Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Guest2

Antarë i Respektuar
Gani Mehmetaj
Në Sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë nëna e re me shami arabe në kokë, i drejtohej shqip çunit të vet: “Muhamet, hajde këtu”. E pashë me habi çunin me veshje moderne, kisha menduar që ky emër u shua para 50 vjetësh. Nëna e re e çuni më dolën nga pikëvështrimi, por me mbeti shija e hidhur e një kthimi decenie prapa. Në kohën e sotme kur pjesa dërmuese e fëmijëve tanë pagëzohen me emra shqiptarë, apo perëndimor, emrat turk e arab, mbetje e mendësisë skllavëruese të pushtuesit mizor, i ndeshim tepër rrallë. Disa thonë se po shpeshtohen në periferinë e varfër. Përkundër këtij fakti prapë janë të rrallë.
Më ka rastisur që ndonjë studente a student me nofkat Meri, Zizi, Hani a Marjano, kur i ftoja më listën zyrtare të fakultetit më dilnin Mejreme, Azize, Hanumshahe a Muharrem. Si ua shqiptoja emrin, ndërsa kërkoja fytyrat, nisnin qeshjet e studentëve të tjerë, përderisa Mejremja ngrihej më turp. “ا’ka këtu për t’u qeshur?”, u drejtohesha me rreptësi atyre që qeshnin, kurse Meri-Mejremja me thoshte” profesor qeshin më emrin tim!” Nën buzëqeshjen e shokëve niste të më rrëfehej: “Më kanë pagëzuar më emrin e gjyshes për ta përtërirë. Por unë po e urrej këtë emër e jo gjyshen”. Vajza që e ndjente vetën fatkeqe më tregonte edhe peripecitë e ndryshimit të emri në ofiqari. Tjetra sikur të hapej Kutia e Pandorës druante se do të acarohej më prindër si ta ndryshonte emrin nga Hanumshahe në Rita (sipas idhullit të saj Rita Ores) , megjithëse ishte këmbëngulëse se me t’u pavarësuar do ta ndryshonte emrin patjetër.
Sipas raporteve të gazetave e portaleve, në Kosovë mijëra djem e vajza, po edhe burra e gra të moshës mesatare, e ndryshojnë emrin ose mbiemrin turk a arab më emra shqiptarë apo perëndimor. Shtypi shkruante edhe për vështirësitë administrative, madje edhe për ndonjë arrogancë primitive të ndonjë zyrtari islamik si në Vushtri, bie fjala, që ua refuzonte ndryshimin e emrit e të mbiemrit. Mirëpo, derisa ta ndryshojnë emrin arab e turk më ndonjë emër shqiptar a perëndimor, këto vajza e djem vuajnë shumë, sepse i përqeshin në shkollën fillore, tallen në shkollë të mesme, i nënçmojnë në fakultet. Ato kompleksohen e stresohen tërë kohën. As kur nisin karrierën profesionale nuk kalojnë më mirë. Janë të kompleksuara e të stresuara tërë jetën.
Vuajtjet e situatat e pakëndshme do t’u shpeshtohen kur të nisin udhëtimet jashtë shtetit nëpër aeroporte, dogana, pika policore etj. Këto peripeci i kam kaluar qindra herë me emrin e mbiemrin tim beduin.
Emri turk a arab nuk e shpreh mendësinë e shqiptarit. “Të dukem unë si arab”, me tha i mllefosur një student imi me mbiemrin arab. “Jo” i thashë, “por ka ilaç edhe për këtë”, u përpoqa t’ia sugjeroja ilaçin që ta shëronte mllefin. Më vonë mësova se ai e shqiptarizoi mbiemrin.
Disa herë më ka rastisur edhe në shtetet arabe që të skandalizohen kur ma shqiptonin emrin tim beduin e mbiemrin anadollak. “Por ti nuk je si ne. Pse e ke emrin tonë”, me thoshin jo një herë. Asnjëherë nuk arrija t’ua sqaroja si duhet, sepse prapë nuk më kuptonin. Nuk dija t’i sqaroja marrëzitë e prindërve tanë më këto pagëzime të çoroditura, megjithëse shumë nga bashkëmoshatarët e mi, shokë të shkollës fillore kishin emra shqiptar: Arbnor, Dukagjin, Dardan apo Ilir.
Tetova sot.
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

