Arfenilla
Themelues i Forumit
Dhjetë vjet më parë, Gjermania vendosi një ligj, i cili synonte të legalizonte pjesërisht prostitucionin e të mbronte prostitutat. Sot vendi është kthyer në bordellon e Europës dhe gjërat nuk janë përmirësuar
Bordello me çmime fikse dhe me paketa të posaçme …sa të duash pa kosto shtesë, oferta për seks në grup apo për shkrepje të shpejta në aeroport. Këto janë vetëm pak shembuj nga specialitetet erotike që ofrohen këto ditë në Gjermani, ku prostitucioni ka lulëzuar në mënyrë kaq dramatike që kur u legalizua në vitin 2002. Kundërshtarët, nga feministet radikale te konservatorët kristianë, kanë filluar ta konsiderojnë Gjermaninë “bordelloja e Europës”.
Transformimi i industrisë së seksit në Gjermani ka ndodhur pothuajse brenda natës. Përgjatë dy dekadave të fundit, numri i prostitutave (pothuajse të gjitha femra) është dyfishuar në 400 mijë, sipas disa vlerësimeve. Dhe nuk ka nevojë të shkosh në rrugën e famshme “Reeperbahn” në Hamburg për t’i gjetur. Vetëm në Berlin ka 500 kuplara; Osnabruk, një qytet i vogël universitar, ka 70; dhe rreth tre mijë ekzistojnë në të gjithë Gjermaninë. Dritat e tyre me neone të kuq apo fasadat pa dritare zbukurojnë edhe qytezat më të vogla. Kuplaraja Pascha në Këln është një shembull. Ajo u shërben mesatarisht 800 burrave në ditë. Ndërtesa me 12 kate e hapur 24 orë në ditë, është bordelloja më e madhe në Gjermani, me 126 dhoma, si dhe me restorante, sallone bukurie, e shërbime të tjera. Rreth 150 gra punojnë këtu bashkë me 90 punonjës të tjerë shërbimesh. Një kat i tërë u dedikohet shërbimeve transseksuale.
اdo ditë vlerësohet se më shumë se 1 milion burra vizitojnë punonjëset e seksit – shumica dërrmuese e të cilave vijnë nga vendet e varfra fqinje, si Rumania apo Ukraina. Vendi është bërë një destinacion i rëndësishëm i turizmit seksual, për meshkujt që kërkojnë kënaqësitë e lira, të ligjshme dhe relativisht higjienike. Autobusë nga vendet fqinje vijnë çdo ditë, madje edhe nga Holanda, vendi dikur i njohur për politikat liberale për prostitucionin. Industria e seksit vlerësohet se qarkullon 16 miliardë euro në vit në Gjermani.
Beteja shoqërore vendos ballë për ballë frontet e zakonshme politike, feministet kundër feministeve, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe klerikët etj. Qeveria e re gjermane, koalicioni centrist mes dy partive më të mëdha, guxoi të flasë për këtë punë gjatë bisedimeve, por hoqi dorë shpejt. Thjesht nuk ka konsensus brenda dy partive se çfarë duhet bërë. Prostitucioni del se është një problem i vështirë dhe pas vitesh zbatimi të ligjeve më liberale mbi këtë temë, Gjermania duket se nuk ka shkuar gjëkundi. Ligjet e fundit “progresive” u miratuan nga administrata social-demokrate dhe e gjelbër në vitin 2002. Ideja ishte të bëheshin punonjëset e seksit të ligjshme, të nxirreshin nga ilegaliteti dhe t’u jepeshin të drejta për sigurime shoqërore për të përmirësuar kushtet e tyre të punës. Në teori kjo do të ndalonte tutorët dhe mafien. Ligji madje legalizoi edhe aktivitetet “promovuese” të ndërmjetësve në këtë proces.
Nën ligjin aktual, punonjëset e seksit mund të hapin gjyq për pagat, të paguajnë sigurime shoqërore dhe të kërkojnë ndihmën e punëdhënësve për sigurimet shëndetësore. Industria e seksit, e cila nuk ka qenë kurrë tërësisht ilegale, ka paguar taksa, por prostitucioni nuk konsiderohej si punë e ligjshme. Qëllimi ishte që të bëhej prostitucioni një punë si gjithë të tjerat. Në këtë mënyrë, shpresohej që të shpëtoheshin gratë nga trafiku. Prostitutat u bënë po aq të ligjshme sa fizioterapistët apo bukëpjekësit. Por opozita konservatore e ndaloi procesin në një zonë gri, ku ka mbetur që nga ajo kohë.
