Prostitutat jetonin “ilegalisht” në burg

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.1108174709612_m.jpg


Një operacion i befasishëm bastisjeje në një burg në qytetin Acapulco të Meksikos zbuloi 19 prostituta, dy thasë marihuanë dhe 100 gjela që përdoren për luftë me të cilët të burgosurit vendosin baste, njoftuan autoritetet.
Ky zbulim u bë pasi 500 policë po bëheshin gati të transferonin 60 të burgosur në një burg të sigurisë së lartë në natën ndërmjet të dielës dhe të hënës, tha Arturo Martinez, zëdhënës i policisë për operacionet anti-drogë në shtetin perëndimor të Guerreros.

Policia, po ashtu, zbuloi gjashtë të burgosura femra në pavijonin e burrave në burg, një armë të ftohtë, dy fazanë dhe gjësende me vlerë, si për shembull, televizorë plasma, tha zëdhënësi.

“Ne po hetojmë keqbërësit e mundshëm”, tha Martinez.

Shteti Guerrero ku gjendet Acapulco, ka shkallën e tretë më të lartë të vrasjeve në Meksikë pas shteteve kufitare të Chihuahua dhe Nuevo Leon.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2011 më shumë se 1.340 persona janë vrarë në Guerrero, sipas një statistike të publikuar në gazetën meksikane Reforma. /Telegrafi/
 
Pe: Prostitutat jetonin “ilegalisht” në burg

Po maternitet kishte brenda aty?
 
Pe: Prostitutat jetonin “ilegalisht” në burg

Ndo nje bar resorant ka pas ktu berdna LOL LOL

Kam pershtyPjen se kto femrat qe kan kap tek burgu grave do ken qen zonj-burr me barset LOL LOL LOL
 
Pe: Prostitutat jetonin “ilegalisht” në burg

Si duket aty ka qene nje pub dhe gjithecka qe shkon me te, tamam jete hoteli qe te burgosurit te ndjehen me komod hahhaha
 
Pe: Prostitutat jetonin “ilegalisht” në burg

Hahaha tani do i fusin prap ne burg :p
 
Back
Top