uu c'hall i madh e paska gjet kete! Lol

Gjthss gjthss emrat arab na kujtojne emrat e vjeter POR sepse ne sqhiptaret u kemi dhene nje theks te shpifur. Kur i them tonin e duhur Emri del yll fare :)

Psh. Merjeme Ne arabisht lexohet Maryam! (mes a-se dhe e-se dhe pa E ne fund fare)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

uu c'hall i madh e paska gjet kete! Lol

Ne fakt Sol, halli eshte per ata qe kane emra te tille dhe qe mund mos u pelqej, dhe qe u vjen turp nga emri qe i kane vendosur. Nuk flas kur te tallin te tjeret se ke nje emer te vjeter apo arab ne kete rast por kur i interesuari se do emrin e tij.

Nuk eshte gje e bukur, njoh njerez te tille nga keta eshte nje rast jo mysliman. Goces i kane vendosur emrin e gjyshes dhe i therrasin si therrisnin ate me perkedheli, femija tani e vuan dhe e jema ngeli duke e çuar ne terapi gocen! Sjane gjera per te qeshur aspak, mund te sjellin shume probleme.

Emri eshte diçka shume e rendesishme dhe prindi duhet ta zgjedhi mire, se eshte diçka qe do e ndjeki tere jeten.
 
Shkrimi eshte per te qeshur sepse cuditerisht autorit i pikellon zemra nga emri arab, por harron emrin Jorgo, Lol. Pra autori le ta kish kapur nga ana psikologjike mbi pelqyeshmerine e emrit dhe s'kish asgje te keqe!

Sa per problemin qe thua, Zgjidhet shume kollaj e nderron! :)
Vellai im e ka nderruar qe 14 vjec psh se nuk i pelqente Emri Gerti qe i kisha vene une kur lindi. lol

Dhe dua te them dhe dicka, kete kompleksitetin e emrave e kemi vec ne ne shqiperi. Te huajt kane lloj lloj emrash e nuk i tall njeri. ne duhet ti mesojme femite te mos perqeshin, te mosh shohin tjetrin me ulje. Po si mesohet kjo? Duke qene ne te paret te mos shajme njeri tjetrin. ne jemi adult dhe akoma merremi me katunar qytetar. Ik aman..
 
Mua sme erdhi per te qeshur me shkrimin por pavarsisht si e ka emrin autori, Jorgo apo jo, ska rendesi.
Ose ndoshta se shikoj ate ndryshimin qe shikon ti.

Nuk eshte aq kollaj sa thua ti per ta nderruar emrin, se ka dhe arsye te tjera pas, qe mos i zeme tani.
Sjemi vetem ne shqiptaret jo, ka dhe plote vende te tjera, secili shtet i ka emrat e vjeter.
Dakord dhe me ate qe thua, te mesoj mos tallim.

Ku te vete? Te nderroj emrin :P
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Une nuk kam emrin arab por kam emrin musliman . Nderohem me emrin qe kam , sepse emri im me kujton familjen e Profrtit me te dashur te Zotit .
Emertimi i emerit te femijes eshte e drejte e cdo prindi . Nuk kemi te drejte te nderhyjme ne te drejtat prindore .
Nuk eshte problemi ketu te prindi kur nje femije i rebeluar vuan .Eshte problemi te zgjedhja e rruges se femijes . Nese femija edukohet dhe merre eduakte anti-islame nga antiislamet sigurisht qe do te vuaj edhe po ti posesoj te gjitha te mirat e Zotit .

