Pse ju pickojnë mushkonjat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1437137351mushkonja.jpg


Shkencëtarët tashmë e kuptojnë se si aroma, shikimi dhe i nxehti ndikojnë në pickimin e njeriut nga insektet. E keni pyetur veten ndonjëherë pse tërhiqni mushkonjat si magnet?

Revista Time thotë se shkencëtarët tashmë e dinë metodën që insektet përdorin për të gjetur “prenë” e tyre, dhe kjo ka tre hapa.

Sipas një studimi të ri të publikuar në Current Biology, mushkonjat janë të tërhequra nga aroma e CO2 (dioksidit të karbonit), që është në frymëmarrjen e njeriut. Insektet e kapin këtë aromë nga një distancë prej 10-50 metrash.

Duke u afruar ato krijojnë një pamje vizuale të “presë” së tyre, dhe kjo është testuar nga studiuesit në një njollë të zezë në një tunel me erë. Ato shohin trupin e njeriut nga 5-15 metra.

E fundit, mushkonjat tërhiqen nga nxehtësia e trupit të njeriut, të cilët studiuesit e kanë konfirmuar me një panel qelqi të nxehtë. Insektet i afrohen të nxehtit brenda një metri.

Ndërsa shkencëtarët zbulojnë se këto elementë ndikojnë në pickimin e mushkonjave, për herë të parë kanë kuptuar lidhjen që këto tre etapa kanë me njëra-tjetrën.

/ Top Channel
 
Titulli: Pse ju pickojnë mushkonjat

Fakt eshte qe mua me pickojne cdo here, sdihet pse ku sitek qysh cf cne , por me pickojne
 
Titulli: Pse ju pickojnë mushkonjat

Une e kam gjetur zgjidhjen , kur dal ne ballkon qe rrij 23:00 - 01:30 te mengjesit , lej driten e dhomes hapur dhe mushkonjat nuk me bejne shoqeri ne ballkon . Para se te futem ne dhome ,ndez driten e ballkonit dhe mushkonjat me shpejtesine e drites dalin ne ballkon dhe une flej i qete pastaj se e lej gjithe naten driten e ballkonit ndezur :P
 
Titulli: Pse ju pickojnë mushkonjat

Uaa po ajo dihet, te pickojne se e ke gjakun e embel :P
 
Titulli: Pse ju pickojnë mushkonjat

Flm prej komunes. Nje dezinsketim ne fillim te sezonit dhe problemi i mushkonjave mbetet ne histori. Bej cudi pse nuk behet e njejta edhe ne Shqiperi. Sidomos ne bregdet.

Ankesa kryesore e te gjithe pushuesve ne Shqiperi jane pikerisht mushkonjat. Nje dezinsketim ne fillim te sezonit nuk i kushton asgje arkes se shtetit.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top