Një dekadë më vonë, pothuajse askush nuk është i lumtur me rezultatin. Megjithëse shifrat janë vlerësime – duke dhënë një mungesë me të vërtetë jo tipike për Gjermaninë në fushën e kërkimeve – ka pak prova që të tregojnë se vuajtjet e prostitutave janë pakësuar, por ka prova të shumta se industria është lulëzuar.
Prostitutat kanë më shumë të drejta, por rrallë i kërkojnë ato. Shumica e punonjëseve të seksit nuk regjistrohen si të tilla dhe shumë pak flasin kundër punëdhënësve. Shumë rrallë zyrtarët e policisë marrin denoncime nga prostitutat kundër tutorëve.
Me rritjen e provave se ligji ka dështuar, një kor në rritje gjermanësh po përpiqen të luftojnë problemin. Alis Shvarzer (Alice Schwarzer), një shkrimtare dhe feministe, është vënë në krye të lëvizjes. Në këndvështrimin e saj, prostitucioni është dhunim i të drejtave të njeriut dhe duhet të ndalohet me ligj si në Suedi apo në Francë. Sipas saj, ligji i vitit 2002 mbron tutorët, jo prostitutat, vuajtjet e të cilave janë shtuar. Ky është edhe mendimi i shumë zyrtarëve të policisë. Prostitucioni është në të njëjtin nivel me skllavërinë sipas saj dhe klientët e menaxherët duhet të trajtohen si kriminelë. “Nëntëdhjetë për qind e prostitutave detyrohen të hyjnë në këtë punë përmes varfërisë dhe trafikimit”, argumenton ajo në një libër të ri me titull “Prostitution: ein deutscher Skandal”. Publikimi i librit nisi një fushatë kombëtare kundër prostitucionit. Rreth 100 njerëz të famshëm, aktorë, artistë, politikanë e klerikë firmosën një peticion, ku kërkojnë ndalimin e prostitucionit.
Gratë liberale, dikur armike më të mëdha të kishës katolike, tashmë gjenden në të njëjtën llogore. Abolicionistët bazohen te dëshmitë e ish-prostitutave. Ata tregojnë për abuzime, shfrytëzime dhe jetë të shkatërruara, histori që ta kthejnë stomakun përmbys. Disa gra raportojnë se në mënyrë të rregullt detyrohen të bëjnë seks me deri 60 burra në ditë te një klub në Shtutgard. Të tjera thonë për seks në grup, ku shumë burra njëherësh bëjnë seks anal, oral dhe vaginal me to.
Pasaportat e këtyre grave konfiskohen, lëvizjet e tyre monitorohen dhe kushtet e jetesës janë mjerave. Pjesa dërrmuese e fitimeve u shkojnë ndërmjetësve. Nuk ka dyshim se këto histori janë të vërteta. Pyetja është nëse ato janë përfaqësuese për të gjitha punonjëset e seksit. Shvarzer thotë se janë; kritikët thonë jo!
Ka edhe shumë gjermanë e vëzhgues të huaj që mendojnë se ajo e ka ekzagjeruar. Të dyja kampet bëjnë beteja në debate televizive, të cilat shpesh përfundojnë në neutralitet. Në një diskutim të tillë publik nëntorin e kaluar në Berlin, pati telashe. Disa grupime punonjësesh seksi si Hydra dhe Dona Carmen shpërndanë mbështetës nëpër audiencë, të cilat fërshëllyen kur foli Shvarzer, duke mbajtur çadra simbolike të kuqe dhe pankarta ku shkruhej: “Profesioni ynë na përket ne!” Ajo ishte duke folur krahas një shefi policie dhe një ish-prostitute. Kur kjo e fundit foli, aktivistet pro prostitucionit bërtitën: T’i nuk mund të flasësh në emrin tonë. Në fund, një aktiviste u zhvesh nga mesi e poshtë e hyri në skenë.
Grupimet e punonjëseve të seksit janë të mirëpritura në një debat që deri tani është kryer gjerësisht nga njerëz që nuk janë as ofrues e as përdorues. Këto grupime thonë se shifrat e Shvarzer janë fantazma, se shumica e punonjëseve të seksit në Gjermani e kanë zgjedhur profesionin vullnetarisht dhe se ajo që nevojitet është më shumë hapje, jo më pak. Në mënyrë jo surprizë, shumë punonjëse seksi refuzojnë argumentin se janë viktima të pashpresa: “Ne nuk kemi nevojë të shpëtohemi”, është slogani i tyre.
