Pse duhani na mban te dobet?

GLOOM

Catch me if you can...
1qacv.jpg

Janë të shumtë ata duhanxhinj që thonë se nuk e lënë duhanin për shkak se kanë frikë që do të shtojnë në peshë.



Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar mënyrën sesi nikotina zvogëlon apetitin, gjë që, një ditë, do të mund të ndihmonte në largimin e mbipeshës.



Duhanxhinjtë, marrë në përgjithësi, janë më të dobët (kanë më pak kile) sesa njerëzit që nuk pinë duhan, kurse studimi i bërë në Universitetin “Yale” tregon sesi nikotina aktivizon neuronet e caktuara në pjesën e trurit që quhet hipotalamus.



Këto neurone më pas "mashtrojnë" trurin se ka marrë sasi të mjaftueshme të ushqimit, gjë që shpjegon faktin pse duhanxhinjtë kanë një apetit më të vogël, thotë autorja e studimit, Marina Picciotto, profesoreshë e neurobiologjisë dhe farmakologjisë në “Yale”.



Por, këto nuk janë neuronet e njëjta të cilat janë përgjegjëse për vartësi nga nikotina. "Janë të shumtë ata duhanxhinj që thonë se nuk e lënë duhanin për shkak se kanë frikë që do të shtojnë në peshë. Për këtë shkak, ne duam që t’u ndihmojmë njerëzve që të mos shtojnë në peshë pasi që të heqin dorë nga pirja e duhanit, si dhe shpresojmë t’u ndihmojmë njerëzve që të largojnë kilet e tepërta, shpjegon Picciotto.

Burimi ikub.al


P.S Sa e bukur fotoja...
 
Titulli: Pse duhani na mban te dobet?

Mua po me shton pesh ! :P qe sa e pi asnje kg sma ka hek :P
 
Titulli: Pse duhani na mban te dobet?

s'eshte e vertete
une kam nje uri (ose apetit sic eshte quajtur ktu) te papare, ha shume
por gjithsesi, jam e dobet...dhe dua te shendosesh, por duhanin se le dot
 
Titulli: Pse duhani na mban te dobet?

une sa kam lan duhanin kam nje oreks te pa pam saqe 3 muajt e pare qe lash duhanin kam shtuar 10 kg ;)
 
Pe: Pse duhani na mban te dobet?

Edhe mua me ndodh,sa e le duhanin shtoj ne peshe...Sa e filloj,nuk leviz fare nga pesha,perkundrazi humbas...
 
Titulli: Pse duhani na mban te dobet?

Se di un nga kan dal kto studime un mendoj se eshte me njeri me strukture fizike dhe ska lidhje fare duhani .
Duhani po eshte i demshem po ka njerez qe e pin si derr dhe jan 200 kg
 
Pe: Pse duhani na mban te dobet?

Po tamam e kjo "propagande" duhej , thithni sa te mundeni o popull se do ruani linjat :D
 
Pe: Pse duhani na mban te dobet?

Po tamam e kjo "propagande" duhej , thithni sa te mundeni o popull se do ruani linjat :D


Ec Shkodrane mbaj mendjen tende:P...Duhani pihet,si ''nder'' qe i ben vetes,jo per peshe,por ama eshte fakt qe bie nga pesha nga duhani...Tani per tjeret se di:P
 
Pe: Titulli: Pse duhani na mban te dobet?

Se di un nga kan dal kto studime un mendoj se eshte me njeri me strukture fizike dhe ska lidhje fare duhani .
Duhani po eshte i demshem po ka njerez qe e pin si derr dhe jan 200 kg

rruge tmesme spaska ky duhani? o skelet o bac penc...lol...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pse duhani na mban te dobet?

rruge tmesme spaska ky duhani? o skelet o bac penc...lol...

Sipas statistikave thuhet qe jo ,mendoj se po ti bejne statistikat ne amerike ku pik kokakola e hamburger qe me mjes , sbesoj se do dali ky studim qe i dobeson por i shemdosh ;).

Kto sondazhet jan ber qesharak kohet e fundit skan me cfare studjojn e studjojn shendoshjen .
Prit kur te dali ndonje shkenctar te thote qe uji ben dem se sipas studimeve te bera te prish frymarjen a ku di un e shpikin kto ndonje gje .
 
Re: Pse duhani na mban te dobet?

dmth ,,,qenkam mire une keshtu si jam ,mos tja nis fare se me merr era :D
 
Titulli: Pe: Titulli: Pse duhani na mban te dobet?

Se di un nga kan dal kto studime un mendoj se eshte me njeri me strukture fizike dhe ska lidhje fare duhani .
Duhani po eshte i demshem po ka njerez qe e pin si derr dhe jan 200 kg


Nuk tha njeri qe duhani te dobeson, por qe te "mban" te dobet. Nqs ti si strukture je mbipesh, ose i prire per tu shendoshur, duhani sdo te mbaj vendin e urise qe ke gjate dites.

Po ashtu, pse shendoshen ata qe lene duhanin? Sepse "humbin" nje aktivitet qe i mbante te lidhur gjate gjithe dites, dhe qe duhet zevendesuar me dicka tjeter, qe shpesh here eshte ushqimi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top