Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pse emigrantët "mbarojnë për një çikë" nuse shqiptare

-640-0-5d5573faf0556.jpg

Emigrantët,dynden nga të gjitha anët, Greqi, Itali Gjermani. Sigurisht malli për atdheun është i madh, kjo mund të vërtetohet edhe nga shqiponja tatuazh në gjoks, kasat kuq e zi të iPhoneve, apo varëset e trasha të floririt me shqiponjën e florinjtë që u çan triumfalisht gjoksin gropë. Gjithsesi dashuria për tokën mëmë nuk është i vetmi motiv, që kthen emigrantët në atdhe, ka dhe një arsye tjetër akoma më sublime: "O burra, shokë të gjejmë nuse!"

-640-0-5d5576d12a9db.jpg
Sigurisht që shumë prej jush mund ta pyesin veten: "Pse një djalë i rritur jashtë, nuk e gjen shoqen e jetës aty ku jeton por pret ta gjejë në Shqipëri, duke e njohur për shumë pak kohë?" Mos u shqetësoni, nga sot do të mund të flini të qetë. Ju prezantojmë me katër arsyet pse emigrantët shqiptarë vdesin për një çikë nuse Shqipërie.

Vajzat shqiptare janë të mbara
Mos u ngatërroni me këngën e famshme" Vajzat e mbara" se vajzat shqiptare janë vërtet të mbara. Pas martese ato do t'i marrin leje burrit për çdo veprim, madje madje mendohet se do të kërkojnë leje të noterizuar me shkrim edhe nga vjehrri dhe vjehrra. Nuse për kokë të nuses, apo jo!
Nuk ka nevojë për shumë flirt dhe joshje
Në fakt do t'ju duhet të flirtoni, por jo me vajzën, me babanë ose me këdo që merr vendimet për të. Ndaj që ta mbyllni shpejt këtë muhabet ju këshillojmë që kur të shkoni të kërkoni dorën e vajzës të vendosni me delikatesë çelësat e makinës së komshiut mbi tavolinë, së bashku me iPhone X. Gjithashtu duhet të kujdeseni që të tregoni atdhedashurinë, kështu që teksa hapni këmbët në pozicion çlirimi tregoni dhe zinxhirin e floririt me medaljonin e shqiponjës varur. Ndër të tjera nuk duhet të harroni pa përmendur edhe ato pesë a gjashtë shtëpi sa keni. Kaq e lehtë është e fituat zemrën e vjehrrit.
Vajzat shqiptare dinë të gatuajnë trahana
E dimë, e dimë, preferoni krudot, havjarin dhe ushqimin high class.Po mos na gënjeni kot e do shpirti shqiptarit një çikë trahana. Vajzat e huaja nuk bëjnë. Ku dinë të gatuajnë trahana ato.
-640-0-5d557474c6299.jpg
Paketa dy në një
Merr një grua fito një shërbëtore falas Të ngrejë dorën ajo vajzë shqiptare që nuk është rritur me shprehjen "Mëso të bësh punët se do shkosh te burri". I lumtë goja atyre që e kanë shpikur,se falë kësaj shprehje ju do të bëheni jo vetëm me nuse, por edhe me pastruese. Mbi të gjitha këtë pastruesen nuk do t'ju duhet ta paguani çdo muaj. Fantastike, apo jo?!
-640-0-5d5573e244ab9.jpg
Living
 
Attachments

  • -640-0-5d5573faf0556.jpg
    -640-0-5d5573faf0556.jpg
    38 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5d5576d12a9db.jpg
    -640-0-5d5576d12a9db.jpg
    50.6 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5d557474c6299.jpg
    -640-0-5d557474c6299.jpg
    85.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5d5573e244ab9.jpg
    -640-0-5d5573e244ab9.jpg
    60.8 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5d5573faf0556.jpg
    -640-0-5d5573faf0556.jpg
    38 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5d5576d12a9db.jpg
    -640-0-5d5576d12a9db.jpg
    50.6 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5d557474c6299.jpg
    -640-0-5d557474c6299.jpg
    85.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5d5573e244ab9.jpg
    -640-0-5d5573e244ab9.jpg
    60.8 KB · Shikime: 0
Po po fiks ashtu eshte.
Iku koha kur femrat I merrni si krahe pune,biles benin dhe punet e renda qe ju takonte burrave.Kur krijon familje cdo gje duhet te jete 50/50.Edhe ajo nuse njeri eshte dhe Jo sherbetore ne shtepine e burrit. Besoj qe ky mentalitet egziston me teper ne vendet rurale te thella. Cfare i gezon ajo nuse marteses? ASGJE perkundrazi e shfrytezojne per tu mburrur ne fshat qe shiko cfare nuse puntore kemi marre,nderkohe lumturia e saj mund te jete ne darke kur bie te fle gjume pas nje dite te lodhur.Shpresoj te ndryshoj ky mentalitet sepse askush nuk deshiron te jete skllavi i askujt?
 
Jo po vajzat shqiptare dine te gatuajne grosh! Wtf! Artikull pa lidhje. E pashe ne facebook diku kte dhe s'ja vlente te komentoje.
 
