Provo veten! Ç’lloj mamaje je, sipas horoskopit

Hera

Έτερος εγώ
Ka mundësi që shpeshherë të mendosh se çfarë mami do të jesh, njëlloj si nëna jote apo do ndryshosh disa gjëra

Në bazë të shenjës suaj të horoskopit, këto janë disa nga karakteristikat për secilën shenjë, se çfarë lloj nëne do të jesh në të ardhmen.

DASHI

Pikat e forta: Keni vetëbesim, fuqi, vetëvendosje dhe nuk do të keni frikë nga asgjë

Pikat e dobëta: Konkurrenca, inati, fiksimi në disa gjëra, përqendrimi i vëmendjes te vetja

Stili juaj i të qenit mama: Një luftëtare. Do përpiqeni që çdo gjë të shkojë mirë dhe të lini përshtypjen më të mirë te fëmijët tuaj. Personat e shenjës së Dashit janë mësuar që të kenë gjithë vëmendjen te vetja, prandaj fillimisht do të jetë pak e vështirë që të përshtaten. Jeni një rol mode, gjithë kohës duke mësuar gjëra të reja dhe duke u përpjekur për lumturinë e fëmijëve.

DEMI

Pikat e forta: Qëndrueshmëria, punoni shumë për çdo gjë, të kuptueshme.

Pikat e dobëta: Pak materialiste, ndryshim i vazhdueshëm humori, u bëni qejfin të tjerëve

Stili juaj i të qenit mama:Shenja e demit është shumë e kujdesshme dhe në kontroll të gjithë njerëzve që rrethojnë fëmijën, por në momentin që krijon besimin te të tjerët, nuk ka më problem. Do i rrisni fëmijët tuaj që të jenë të edukuar, të respektojnë autoritetin dhe nëse është e mundur të vlerësojnë punën që keni bërë për ta.

BINJAKËT

Pikat e forta: Përshtateni lehtësisht, ndiheni gjithmonë të reja, moderne, kureshtare, me kreativitet.

Pikat e dobëta: Nuk keni shumë durim, në vend që të dëgjoni e bëni moral.

Stili juaj i të qenit mama:Qëllimi juaj është që mos të jeni asnjëherë të mërzitshëm. Do jeni shpeshherë në kundërshtim me veten, por prapë do jeni një mami shumë e mirë.

LUANI

Pikat e forta: Lidershipi, kreativiteti, vetëbesimi

Pikat e dobëta: Pak dramatike, përqendroni vëmendjen te gjëra të vogla

Stili juaj i të qenit mama: Lini shenjën tuaj kudo që shkoni. Të qenit mama është një punë që do e bëni me zemër dhe do përpiqeni të përfshiheni në çdo gjë që bën fëmija juaj. Keni shumë kërkesa dhe shpesh do kërkoni më shumë se ç’duhet nga fëmijët tuaj, por në fund të fundit doni që të rrisni qytetarë të denjë që do arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen.

Shiko fotografinë 1882165

VIRGJËRESHA

Pikat e forta: E organizuar, e vëmendshme ndaj shëndetit, inteligjente

Pikat e dobëta: Gjykuese, shpeshherë shqetësoheni kot, i studioni gjërat më shumë seç duhet

Stili juaj i të qenit mama: Një miksim, disa herë doni që të kontrolloni dhe planifikoni gjithçka, herë të tjera jeni më e lirshme dhe i lini fëmijët të bëjnë atë që duan. Pavarësisht dëshirës tuaj për të pasur gjithçka perfekte, do ketë raste që do bëni lëshime vetëm për t’u bërë qejfin fëmijëve tuaj.

AKREPI

Pikat e forta: Fuqia, intuita, vullneti i fortë

Pikat e dobëta: Kontrolli, paranoja, fiksimi

Stili juaj i të qenit mama:Askush nuk do të mund të thotë gjë për mënyrën se si do edukoni fëmijët tuaj, gjithmonë do përqendroheni që të bëni atë që është me e mira për ta. Do mbështeteni gjithmonë vetëm të vetja dhe intuita juaj për t’i rritur.

GAFORRJA

Pikat e forta: Ndjeshmëria, rehatia, keni shije, përkushtoheni ndaj fëmijëve

Pikat e dobëta: Kujdeseni më shumë seç duhet, xhelozia, ndryshoni humor herë pas here

Stili juaj i të qenit mama: Të qenit mama është në ADN-në e shenjës së Gaforres. Gjithmonë keni qenë e kujdesshme ndaj të afërmve apo familjes. Do të dini si të silleni në çdo situatë dhe falë fëmijëve tuaj do të bëni shoqe shumë mama të tjera.

