Pse duhet studiuar Filozofia?

Nga Klementin Mile

Politikat shtetërore të deritanishme kanë vendosur që të rinjve shqiptarë, krahas shkencave të natyrës dhe shkencave sociale, u duhet patjetër formimi gjuhësor, letrar dhe matematik, por jo formimi logjik dhe filozofik. Që prej vitit 2010 Filozofia është hequr nga kurrikula bazë e shkollës së mesme, duke kaluar si lëndë me zgjedhje, ndërkohë që Logjika nuk bën fare pjesë në formimin parauniversitar.

Një vendim ky që mund të kuptohet lehtë gjuhësisht, letrarisht dhe matematikisht, por shumë vështirë për t’i zbuluar logjikën dhe filozofinë ku bazohet. Ky problem u adresua së fundmi në “Anuaret e Filozofisë” në mars 2015 në Llogara, ku një grup pedagogësh, studiuesish dhe dashamirësish të Filozofisë i dërguan një peticion Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Institutit të Kurrikulave, me disa kërkesa specifike që synojnë ridimensionimin e lëndës së Filozofisë në sistemin parauniversitar dhe universitar. Në pritje të një vendimi të logjikshëm (jo vetëm formalisht, por siç do të shprehej filozofi i shquar Imanuel Kant, edhe transhendentalisht), le të sqarojmë shkurtimisht në këtë artikull se pse duhet studiuar Filozofia.

Filozofia duhet studiuar pikërisht sepse nuk na jep zgjidhje për problemet që ndeshim në jetën e përditshme. Për zgjidhjen e këtyre problemeve ne përdorim konceptet, metaforat dhe teoritë e shkencave, ose përndryshe dijen matematike dhe besimin fetar. Por pas këtyre zgjidhjeve problemet vazhdojnë duke u transformuar në probleme të reja dhe pakënaqësia mbetet. Nga kjo histori dështimi vetëm filozofia mbetet e pafajshme.

Mbetet e tillë sepse i ka vëzhguar ngjarjet nga një distancë sigurie, apo siç do të thoshin metaforikisht disa, është pozicionuar në qiell për të vëzhguar se çfarë ndodh në tokë. Le ta themi troç: nëse shkencat, matematika dhe besimi fetar do na i kishin zgjidhur problemet, pozicioni i filozofisë do të dukej irrelevant dhe ekzistenca e saj e kotë. Por ja që nuk është kështu. Koha në të cilën jetojmë karakterizohet nga pakënaqësia dhe nihilizmi. Në shprehjet e njerëzve gjen rëndom termin “asgjë”, gjen mungesën e shpresës dhe cinizmi duket të jetë bërë forma e preferuar e komunikimit.

Po çfarë mund të bëjë filozofia në këto kushte? A i ka mjetet për t’u përballur me pakënaqësinë, a mund të na tregojë si t’i japim kuptim absurditetit që ndeshim menjëherë sapo kemi hedhur disa hapa nëpër botë? A mund të na bëjë të shpresojmë drejtësi në një realitet që duket qartë se është i dhunshëm dhe i padrejtë?

Pasi filozofi i shquar Niçe shpalli “vdekjen” e Zotit, ne kemi mbetur pa një autoritet suprem të së Mirës, të së Drejtës dhe të së Bukurës. Me fjalë të tjera, bota e Ideve perfekte dhe të përjetshme për të cilën fliste Platoni, nuk i flet më botës sonë empirike dhe vdesatare. Njerëzit e kanë humbur busullën e jetës dhe askush dhe asgjë nuk i orienton më. Pas vdekjes së Zotit mund të nxirren dy konkluzione: 1. Gjithçka lejohet; 2. Asgjë nuk lejohet.

Interpretimi i parë është përdorur nga postmodernistët, të cilët iu japin liri të plotë njerëzve për të bërë gjithçka që dëshirojnë, pa asnjë kufizim, pasi nuk ka më një autoritet që t’i ndalojë, apo ndëshkojë për veprimet e tyre të pamoralshme. Edhe vetë morali e humbet kuptimin në këtë mënyrë dhe bëhet moral subjektiv. Secili vendos vetë për të mirën dhe të keqen, në bazë të shijes, jo më të arsyes.

Pra, për t’i shpëtuar nihilizmit që erdhi me vdekjen e Zotit, postmodernistët na dërgojnë drejt një nihilizmi edhe më të rrezikshëm. Po të ndjekësh rrugën e tyre, siç bëjnë shumë të rinj sot, pamundësohet të jetuarit së bashku në komunitet dhe pamundësohen shumica e aktiviteteve sociale. Kjo është rruga drejt konfliktit dhe luftës, ose siç do të thoshte filozofi i shquar anglez, Hobs, rikthimi te Gjendja e Natyrës.

Veçse kemi edhe konkluzionin alternativ, pra, që pas vdekjes së Zotit, asgjë nuk lejohet. Kjo sepse me humbjen e autoritetit bota është bërë sërish e panjohur për ne, është bërë si një pyll i errët ku mund ta humbasësh lehtësisht rrugën. Për këtë arsye, çdo hap që hidhet duhet matur mirë. Me fjalë të tjera, teoria duhet t’i paraprijë praktikës dhe dija filozofike duhet t’i paraprijë shkencave dhe matematikës.

Kjo është mënyra e vetme për të dalë dikur nga pylli i errët i absurdit dhe injorancës ku gjendemi. Për ta mbyllur me shprehjen e filozofit slloven Zhizhek, “deri tani jemi përpjekur ta ndryshojmë botën, por ka ardhur koha që ta interpretojmë edhe një herë”.

mapo
 
Titulli: Pse duhet studiuar Filozofia?

Mua me pelq sh filozofia ama nqs thellohesh shume humbet fillin :p...
 
Pe: Pse duhet studiuar Filozofia?

Asgjë nuk vetëkuptohet, andaj pasojnë pyetje të panumërta
në kërkim të së vërtetës...!


Une filozofinë do ta futja në çdo sferë te jetës, sepse
të shtyn ta lodhësh trurin
, nuk të lejon të biesh në gjumë.
Të ngjall interes për jetën.
 
Titulli: Pse duhet studiuar Filozofia?

Filozofia duhet qe te te beje trurin lemsh :D.
Sa libra me jane dashur te studioj..nje tufe te cmendurish dhe mendimet e tyre
Ama duhet nje doze e tille sa per kulture.
 
Titulli: Pse duhet studiuar Filozofia?

Filozofia me ngjason shum here me romanin Pse ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top