Pse mos ti sherbejme ...

sherrxhija

FEMER ME TAKTIK
Shume studenta te shqiperis iken emigrante jashte ne Europe ose Amerique...

Nuk mendoni se do ishte me mire nje here qe mbaruam studimet te rikthehemi ne Shqiperi???:motor:

Ndoshta ky do ishte nji nga solucionet per avancimin e shtetit tone.

Debat te kendshem.

-sherrxhija-:puthdore:
 
Une se di sa e mbeshtes kete mendim,mgjth varet nga deshirat e gjithsecilit...
Te mbaroja shkollen jashte shtetit,sbesoj se do vija serisht ne shqiperi per te punuar,,,un tashme kam krijuar nje jete atje, shoqeri te re, eksperience te re dhe te vija ne shqiperi do ishte sikur te zbrisja nga ai "piedestal" ku kam hipur...te pakten keshtu mendoj un
 
te kuptoj "braziljania" por puna ehste qe keshtu nuk avancon Shiperia .Duke e dit qe e kemi more demokracin mbrapshe...do ishte me mire ti sherbojme vendit tone se sa te rrimje vujme neper jashtet (emigrant).
 
Ehh po kush te vlereson ktu,po nuk pate mik ndonje me pozite,asaj diplomes qe e ke marr me mund atje jasht shtetit,ti pish lengun ktu...prandaj them ashtu un,se shum mir do ishte sikur te kishe mbeshtetje ne vendin tend
 
Po ata qe studiojne ne Shqiperi do kishin te njejtin''fat'' me nje qe ka mbaruar te njejten shkolle ne Amerike ose Europe kur te vije puna te japin CV ne nje pune..... ????
 
te jap shume te drejte...por them se kjo gjo do boj te ndryshoj...me gjithe ate me cudit sepse lek skan po takat dhe kuqi buzes nuk lehet mangut...zor shyqyr
 
Zor qe kthehen ata qe shkojne dhe studijne 4-5 vite ose me shume jashte. Sistemi i edukimit qe ka qene atje, mundesite per avancim dhe menyra e jeteses dashje padashje e imponojne jetesen atje dhe bejne bariere qe ata te kthehen perseri. Po te ofronte Shqiperia mundesi pune per ata, se besoj se do mendoheshin dy here qe te ktheheshin.
 
Kjo ndodh pasi shteti jon nuk i jep garanci atyre per jeten e tyre pasi ne it ose ne vende tjer kan mundesi me shum punesimi. Per jasht shtetit pranimi behet me provim e konkurenc ndersa ketu me mik , ku dikush smund te ket mik apo ndonje person qe te ndihmoj.
Studiemt jasht i bej sepse shkollat tona nuk njihen jasht vendi kur mund ti jepet nje mundesi per me shum. Jan shum probleme te cilat duhet pare.
Kjo qe thua ti esht dicka me rendesi po kur ste jepen shanset pse te djegesh 5 ose me shum vite studimi...
 
Nuk ja vlen te kthehesh ne Shqiperi me mendimin se ketu mund te sistemohesh ne nje pune ne profesionin tend ...pakenaqesit do fillojne qe nga niveli i ulet i pagave gje qe jashte shtetit cdo pune shperblehet me euro dhe me nje cmim te ndryshem nga ketu ....pakenaqesi tjeter do vinte dhe nga niveli i ulet i komunikimit qe ka ketu ...do ta kishit shume te veshtire te mesoheshit me burokracite dhe me kulturen qe kemi .
Ketu cdo gje funksionon me lek dhe mik ..nese i ke keto te dyja diploma del jashte funksionit .
Nuk e di por ky eshte mendimi im.
 
Un them te punojme jashte e te fitojme dhe te investojme ne shqiperi. Kjo mendoj se eshte gjeja me e mire per shqiperine.
 
Ne Kto tokat tona permomentin shkolla ste duhet asgje .

ke plot ne kosove qe kan kry fakulltete magjister por bredhin rrugve pa pun pa asgje sepse nuk kan te njohur per te hyr ne pun apo diqka , kurse kta te pa shkolluarit kan postet me te larta .
 
