Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

LoSsT

VIP
V.I.P
Pyetja e parë që të vjen në mendje kur njëri prej partnerëve në një martesë tradhëton është: Pse? Një studim i kryer në Universitetin e Guelfit në Ontario, Kanada tentoi t’i jepte një përgjigje kësaj pyetjeje dhe kuptoi se arsyet pas tradhëtisë ndryshojnë shumë në varësi të gjinisë.

Për meshkujt është kryesisht për seks—sa më të lidhur të jenë me seksin, aq më shumë gjasa ka që të tradhëtojnë. Për femrat ka të bëjë më shumë me nivelin e kënaqësisë (jo vetëm seksuale) në marrëdhënien e saj, nëse një grua nuk është e lutmur në martesën e saj, ka gati 3 herë më shumë mundësi të tradhëtojë.


burr.jpg

Pavarësisht arsyeve, një gjë është e sigurt: Tradhëtia është shkatërruese. Dhe shpesh, të qenurit jo besnik sjell në dritë disa probleme të fshehura të një marrëdhënieje. “Në shumë raste nxjerr me forcë në sipërfaqe probleme të një marrëdhënieje që në ndonjë rast tjetër nuk do të dilnin”, thotë Kevin Hansen.

Më poshtë, 5 femra, emri i të cilave është ndryshuar për të ruajtur anonimatin, kanë rrëfyer arsyet pse u shtynë të tradhëtojnë bashkëshortët e tyre.

Arsyeja #1: “Burri im ishte abuziv dhe unë kisha nevoje për mbështetje”.

“Ditën që u martova me burrin tim, e dija që ishte gabim,” thotë 50-vjeçarja Elizabeth Smith. Ai ishte abuziv, kontrollues dhe priste që unë të lija punën për të krijuar një shtëpi për të.” Pas më shumë se një viti të martuar, ajo filloi të ketë një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolegun e saj. “Nuk isha e dashuruar, por më hapi sytë të isha pranë dikujt që më bënte të ndihesha mirë me veten, më bënte për të qeshur dhe më respektonte për atë që isha, jo për atë që ai donte të isha,” thotë ajo. “Lidhja më ndihmoi të gjeja veten dhe kuptova se mund të jetoja një jetë e pavarur nga burri im. Gjithashtu më dha kurajo të kërkoja divorcin. 25 vite më vonë, jam martuar me një njeri të mrekullueshëm. Bëjmë njëri tjetrin të lumtur dhe nuk përpiqemi të ndryshojmë asgjë”.

“Besimi që fitoi nga marrëdhënia jashtëmartesore i dha Elizabeth shkëndijën që i duhej për të dalë nga një martesë e gabuar, por mashtrimi nuk është mënyra e duhur për të dalë nga një lidhje abusive,” thotë psikologu njujorkez Michael E. Silverman. Merrni ndihmë nga një mik i besuar, anëtar i familjes, terapist, këshilltar ose në forma të tjera.

Arsyeja #2: “Nuk duronim dot më njëri-tjetrin”.

Kur Vanessa Myers, 28, u martua me bashkëshortin e saj 6 vite më parë, të dy ishin shumë të emocionuar për të bërë fëmijë, por pas ditës së dasmës, diçka ndryshoi për të. “Nisa të dashuroj punën time dhe fëmijët nuk kishin vend në kornizë,” tha ajo. Bashkëshorti i saj u lëndua nga ndryshimi i zemrës së saj dhe nisi t’i mbante mëri. “Nisëm të zihemi shumë dhe unë i mbaja mëri, sepse ai më mbante mëri dhe lëndonim njëri-tjetrin vazhdimisht. Një natë e pashë që tentonte të hiqte prezervativin, ndërsa bënim seks dhe ai moment i dha fund jetës tonë seksuale. Mungesa e intimitetit bëri që Vanessa ta tradhëtonte. “Njoha një djalë online dhe u frekuentuam bashkë për rreth një vit. Mori fund kur bashkëshorti im e kuptoi.” Vanessa dhe bashkëshorti i saj pranuan të kërkojnë terapi individuale dhe në çift dhe mundën ta shpëtojnë martesën e tyre. “Mësimi më i madh që mora ishte se nëse unë isha e palumtur në martesën time, bashkëshorti im kishte vetëm 50% të fajit.”