Kur isha ne shkolle te mesme emrin tim po lezetshem ma therritshin gocat lol Boss isha ne shkolle , jo qe kisha turp kur me therriseshin gocat , me beshin te ndihesha bukur . Jo te gjithe i shikojne gjerat me te njejtit sy .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Mire qe nuk pat vdek gjyshi kur linda une se,do i kisha marr emrin :P
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Ncuq,shkurt do me therrisnin Durr lol
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Hahaha. O abiiis sa kam qesh. A tbesohet qe vllai im e ka ashtu. E nderroi vet. Babi i thosh jo se do te therrasin Abdi. Haha. Por ai ishte sh i vendosur. Gjthss sot e therrasin me dy emra. Disa Gert disa Abi.

Ku mu kujtua. Nje shoqe imja e kish Bukuri e ktheu ne Ola. Asnje se therret bukuri me..

p.s. o Did. Do flej gjume tani :P
sa per shtetet tjera se dija qe e paskan ket problem. Mua sme ka rastisur ne fakt dicka e tille nga ckam takuar. :)
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Ne fakt Sol, halli eshte per ata qe kane emra te tille dhe qe mund mos u pelqej, dhe qe u vjen turp nga emri qe i kane vendosur. Nuk flas kur te tallin te tjeret se ke nje emer te vjeter apo arab ne kete rast por kur i interesuari se do emrin e tij.

Nuk eshte gje e bukur, njoh njerez te tille nga keta eshte nje rast jo mysliman. Goces i kane vendosur emrin e gjyshes dhe i therrasin si therrisnin ate me perkedheli, femija tani e vuan dhe e jema ngeli duke e çuar ne terapi gocen! Sjane gjera per te qeshur aspak, mund te sjellin shume probleme.

Emri eshte diçka shume e rendesishme dhe prindi duhet ta zgjedhi mire, se eshte diçka qe do e ndjeki tere jeten.

Shyqyr zotit ne gjendje civile me 500 lek nga Hasan e vendos James :P :D
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Sa qesharake ! Vet autori i ketij shkrimi ka emer arab :lol: (gani-i pasur)
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Më keq se tu vësh fëmijve emra arab, është tu vësh emrat e të vdekurve. Më budallallëk më t'madh se kaq s'ka!
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Më keq se tu vësh fëmijve emra arab, është tu vësh emrat e të vdekurve. Më budallallëk më t'madh se kaq s'ka!

Emri nuk vdes, une nuk do e beja dicka te tille por me mire ti vesh femijes emer vendas te gjyshit/gjyshes nese e ka se sa nje emer te huaj. E sidomos nje emer Arab qe me Shqiptaret nuk kane asnje lidhje.
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

E pra ket them dhe un cdo here...pse ti ven emer arab apo te gjysherve ku mund ti pysin femijet vet ca emri don!!!tani femijet po lindin me fakultet mo

ëë

Ps..gjermanet ne shumicen e rasteve i pagzojn femijet me emra gjyshrish ..madje njo raste qe kan shku ne 3gjenerata...
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Goni prandaj e ka bere shkrimin se,ka vujt vete gjithe jeten :P

I jane dashur vite te tera ta permbledh vuajtjen me nje artikull, shume "i zoti" ! = )
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Sepse e kemi hobi ne shqiptaret, nuk jetojme dot pa vutje :D
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Nuk eshte dicka per tu habitur.. ky zotria eshte dashur te fol pak me gjere dhe jo te jap mendimin vetem per emrat arab...
Ekzistojn njerez qe kane emer te bukur por nuk u pelqen, une e kam emrin te gjyshes, dhe sincerisht as me ka pershtypje ndonjeher...me ka ndodh ne fakultet ne vit te pare, e lexon profesori emrin tim, dhe nje djale nga Kumanova ka fillu me me nguc, se emri im, kishte d.m.th. tjeter atje... Ne talleshim, por nuk nderrova emrin jo...
E tash cka me u bo mbreterve qe len emra, edhe me numra qe smbahet mend.. po juniorat, sa qejf kane gjysherit...
Emri sben gje, Ai person qe nuk eshte i kenaq me emrin, definitivisht nuk eshte i kenaqur ose eshte shume i ndjeshem me imtesira...