Eh Sherxhi, mire e ke ti...por ja qe sna pret me njeri me ne Shqiperi...
Kush iku, ngeli i ikur....sepse ky eshte "fati" qe zgjodhem...sthem qe jashte eshte fush me lule e mjalt...por te pakten eshte me mire se sa ne Shqiperi...
Nqs do vi dita ( edhe pse sbesoj ta kap une ate dite gjall...mbase niprit e mij kan fatLOL) do kthehen dhe shqiptaret ne shtepi...deri atehere...
 
Po normale se atje kane nje te adhme me te mire ...


:djalle:
 
o sweetzzinna mire jam me ty une po ne qfs te gjithe e bojne keshtu mbas studimeve kthehen sdo ishte keq sepse fund fundit mo injotante se njerzit e tjere ne bote sjemi...

per lua ehste nje gabim qe shteti shqiptare nuk i therret dhe hecen perpara shqiperia.
 
Se di se cmund te ndodhe sepse jam akoma ne vit te pare por nese do arrij te kem nje jete me te mire ktu sbesoj se do kthehem ..ka dhe qe kthehen eshte dikush ktu nga qyteti im qe ka mbaruar shkollen dhe po kthehet ne shqiperi per fare por kush i garanton pune ne profesionin e tij ktij??? nesuno...Une sjam aq atdhetare e madhe te prish ate qe mund te ndertoj me mund per shqiperine..
 
Sherry, une kthehem...por me asiguron njeri nje jete te mire? Sa here do e mar nga e para per nje jete te pakten ok?
Se do me thoni me siguri , pse ca mendon Zina qe eshte Shqiperia? E di qe ka avancuar, ka gjithe facilitet dhe gjithcka nevoitet...por per mua prap nje FILLIM do jet, edhe pse une jam shqiptare e lindur ne Shqiperi, prap duhet te mar gjithcka nga e para...sepse une nuk kam asnje lloj relate atje, snjof asnjeri, pjesa me e madhe e familjes eshte e shperndare neper bote...pra?!
Nqs mua me asigurohen kushtet kthehem...por keshtu, te krijoj dhe njex jeten nga e para, te "luftoje" me sistemin e "miqsine" ne Shqiperi...jo flm...
 
mireeeeeee....une jam dakorte me ty por ne qfs shqiperia ben dicka qe te gjithe studentat jshe ne bote te rikthehen me diturin qe kanmare atje dhe te ngremje ne kom tironen sd i thoja jo sepse sakrifica do jet qin here me e lehte ne vendin tate se sa ne europ...
 
E di si eshte puna, njerezit ne Shqiperi duan te kthehen e te zene vende kyce...Kjo nuk eshte e lehte!
Po nuk fillove nga fundi, nuk vete ne fillim!
 
personat qe studjojn jasht kosove ne kosov pak sa shum e kan problem qe te hyn apo te gjejn nje vend pune shtetrore sepse gjat studimeve jasht aji ka msuar se si te punoj edhe kur te vie ktu ne kosov as punen tande nuk te lajn me kry qysh duhet se gjdohere je nen kontroll te dikujt malart edhe nese te shef qe ti po din mir me at profesjon te largojn fill se jav zën vendin edhe nuk ka se ku te tregoj veten njeri sepse kty kty jan te korruptun edhe ose edhe ti duhet te hysh le loj me atae ose nuk ke vend aty
 
Po nuk kerkon njeri te behet shef qe sa vuri kemben ne Shqiperi, ama nqs une kam nje pergatitje...mos e mar dhe njex nga e para ne Shqiperi, te me "njofin" meritat....
Nuk hecen keshtu.... une jam dakord me vendet qe jepen me konkurs ...kush eshte me i miri mer vendin...
Po se di ne ca teme thoshin, disa vendas...per ca te vine studentat qe kan mbaruar jashtetit...te na VJEDHIN dhe ato pak vende pune?!
Ne duhet te punojme njex tek mentaliteti...dhe pastaj te vrasim mendjen kthehemi a jo
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top