“Fakti që në atë marrëdhënie kishte inat të paadresuar, krijoi terren për një lidhje jashtëmartesore,” thotë Dr. Silverman. Doktori është i mendimit se rëndësia e komunikimit të hapur dhe të ndershëm në një marrëdhënie është thelbësor për vazhdimësinë e një marrëdhënieje, në të kundërt njëri prej partnerëve do të kërkojë mbështetje ose intimitet jashtë martesës.

Arsyeja #3: “Isha e mërzitur dhe jo e lumtur.”

Në moshën 35-vjeçare, Barbara Gisborne po jetonte ëndrëën amerikane. Ajo jetonte në Madison, ثisconsin dhe bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë – por ndihej e mjeruar. “Burri im ishte një njeri i mirë, por uën isha e mërzitur brenda dhe jashtë,” thotë ajo. “Në komunitetin tonë ndihesha si një katror që përpiqej të zinte vend në një vrimë të rrumbullakët.” Atë vit, në një udhëtim pune për në Chicago, ajo takoi australianin Bob në ashensor. “Patëm një lidhje të menjëhershme. Shkëmbyem numrat dhe i ruajtëm marrëdhëniet derisa vendosa të shkoj në Australi për ta takuar dhe për t’i dhënë fund, por rashë në dashuri me të.” Ajo la gjithçka që kishte, vendlindjen, bashkëshortin, punën dhe vendin e saj—për të filluar një jetë të re me Bobin në Australi. “U bëra e fortë, e pavarur, me vetbesim dhe ndihesha pjesë e kësaj bote,” thotë Barbara. “Kjo ndodhi 25 vite më parë dhe tani mund të them se lidhja ime jashtëmartesore ishte një kthesë e fuqishme në jetën time. Sot Bob dhe unë jemi të martuar, kemi një vinotekë në Australi, 5 fëmijë dhe 10 nipër e mbesa në mesin tonë.

Edhe pse historia e Barbarës përfundoi ‘të lumtur në jetë të jetëve’, nuk janë këto pasojat në pjesën më të madhe të tradhëtive, prandaj Dr. Silverman sugjeron që të shohësh brenda vetes nëse nuk je e lumtur ose e mërzitur me marrëdhënien tënde. “Lidhjet e shëndetshme rriten dhe evolojnë dhe të ndjerit i mërzitur është simptomë e stanjacionit të një marrëdhënieje. Në vend të krijoni lidhje të tjera, rrisni romancën, ndryshoni disa zakone në lidhjen tuaj dhe komunikoni më shumë për ndjenjat dhe nevojat tuaja. “Përpara se të transformonte jetën e saj, Barbara duhet të ndryshonte ritmin e jetës, mbase të rezervonte pushime me bashkëshortin ose mikeshat e saj, ose të zhvendosej në një qytet të rid he t’ia niste nga e para.

Arsyeja #4: “Bashkëshorti im punonte shumë. ”

Për 10 vjet, 49-vjeçarja Barbara Singer krijoi një jetë të pavarur nga burr ii saj, pasi ai nuk ishte kurrë vërdallë. “Gary ishte totalisht i konsumuar dhe i lodhur nga puna e tij—nuk kishte mbetur asgjë për mua,” thotë ajo. “Unë iu përkushtova e gjitha familjes time, dhashë gjithçka që kisha, por thellë brenda meje e dija që nuk e doja diçka të tillë për pjesën e mbetur të jetës time.” Një natë ajo takoi Tom, një të njohur dhe ndejti gjithë natën me të. Brenda dy javëve, ajo id ha fund martesës së saj dhe dy vite më vonë, ajo dhe Tom u martuan bashkë. Brenda një muaji Tom vdiq nga infarkti në zemër. “Njohja me Tom ishte gjëja më e mirë dhe më e keqe që më ka ndodhur. Ai erdhi në jetën time dhe më zgjodi, duke më treguar se jeta është e çmuar dhe në çdo moment mund të marrë fund, prandaj nëse kam një ëndërr ose synim, bëj mirë të lëviz.”