PESHORJA

Pikat e forta: Jeni e duruar, e drejtë me të gjithë dhe e rafinuar

Pikat e dobëta: Pak arrogante dhe egoiste

Stili juaj i të qenit mama: Fakti që do bëheni mama do ju ndryshojë edhe juve, nuk do e përqëndroni më gjithë vëmendjen te vetja, por te fëmijët tuaj. Do ndiheni shumë të lumtura nëse jetoni dhe bëni gjithçka për ta. Gjithmonë do kujdeseni për pamjen dhe pamjen tuaj.

BRICJAPI

Pikat e forta: Ruani vlerat tradicionale, jeni e duruar, mendoni për çdo gjë, veproni me plan

Pikat e dobëta: Shqetësoheni vazhdimisht, pesimiste,dyshoni te vetja

Stili juaj i të qenit mama: Ju pëlqen t’u rrini afër fëmijëve tuaj dhe t’u mësoni të kenë kujdes në jetë. Ndonjëherë do të luani dhe rolin e babait falë autoritetit që ju karakterizon.

UJORI

Pikat e forta: Jeni moderne, e drejtë me të gjithë dhe origjinale

Pikat e dobëta: E dramatizoni çdo gjë, jeni objektive

Stili juaj i të qenit mama: Do i bëni gjërat ashtu siç vijnë, jeni spontane dhe disa herë një mama shumë moderne. Nuk do jeni asnjëherë e mërzitshme për fëmijët tuaj. Do arrini të gjeni balancën e duhur për çdo gjë.

SHIGJETARI

Pikat e forta: Jeni e zgjuar, aventuriere, me humor dhe i shikoni gjërat në perspektivën e duhur

Pikat e dobëta: Nuk keni durim, nuk planifikoni dhe ndonjëherë e ashpër

Stili juaj i të qenit mama: Duke qenë se njiheni si shpirt i lirë, të qenit mama është një gjë shumë e mirë për ju. Jetoni momentin, veproni me impuls dhe instinkt.

PESHQIT

Pikat e forta: Dhembshuria, imagjinata, kreativiteti

Pikat e dobëta: Manipuluese, jo në balancë

Stili juaj i të qenit mama: Do përpiqeni që çdo gjë të kombinohet dhe të jetë ashtu siç duhet. Shfaqni gjithmonë dashuri për të tjerët dhe do e bëni këtë gjë akoma më shumë për fëmijët tuaj. Dini si ta trajtoni veten si mbretëreshë dhe do frymëzoni dhe nënat e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Fëmijët tuaj e dinë që jeni gjithmonë aty për ata dhe do bënit çdo sakrificë për lumturinë e tyre. /Telegrafi/
 
Unë gaforre jam.
Po sinqerisht sjam e aftë për të rritur fëmijë.
Un ende jam fëmijë për vete ;):P

:) Tani jeto lirine tende,shijoje keto kohe se ste vjen me.
Me pas ti ke per te qene nje nene e mrekullueshme kur ti vij momenti.
Une jam shume e sigurt per kete.
Vajzat e ndjeshme dhe me bote jane gjithnje nena te mira.
 
BRICJAPI

Pikat e forta: Ruani vlerat tradicionale, jeni e duruar, mendoni për çdo gjë, veproni me plan

Pikat e dobëta: Shqetësoheni vazhdimisht, pesimiste,dyshoni te vetja

Stili juaj i të qenit mama: Ju pëlqen t’u rrini afër fëmijëve tuaj dhe t’u mësoni të kenë kujdes në jetë. Ndonjëherë do të luani dhe rolin e babait falë autoritetit që ju karakterizon.

Ka shtet ktu! S'ka tërrci vërrci! lol

 
GAFORRJA

Pikat e forta: Ndjeshmëria, rehatia, keni shije, përkushtoheni ndaj fëmijëve

Pikat e dobëta: Kujdeseni më shumë seç duhet, xhelozia, ndryshoni humor herë pas here

Stili juaj i të qenit mama: Të qenit mama është në ADN-në e shenjës së Gaforres. Gjithmonë keni qenë e kujdesshme ndaj të afërmve apo familjes. Do të dini si të silleni në çdo situatë dhe falë fëmijëve tuaj do të bëni shoqe shumë mama të tjera.


shpresoj te behem mama e mire
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top