur e kan ndegjuar po me te ndegjuar e kan pranuar islamin .Une te them ty sse ke me mijra argumente ne Kuran qe ta mbush menjden.
 
Back
Top