“Barbara ndihej vetëm për shumë vite dhe shkëputja nga partneri është pika e fillimit në pjesën më të madhe të lidhjeve jashtëmartesore,” tha Dr. Silverman. Ilaçi? Dialogo me partnerin tënd. Bisedat e hapura dhe të ndershme janë çelësi i martesave në ngërç.

Arsyeja #5: “Ai nuk ishte besnik në fillim.”

Larie Norvell ishte martuar prej një viti kur mori vesh që bashkëshorti e tradhëtonte. “Isha shumë e nevrikosur, por edhe e lënduar, pasi ndihesha sikur nuk isha mjaftueshëm e mirë për të—sikur nuk po bëja diçka si gruaja e tij dhe prandaj ai vendosi të dalë jashtë martesës tonë,” thotë 33-vjeçarja. Kjo larmi ndjenjash ishte nisma e tradhëtisë së saj. “E tradhëtova—më shumë për t’u hakmarrë, por edhe sepse kisha nevojë për vlerësim. Doja të dija nëse isha ende e dëshiruar nga meshkujt e tjerë.” Në momentin që tradhëtia e saj u zbulua, çifti u nda për disa muaj—por më pas nisën terapinë dhe mundën të shpëtojnë martesën e tyre.

“Ndëshkimi është shumë i zakonshëm kur dikush është tradhëtuar,” thotë Dr. Sileverman. Acarimi mund të jetë shumë i fuqishëm për të mjegulluar gjykimin e dikujt, prandja dhe doktori ngul këmbë që këto çifte duhet të kërkojnë patjetër ndihmë.

B://Shqiptarja//
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Ajo me Tomin ish gallate sa e kapi i vdiq.Ehh karma.

Gjithsesi pergjigja eshte nje:adrenalina.
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Asnje arsye/gabim nuk e justifikon dot tradhetine- eshte dhe ngelet thjeshte nje zgjedhje.
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Ka mijera aryse per nje tradhti.
E mira eshte te shmanget sa je ne kohe.
Tradhtojme nga kerkimi non stop brenda vetes.
Tradhtojme per njemije e njeqind arsye rutin e monotone te perditshmeris.
Tradhtojme thjeshte sepse e deshiron dike,ndodh dhe aq.
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Sipas meje asnjeher nuk e tradhton burrin ose gruan kur respekton veten..kur humb respektin dhe nuk e vlereson veten ateher tradheton, shpesh nuk mendon qart ne ato momente, por te kaplon momenti, emocioni..Nese nje lidhje nuk shkon,pa marr parasysh shkaqet, punon shume, te tradheton, ose nuk kujdeset shume per ty, divorcohu dhe fillo nje jete tjeter..mos u ben loder e askujt, por zonje e vetvetes...
E keqja me te keqe nuk kalohet....
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

ajo se e urrej me se shumti eshte hakmarrja... ne cfardo rasti te ndodhe jam kunder hakmarrjes.
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Tradhetia njeriun e ka shoqeruar qe nga ditet e para te ekzistences te tij dhe eshte elementi me sekret qe ka ruajtur me xhelozine me te madhe.
Sot tradhetia po ndryshon metodat e saj, pasi edhe teknologjia po e ben te veten dhe sot kemi shume lloje te tradhetise pra tradhetia eshte nje nga gjerat me te hershme e qe e kan percjelle njeriun deri ne ditet e sotme dhe do vazhdon deri sa te ekzistoj njeriu!

