Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Eshte e kuptueshme qe armiqte e tu do tia tregojne sekretet e tua te gjitheve nese I dine ato per te te demtuar. Por ka disa njerez qe bejne te njejten gje edhe pse te duan.
Dhe arsyeja te kta eshte shume e ndryshme nga ndjenjat e urrejtjes qe kishin armiqte e tu. Ne fakt arsyeja qendron ne te kunderten e kesaj.
Nxjerrja e sekreteve qe duhen fshehur ne kte rast ndodh per nje arsye shume te thjeshte. Diku nje pjese ne trurin e ketyre njerzve qe eshte pergjegjese per komunikimin, keta persona e kane me te madhe se madhesine normale.
Prandaj keta njerez kane nje nevoje shume te forte per te komunikuar dhe per te ndare sekretet e tyre me te tjeret.
Dhe kjo eshte e gjitha.
Nese keta njerez dine dicka qe ti deshiron ta mbash te fshehte nga te gjithe, ata do perpiqen qe ta mbajne sekretin. Por sa me shume qe ata do ta frenojne veten per ta ndare ate sekret me te tjeret, aq me te obsesionuar do te behen ata me ate ide.
Ti per te miren tende mund ti identifikosh keta njerez duke vene re xhestet e tyre. Psh nese ata ndajne me ty edhe mendimet e tyre me private, nese te tregojne eksperiencat e tyre me te thella, nese nuk mund te shkojne as ne nje dyqan aty afer pa te te kerkuar te shkosh ti shoqerosh, etj.
Nese I ve re keto, atehere te jesh I sigurte qe ky person ka nje nevoje shume te forte komunikimi dhe per te ndare cdo gje qe di me te tjeret. Prandaj ky person nuk mund te ti mbaje te fshehta sekretet e tua edhe po te doje ti mbaje.
Cdo njeri ka nevoje ti tregoje dikujt sekretet e tij. Cdo njeri deshiron te ndaje mendimet dhe eksperiencat e tij private me personat qe I ndjen te afert dhe te besueshem.
Por per disa te tjere historia ndryshon. Sepse ata kane nevoje te tregojne cdo gje qe dine, me te gjithe. Dhe ndonjehere kjo gje mund te behet shume e rrezikshme. Pra mbani nje sy hapur gjithmone.
Psikologji