Protestë me puthje kundër arrestimit për puthje

Love

βeℓℓe â๓e
اifte të të gjitha moshave u puthen para kishës në qytetin Leon, në Meksikën qendrore, në shenjë proteste kundër arrestimit të një mashkulli që kishte puthur partneren e vet.

f1_09puthja1344503676.jpg


Protesta me puthje është mbajtur të dielën që shkoi në mesditë, në të njëjtën kohë kur mbahet mesha, që u mbështet edhe nga disa parohë.

Manuel Berumen, 38 vjeç, ligjërues në universitet, u mbajt në arrest 12 orë sepse derisa po shëtiste nëpër një shesh aty afër e kishte puthur partneren e vet, me të cilën ka një fëmijë katër vjeç.

“Po e puthja Majrën dhe papritmas dëgjova dikë që po thërriste “Këtu ka fëmijë, fëmijë!”, thua se ishim lakuriq ose që bënim veprime pornografike në rrugë”, u tha Berumen gazetarëve, pasi iu ankua një organizate për të drejtat e njeriut.

Ai dhe partnerja e tij akuzohen për shkelje të rregullave morale.
Gjykatësi vendor ua caktoi 12 orë paraburgim. Berumen tha se pesë policët, që reaguan ndaj thirrjes së një gruaje të skandalizuar, e arrestuan vetëm atë.

Shteti Guanahuato, që ka Leonin kryeqytet, është njëri nga më konservativët në Meksikë dhe në të edhe më parë kishin ndodhur incidente të ngjashme.
Burimi: kohaditore
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top