Roli i mashkullit eshte te gjuaje.

hajduti
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Them se gjeja me e keqe eshte kur tradhton duke qene i/e vetdijshme dhe s'te ben pershtypje fare, ose kur e ben rruge. S'e justifikoj dot ne asnje menyre. Kush e vepron absolutisht ka bere gabimin me te madh.
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Mund te ndodh... per cfare do lloj motivi mund te ndodh.
Por nese urrej dicka eshte kur pastaj ne fb fillojne flasin per dashurin e pafund qe kan per njeri tjetrin.. qe sdo ti ndaj as njeriu dhe as fati bla bla bla
Dhe knej ai tradhton nga nje ane dhe ajo sa her i jepet mundesia.
Pleaseeeee se po me shpifet.
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Mire kto te rejat,po kto qe kan fmit burra pse trathtojn se sdi me i dhan dum ;)
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Sekreti me i madh i femrave eshte se pothuajse te gjitha (jo 100%) ,vdesin me sekretin qe kane tradhetuar nje here partnerin ;)
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Sekreti me i madh i femrave eshte se pothuajse te gjitha (jo 100%) ,vdesin me sekretin qe kane tradhetuar nje here partnerin ;)

hahahahahahahaha pse behesh i keq,te kane rrefyer sekrete ty ?! :P
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Po edhe skane faj mo edhe skane se tani jane edhe keto rrjetet sociale qe sherbejne per njohje! Njeh stylysh nga cdo vend i botes edhe ja ka enda... do sdo tundohet femra lehte ! :P

Gjithsesi jam dakort me shkrimin..nese tradheton burri e ben shpesh thjeshte per seks nese arrin te tradhetoje femra ka perfunduar si marredhenie e keni humbur ate pergjithnje... Sidoqofte nje tradheti eshte e veshtire per te dyja palet kur e kuptojne ate!
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

E kam bërë qoftë nga inati ,qoftë si hakmarrje
kur i kam zënë duke më tradhtuar . Por ka pasur
raste kur thjesht nuk jam ndier e permbushur
dhe kam kërkuar diçka më shumë .

TRADHTIA (shënim i Zonjës Z )

Faqe 87
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Eh po te shikonim te gjithe ti permbushnim te gjitha nevojat qe kemi, nuk do te mbetej njeri pa bere tratheti!
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Eh po te shikonim te gjithe ti permbushnim te gjitha nevojat qe kemi, nuk do te mbetej njeri pa bere tratheti!

po thoje?

edhe i permbushur edhe tradheton??? jazek te qofte lol
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Kur kane burra debila pse mos tradhtojne mire jua bejne.
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Beje nje femer te lumtur!!
Sepse nje femer e lumtur nuk tradheton kurre..!!

Dhe pastaj kalojme tek tema cfare e ben nje femer te lumtur....varet nga lloji i femres do mendoja une dhe nga kerkesat qe ajo ka persa i takon nocionit lumturi!
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Burrat sipas meje nuk jane debila...jane thjesht nje e keqe e domosdoshme ne jeten tone :P
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Moniqueee , si the mo , nje e keqe e domosdoshme burrat per ju ë ? Po ti shtosh kripes kripe nuk eshte se ndryshon shije mo ,thjesht sasine i shton ;)
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Moniqueee , si the mo , nje e keqe e domosdoshme burrat per ju ë ? Po ti shtosh kripes kripe nuk eshte se ndryshon shije mo ,thjesht sasine i shton ;)

thashe mos e banalizoja se si tha njera - per i rrote sallam me fut derrin ne shpi nuk ja vle :P
kshuqe e perkufizova si e keqe e domosdoshme,pa te cilen sigurisht ne nuk bejme dot....:)
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

S'desha ta ana(bana)lizoj por njē gjë është më se e qartë
në se ka një jetë tjt. do bëhem kasap ., nga profesioni.

Nuk ka tradhtu jo , ka njohur nje tjt .:)
 
Titulli: Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Nje pjes e ktyre (grave te martuara)jan ber si te shkalluara per burr.
Alla sa te pabzitura që jan😂😂😂
Lumsi kto cfare burri kane,i kan ber lolo fare.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top