LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Këto janë ditë tejet të ngarkuara në Hollywood, për shkak të përgatitjeve për natën e çmimeve Oscar. Nuk mjaftonte alarmi fals për bombë pranë Dolby Theatre të Los Angeles, por akademia e çmimeve Oscar 2015, është bërë objekt provokimi nga një eksponent i famshëm i artit të rrugës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Plastic Jesus. Ndërsa në vitin 2014 ekspozoi një statujë të çmimit Oscar me një shiringë në dorë, ku shkruante “Sekreti më i mirë i ruajtur në Hollywood”, kësaj radhe statuja e Oscar shfaqet duke thithur kokainë dhe është vendosur para yllit të Elvis Presley dhe shkruhet “Festa më e mirë e Hollywood”. Jesus e shpjegon artin e tij provokues me fjalët, “E bëj për të sensibilizuar lidhur me një problem që prek gjithë botën e Hollywood prej vitesh, atë të varësisë ndaj drogave të rënda. Janë shumë persona të prekur, por për këtë çështje flitet vetëm pasi vdesin persona me famë ndërkombëtare”./a.y/noa.al/