Me vet aktin e kremtimit të Vitit të Ri, në mënyrë simbolike i jepet nderimi vazhdimësisë së kohës, e cila, për çdo vit fillon të rrjedh.
Në fakt, Viti i ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.
Viti i ri është festë: e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.
Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.
Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillzënien e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe germanët.
Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar se, festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen.
Bazuar edhe në disa të dhëna tjera, edhe germanët e vjetër kanë një hise të kontributit të tyre në këtë drejtim. Ata, si të parët e gjermanëve të tanishëm, fuqishëm kanë besuar se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon "shpirtin e malit", andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung. Më vonë, shkuarja në mal tek trungu i bredhit, shndërrohet në prurjen e saj në dhomat e shtëpive. Kështu, në kohën e sotme, nga kjo traditë e lasht, ne kemi trashëguar ceremoninë e bredhave të dekoruara nëpër shtëpitë tona, si rit familjar i çdo shtëpie kudo në Botë.
Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohet të gjithë në datën e njëjtë, sepse, disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës) kurse disa të tjerët atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit). Në krahasim me kalendarin solar i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse, sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme, dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.
Vitin e Ri Lunar, sot, më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam si dhe në disa shtete tjera të Lindjes, dhe atë, paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian.
Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës. Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale e cila shënohet me pompozitet të madh. Ekziston besëtytnia se mu para ndërrimit të mot moteve, në emër të largimit të çdo gjëje që është e vjetër, në mënyrë detale duhet pastrohet banesa dhe shtëpia, ndërsa, nëpër rrugët e të gjitha qyteteve organizohen ceremonialet madhështore, ku në parakalimet e gjata përplot me njerëz, dominon marshimi i dragonjve të improvizuara nga letra si simbole të fuqisë dhe suksesit.
Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme përplot me specialitete të radha tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të mot moteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budist anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.
Edhe tek populli çifut Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe me mësime religjioze konsiderohet si festë shpirtërore me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar - solar. Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi çifut i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të mot moteve, kanë vërtetë një tryezë të pasur, por në dallim me popuj tjerë, ajo është e seruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra, tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.
Në viset e ngrohta te gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar ne në viset veriore, por, kjo, assesi nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.
Në shumë vende dhe shtete të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete e ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, mu para çastit të ndërrimit të mot moteve masovikisht dalin ne qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri tanimë është tradicionale në shumë kryeqytetet e shteteve të Evropës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj .
Viteve të fundit, e posaçërisht pas çlirimit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të "baba-dimrit" si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore edhe në Kosovë.
Por, sido që të jetë, dhe pa dashur që ta minimizojmë madhështinë e kremtes së kësaj festë ndërkombëtare të ndërrimit të mot moteve tek asnjë popull dhe asnjë shtet, më lejoni që si shembull ta veçoj vetëm shtetet e Skandinavisë, të cilët bëjnë gara marramendëse që ta përvetësojnë origjinën e mitit të "Baba-dimrit" me mjekër të bardh, i cili fëmijëve për Vitin e Ri ju shpërndan dhurata . Sa për kuriozitet, është interesat të cekim se Laponia, një krahinë Firlandeze, në vitin 1979, është shpallur edhe zyrtarisht si vendi i prejardhjes së "Baba- dimrit"
Ritet, besimet dhe besëtytët në ditën e pritjes së Vitin e Ri
Natën e ndërrimit të mot moteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të Botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe besëtytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme...etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.
Në vazhdim t'i parashtrojmë disa prej tyre:
- Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues;
- Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumë llojllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje;
- Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar konsiderohen si fëmijë më fatlum në botë;
- Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen;
- Njeriu i parë i cili do t'ju hyj në shtëpi pas mesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të te, e posaçërisht nëse ky person është mashkull, trupgjatë dhe zeshkan:
- Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë atë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të mot moteve. Ky veprim do t'ju sjell shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet e juaja gjatë tërë vitit të ardhshëm;
- Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri të tentoni t'i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen, do t'ju sjell fillim të mbar në të gjitha lëmenjtë e jetës;
- Të gjitha portofolat e juaja që i dispononi , at mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t'ju përcjelli me shumë begati dhe pasuri financiare.
Adnan Abrashi