Pretendimi se shumica e punonjëseve të seksit janë të trafikuara dhe të robëruara kundër vullnetit të tyre është mashtrim, argumenton Juanita Rosina Henning nga grupimi Dona Carmen, një grup që u jep punonjëseve të seksit këshilla mbi të drejtat e tyre. “Unë kam kryer studimet e mia, kam shkuar në bordello dhe kam intervistuar gra”, thotë ajo.
“Mbi 90 për qind e tyre më thanë se e dinin se po vinin në Gjermani për të punuar si prostituta.”
“Kjo është shumë domethënëse për ata që besojnë se këtyre vajzave po u mohohet mundësia për të ushtruar vullnetin e tyre të lirë”, thotë Mariam Lau, një kolumniste në të përjavshmen “Die Zeit”, e cila mbështet reformimin e ligjit aktual. “Kjo është njësoj si mënyra me të cilën e majta fliste mbi klasën punëtore. Asaj i duhej të fliste për ta, sepse ata nuk kishin zhvilluar ende vetëdijen e duhur. Këto gra kanë mendjen e tyre në fund të fundit.”
Grupimet e punonjëseve të seksit thonë se nxjerrja jashtë ligjit e prostitucionit thjesht sa do ta kthejë këtë në biznes kriminal të botës së nëndheshme. Shumica dërrmuese e klientëve meshkuj, pretendojnë ato, janë burra mjaftueshëm të përmbajtur që kërkojnë seks apo butësi për arsye të ndryshme.
Klisheja e grave të abuzuara në duart e klientëve të dhunshëm apo tutorëve zhvatës thjesht nuk është e saktë, thonë ato. Në fund të fundit, Shvarzer nuk ka shkelur kurrë në një bordello. Nga e di ajo çfarë thotë?
Grupime të tilla si Hydra kanë nisur peticionin e tyre, “legalizoje” si kundërpërgjigje të nismës së Shvarzer “ndaloje”. Shumica e politikanëve, ekspertëve e grupeve të interesit mbështesin mendimin e ligjit aktual, por shumë pak bien dakord se si. Një propozim është që të bëhet seksi me një person të trafikuar vepër penale, duke ia vënë përgjegjësinë klientit, siç ka bërë Franca. Por si mund ta dijë një klient nëse personi që takon për disa orë është rrëmbyer?
Një ndryshim tjetër i propozuar është që t’i jepet policisë e drejta për të hyrë nëpër bordello pa leje paraprake apo ankesë. Ligji i vitit 2002 e ndalon këtë. Prostitutave mund t’u kërkohet të regjistrohen si të tilla, dhe jo thjesht vullnetarisht.
Grupimet që përfaqësojnë punonjëset e seksit dhe shumë të tjerë, përfshirë avokatët e shëndetit publik, thonë se këto masa janë të panevojshme dhe kundërprodhuese. Ligji i vitit 2002, thonë ato, qe një hap në drejtimin e duhur, por vetëm një hap. Në atë kohë supozohej se do të pasohej nga legalizim i plotë i çdo aspekti të biznesit të seksit. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Ata ndaluan për shkak të opozitës së konservatorëve.
Disa argumentojnë se punonjëset e seksit kanë nevojë për zbatimin për to të të gjithë kuadrit ligjor të të drejtave të punës, jo thjesht të disa të drejtave. Standardet për industrinë e seksit duhet të jenë të barabarta me ato për hotelet apo restorantet. Vetëm kështu mund të ndalohet trafikimi, përdhunimi apo abuzime të tjera. Kërkohet gjithashtu që grave të huaja që denoncojnë tutorët, duhet t’u ofrohet azil në Gjermani dhe jo ekstradim në vendin e origjinës.
Por gjasat janë që qeveria e ardhshme të bëjë vetëm ndryshime të vogla në ligj. Një propozim është rritja e moshës minimale ligjore për punonjëset e seksit nga 18 në 21 vjeç. Një tjetër është ndalimi i seksit me çmim fiks. Në fund, jo ndonjë gjë e madhe pritet të ndryshojë.
Në Zelandën e Re, legalizimi i plotë i prostitucionit duket se ka funksionuar.Bsot..