Mua vajza ime me thote, edhe pse une jam mundu me i gjet nje emer te bukur, me kuptim, dhe jo arab,ajo me thot, une kisha dasht emrin Aurora... paramendoni.. i them nderroje, pse sme tregove kur ta vura..po smundesha mthot...
eshte problem i vogel, qe njerezit si zakonisht e zmadhojn...
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Ne jemi pak te cuditshem, jafsheve Ju vendosim emra shqip kurse femijve emra cifutesh arabesh, turk apo Italian ....apo ndonji emer "modern".

Por, kete gje ia them edhe vetes, emer Shqip, si Ilir, Arber, Aurora, etj.

hajduti
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Ka emer me te keq se mahmut. Lol

emri me i burkur ne bote, aleksander.
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

un skam emer shqipatar ,as turk,as arab.... vjen nga frengjishtja por i kodifikuar se ishte kohe e xhaxhit :) ne alb e ngaterronin shpesh here... ne it .. hahaha ne it te me rroje mbiemri... por emrin tim e dua shume shume... per zgjedhjen..kuptimin.. historin qe mbart.. per vecantin... per personalizimin ... e dua se edhe per emrin tim im at ka mbetur tre dit ne hetuesi nen kerkesat ku e kishte lexuar? lexonte libra te ndaluar???... emri im eshte nje deshmi nje fakt qe edhe pse te mbyllur, presekutuar, internuar perseri deshira per te lexuar,per te njohur, per jeten jasht kufinjeve ishte e fort dhe aktuale . kush deshiron shume mbase nuk artin sh por pak arrin ta njoh, ta bej.. i love my parents!!!!
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Ka emer me te keq se mahmut. Lol

emri me i burkur ne bote, aleksander.

Ky emër është nga imagjinata yte? Nuk mbarojnë emrat me "t"!

Po ja ky emri Aleksander është m**** pertej m****, sidomos ai i versionit turk!
S'ikur të ishte emër në shqipe, do të thoja se te ke aftësi vlerësuese....

Po nejse, çdo ditë po shoh nga një risi sa i përket brengave. Do t'iu zbardhohen more flokët juve!
 
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Ky emër është nga imagjinata yte? Nuk mbarojnë emrat me "t"!

Po ja ky emri Aleksander është m**** pertej m****, sidomos ai i versionit turk!
S'ikur të ishte emër në shqipe, do të thoja se te ke aftësi vlerësuese....

Po nejse, çdo ditë po shoh nga një risi sa i përket brengave. Do t'iu zbardhohen more flokët juve!

Une njoh nje MahmuT qe fillon me M e mbaron me T, nje governator kriminel i Kosoves. Ja pse e njoh Mahmutin.
Mahmut Shevket Pasha

mahmut2_zpsmq1iivmq.jpg

Mahmut1_zps56cptrs7.jpg
 
Attachments

  • mahmut2_zpsmq1iivmq.jpg
    mahmut2_zpsmq1iivmq.jpg
    18.4 KB · Shikime: 0
  • Mahmut1_zps56cptrs7.jpg
    Mahmut1_zps56cptrs7.jpg
    71 KB · Shikime: 0
  • mahmut2_zpsmq1iivmq.jpg
    mahmut2_zpsmq1iivmq.jpg
    18.4 KB · Shikime: 0
  • Mahmut1_zps56cptrs7.jpg
    Mahmut1_zps56cptrs7.jpg
    71 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Po ja ky emri Aleksander është m**** pertej m****, sidomos ai i versionit turk!

Mahmuti e ka vendin nen bisht te kalit te ati Aleksandrit ne versionin turk. Skenderbe.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top