Propozoni njeri-tjetrin!

@harbin20 duke par keto ditet e fundit se sa shume femrat te adhurojn, dua te te propozoj per martes. ta vej un unazen ngisht perpara se te mari nje nga keto shtrigat njeher e pergjithmon! A pranon??? po do pranosh o te hengert nje mortje do pranosh se ta caj ballin, ti nxjerr syt venit qe mos shofesh dot me kurr femer me sy!

He si thua zemla? :*
 
@Vajza dashtunia ime virtuale, thuj tre fjal me kusht qit m'hedhsh n'tok me fjaln e dyt. :D :D
 
@Guns_N_Roses traft pika o zot , gjith ky cun ti 2 metrosh sperballoke dot dhunen e nje femre te vockel te urt e te but si un ?‍♀️. Po o kafsheee shume e urte jam, thjesht thonjt i kam si te shtriges....bejn shume dem lol
 
@Moonlight dashuria ime qe te rente pika sa shume te dua. Si bwtoni dashuria ime behet pallet. E ti je cimentoja e skaduar qe e perforcon me tej gradacelin e dashuris qe prek rete lol lol
 
Po po singel ,ja sic u rrefeva une te At @titan lexoje????????
Mëkatar

Në Kishë shkoi një grua e bukur,
Me sy të bukur si perri.
E priti vetë Peshkopi i vjetër,
Veshur me veladon të gjatë, të zi.

Kryqin një herë e bëri gruaja,
Tre herë më radhë Peshkop i shkretë.
Erdha të them të gjithë mëkatet,
Çfarë bëra gjithë në këtë jetë.

Njerëzit janë lindur mëkatarë,
Me thuaj bijë çfarë ndodh me ty.
Çliroje shpirtin para altarit,
E lutemi në Zot të dy.

Kam një të dashur Hirësi,
Që në parajsë me çon ngaherë.
Me flet për ndjenjë e dashuri,
Me flet për fllad edhe për erë.

Me flet për yjet lart në qiell,
Atje ku rri dhe Perëndi.
Më përkëdhel në gjithë trupin,
Po bëj mëkat Hirësi?

Më përqafon dashnori im,
Më mbledh në krahë të përvëluar.
Edhe pse Zotin lus ngaherë,
Edhe pse mbaj Kryqin në duar.

Por fort tundohem dhe e lë,
Me trupin tim të bëj ç'të dojë.
Thuamë Uratë, në gjunjë të lutem,
Nuk di çfarë Zoti të besoj.

Dëgjo moj bijë, moj e bekuar.
Ta them të mbetet këtu mes nesh.
Gëzo gjithë ditët që të mbeten,
Mjafton që kush të mos mar vesh.

Të mirët shkojnë në parajsë,
E Ferri mbledh gjithë të marrë.
Po ti mund të shkosh ku të duash,
Vetë dashuria djeg si zjarr.

E lumturia s'është për të gjithë,
Ata që munden janë shumë pak.
Mëkati krijohet nga zilia,
Përfundoi fjalën Prifti plak.

Gruaja i puthi dorën e rreshkur,
Që kundërmonte erë temjan.
Dhe brofi shpejt tek derë e Kishës,
Ku po e priste një Jaran.

Çfarë mbet për ne i tha djaloshit,
Kur vetë Peshkopi është mëkatar.
Çomë përsëri në Qiell të shtatë,
E Botën dreqi le ta marrë...

Fatmir R Gjata
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top