Pse makinat në Shqipëri digjen në mes të rrugës?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1720958723582.png

Temperaturat e larta dhe jo vetëm kanë rritur numrin e rasteve të djegies së automjeteve në rrugët e vendit, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve, por edhe pasagjerëve.

Për të evituar ngjarje të tilla, ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës u kujtojnë ligjin shoferëve, të cilët janë të detyruar që të pajisen me fikëset e zjarrit, për ndërhyrje të menjëhershme.

Ekspertët kanë edhe një apel për çdo drejtues automjeti.
“Duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo drejtuesi të automjeti që automjetin ta mbajë në gjendje të mirë teknike, ta rregullojë hera herës duke bërë kontrollin e mëngjesin. Çdo shofer duhet të kontrollojë gjendjen e mjetit para lëvizjes”, tha eksperti Arben Cara.
Fikëset e zjarrit janë bombola gazi që nuk përmbajnë gaz djegës. Ato përmbajnë kryesisht shkumë që shërben për shuarjen e zjarrit.

Fikja e zjarrit realizohet duke hedhur shkumën rrotull vatrës së zjarrit me qëllim parandalimin dhe eliminimin e flakëve.
g.shqip
 
Per sa makina behet fjale, apo vec per ate Focus qe besoj as uje per fshireset e xhamave nuk i kane hedhur 🤣
 
Makinat digjen ne mes te rruges gjithandej, madje digjen edhe te parkuara.
Nuk eshte fenomen qe ndodh vetem ne Shqiperi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top