Pse foshnja në duart e lypëses nuk qan asnjëherë?

Guest2

Antarë i Respektuar
lypsja1_png_42017.jpg

Të pastrehët, nënat e reja dhe fëmijët të cilët mbushin trotuaret për të lypur lëmoshë, bëhen shpesh pre e përbuzjes së njerëzve të ndryshëm të cilët kalojnë rrugën dhe nuk u bën përshtypje një bebe që qan, e një tjetër që rri e mbështjellë dhe që nuk lëviz asnjëherë.
Revistën boshnjakë "Magazine", shkruan se një gazetare ka zbuluar se në Bosnjë, shumica e të pastrehëve që lypin kanë në krye një "tutor" i cili i merr pjesën më të madhe të fitimit.
Gazetarja gjithashtu ka zbuluar se të kesh një fëmijë në krah, është një strategji për t'i bërë njerëzit të japin para apo më shumë para se zakonisht.
Por, ajo ka zbuluar se ndonjëherë fëmijët nuk qajnë fare dhe as nuk lëvizin, dhe si ka mundësi që të ndodhë një gjë e tillë?
Kur i pyeti nënat, ajo u ndesh me një lumë sharjesh, që sipas tyre nuk i linin rehat edhe kur lypin. Megjithatë ajo e zbuloi trukun. Disa prej tyre nuk kanë në të vërtëtë një fëmijë, por disa kukulla.
"Kur i thashë ma trego pak beben, ajo u largua menjëherë", shkruan gazetarja.
Fakti i tretë është akoma më tronditës. Nëse fëmija do të qante, atëherë kjo do i shpërqendronte lypësit nga puna e tyre. Kjo do të thotë më pak para. Më pak para do të thotë presion nga ai që qëndron në krye, pra tutorit.
Atëherë zgjidhja është gjetur. Ata përdorin disa lëndë narkotike të lehta dhe alkool, për ti "vënë në gjumë" bebet.
Zbulimi është vërtet për tu përgëzuar në mënyrë që të merren masa nga autoritetet përkatëse, por njëkohësisht për të ardhur keq, për fatin e këtyre bebeve.
Ka edhe nevojtarë por ka edhe kriminalitet. Kur t'i jepni para një lypëseje, dijeni se mund të keni investuar në një biznes të fëlliqur që shuan jetë foshnjash çdo ditë .
Droni.al
 
Para ca ditesh pashe ca metoda qe perdornin ky lloj grupi njerezish per te lypur. Truke nga me ndryshmet.
Megjithate nuk me shqeteson kjo....por ajo cka shohim perdite rrugeve, femije te vertete qe lypin, qe shesin cigare apo gjithfaresoj gjerash, abuzimi qe behet me ta....
Dhe nuk di ne ka padrejtesi me te madhe ne kete jete se ajo pamje....
 
Sa here eshte diskutuar ky fenomen e te gjithe jemi/jane ne dijeni te strategjise qe perdorin lypsat per te nxjerre sa me shume pare...S'eshte dicka e re te pakten per mua jo e magjithate asgje nuk behet,me vjen keq vetem per ata femije qe u marrin jeten pa pike meshire edhe pse serish nuk eshte jete e ajo qe bejne....
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top