Sepse shprehin më qartë emocionet e tyre, përmes fytyrës: sa më e dukshme të jetë ajo që ndien një njeri, aq më shumë dimë ç’të presim prej tij apo prej saj.
Ky është rezultati i një studimi gjerman i Universitetit të Lybekut, ku 94 vullnetarë të të dy gjinive panë filmime ku disa gra shprehnin me fytyrën e tyre, emocionet e trishtimit apo frikës. Pasi e kishin parë, duhej të shtypnin një buton ku të zmadhonin në ekran pamjen e secilës prej grave, bazuar në atë se me cilën do të donin të afroheshin dhe të hynin në bisedë.
Sa më e besueshme që të jetë një person, aq më shumë mund t’i afrohemi pa siklet. Po kështu duhej të thoshin se sa dakord ishin me pohimet si: “Do të doja të flisja për problemet e mia”, apo “Do të doja ta takoja në jetën reale”.
Nga studimi doli që vullnetarët konsideronin më të besueshme gratë që kishin shprehur më mirë gjendjen e humorit gjatë filmimit.
Pra, të kuptuarit e emocioneve nga fytyra e një personi na bën të prirur që të mendojmë mirë për të dhe shkakton kënaqësi: me rezonancën manjetike funksionale, në fakt, studiuesit panë që në këtë rast aktivizohen zonat e trurit të shpërblimit, pra atë që “ndizen” kur marrim një çmim apo një shenjë mirënjohje. /bota.al