Pse moj Shqiperi?

Guest2

Antarë i Respektuar
Nuk ka gjë të keqe të duash, të resepktosh dhe të nderosh një komb tjetër, por të bësh këso shfajqe turpi, në kohë theyerjesh të mëdha kulturore dhe me një popull që rrallëherë në histori ka treguar respekt, nderim dhe dashuri për kombin tonë, kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull me ne.

Ç' model politik përfaqëson sot Turqia erdoganiste që të meritojë respektin tonë kaq të thellë?

Se Turqia e sotme nuk është model as për truqit e llojit të Pamukut e shumë të tjerëve si ai, që duan liri e dinjitet, kjo tashmë dihet botërisht.

Ne përditë çirremi para dyerve të Europës me retorikë boshe e parulla, por shfaqjet e tilla na heqin maskën dhe na tregojnë fytyrën e vërtetë. Po, sepse edhe turqit e dinë se edhe me ta jemi hipokritë.

Marritë tona janë bërë të gërditshme, të pafund dhe këto po i "promovojmë" botërisht, duke e provuar përditë e më shumë se hipokrizia jonë është e pafund. Dhe ky fakt ka filluar tanimë të kuptohet kudo.
Dhe më tragjikja, shfaqjet e tilla, janë përpjekje qyqarë për të treguar se i "duam" të tjerët, pa e dashur vetveten.

Shkruan Ndue Ukaj


FB_IMG_1604157716438.jpg
 
Tani koha kur i dilnim para topit me gjoks me këmishë të çjerrur, vdiq, bashkë me trimat.
Në një botë ku sundon pangopësia për pushtet, e maskuar me buzëqeshje dreqi me rroba engjëlli, është marëzi të ndjekësh idealet shekullore, që përveç se në bëjnë krenar asgjë tjetër nuk na ofrojnë. Por, të shndërrohesh në by*lëpirës, është absurde. ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top