Kjo puna e trahanase eshte argumenti me bindes me kriju familje lol
 
Nuk ka nevojë për shumë flirt dhe joshje
Në fakt do t'ju duhet të flirtoni, por jo me vajzën, me babanë ose me këdo që merr vendimet për të. Ndaj që ta mbyllni shpejt këtë muhabet ju këshillojmë që kur të shkoni të kërkoni dorën e vajzës të vendosni me delikatesë çelësat e makinës së komshiut mbi tavolinë, së bashku me iPhone X. Gjithashtu duhet të kujdeseni që të tregoni atdhedashurinë, kështu që teksa hapni këmbët në pozicion çlirimi tregoni dhe zinxhirin e floririt me medaljonin e shqiponjës varur. Ndër të tjera nuk duhet të harroni pa përmendur edhe ato pesë a gjashtë shtëpi sa keni. Kaq e lehtë është e fituat zemrën e vjehrrit.
Skandaloze.
 
Paskan harru edhe nje detaj qe i kerkojn femrat e virgjera, edhe pse tash nje shumic jan mush sherr, po qepen tek rrobaqepsi dhe po ju dalin virgjine shume te forta sa qe ju duhet 2 jave dit me ckep :D
 
Sepse jemi me te mirat, me te pastrat , me te respektueshmet me te edukuara, me nikoqire, Plus jemi fabrike qe bejm prodhim te mire dhe 100% shqip nese behet fjale per emigrantet shqiptare ?
 
Ndaleni doren se theva rekord per Dislike, ket fenomen jan duke e bere disa shqipetar qe jetojn jasht vendit, pra kerkoj te virgjera kur vijn ne Kosove, me rob shpie e vertet, e disa femra , jo ato qe deshtojn ne lidhje, po qe jane te dalta fare qepen tek mjeku dhe ju dalin ketyre primitivave te virgjera.
 
Na hape barkun me rop shpie. Ku eshte ndryshimi I femres se virgjer nga ajo e cvirgjeruar? Dmth ti shikon midhjen dhe Jo cfare njeriu eshte?
 
Menyra si shpreheni ju meshkujt ndonjehere ktu per femrat le per te deshiruar.
 
Na hape barkun me rop shpie. Ku eshte ndryshimi I femres se virgjer nga ajo e cvirgjeruar? Dmth ti shikon midhjen dhe Jo cfare njeriu eshte?
Me sa e shoh nuk me keni kuptu si duhet, nuk e thash une nga veti se mu nuk me intereson e kalumja e askujt dhe nuk e gjykoj nje femer per te kaluaren, po prej momentit qe eshte me mu, e kisha fjalen qe ka meshkuj te tille qe e kerkojn ate gje:
 
Menyra si shpreheni ju meshkujt ndonjehere ktu per femrat le per te deshiruar.
Nuk u shpreha une personalisht per mendimin tim, po qe ka njerez te till. Se une nuk e pelqej at mendim.
 
@CliveOwen ik nga kjo teme sa je ne kohe se te kryqezuan ??
Moj me detyruan me lexu veten 3 her se cfar thash, ne asnje postim nuk thash qe pajtohem me at gje apo qe flas nga mendimi im, pse more i marrin per mbrapsht nuk e kuptoj!!!
 
Nuk u shpreha une personalisht per mendimin tim, po qe ka njerez te till. Se une nuk e pelqej at mendim.
Ok, por zgjidh fjalet e duhura, se nuk je tu fol per plaçka, jo rrobaqepsja, jo u qep, jo u shqep.
 
Moj me detyruan me lexu veten 3 her se cfar thash, ne asnje postim nuk thash qe pajtohem me at gje apo qe flas nga mendimi im, pse more i marrin per mbrapsht nuk e kuptoj!!!
Renditi mendimet mire :P
 
Ok, por zgjidh fjalet e duhura, se nuk je tu fol per plaçka, jo rrobaqepsja, jo u qep, jo u shqep.
Ket fenomen e kan plasu ne lajme ne portalet e tona, une nuk e thash nga vetja, besoi qe jemi duke bere nje debat konstruktiv dhe jo me sulmu dikend se nuk e kam ne natyren time te sulmoj dikend.
 
E ku gjenden kto lloj-soj modelesh ne Shqiperi?
Ne fshat ose e themi me moderne ne zonat rurale ose me sakte 70% e popullsise shqiptare :D
 
A u nda toka bre :P
 
Amemo, pse ti beson qe ka te tilla sic i pershkruan shkrimi?!
Shume rralle gjen.
Ka ka asi qe i shesin me para be Maqedoni, qe s’kan dal prej deres se shtepis se vet asnjeher, siq tha @Marla ne vender rurale.
 
Amemo, pse ti beson qe ka te tilla sic i pershkruan shkrimi?!
Shume rralle gjen.
Po re madje ke dhe ne rrethinat e katuneve te tiranes vajza si kto. Por jane minorene qe te kuptohemi :D
 
Sa frike kan marr meshkujt qe jetojne jashte atdheut te martohen ??
 
Jane pikerisht mendjet e liga te ketyre shkrimeve qe na pershkruajne dhe na nxjerrin ne arenen nderkombetare si ne kohen e shpellave.
Ku ka me sot te tilla gjera po rrini se turp.
E more shok cfar nuk lexon ne pordhtalet e tona ne ditet e sotit, une per ata sa her qe shkoj dikund behet lajm ne portale, u pa ketu, u pa me ket femer, ja cenka nda e blla blla te hunda ma kan pru jeten.
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back