Legalizoni tregtinë e veshkave, jepni mundësinë të shitet njëra prej tyre, për të zgjidhur listat e gjata të pritjeve për transplante. Propozimi shokues ka ardhur nga ekonomisti Gary Becker, fitues i çmimit Nobel dhe kolegu i tij Julio Elias në “Wall Street Journal”. Sipas tyre çmimi ”i drejtë” për një veshkë është 11 mijë euro.
Shitja e veshkave është e ndaluar me ligj dhe trafiku ilegal i organeve luftohet gati në të gjithë botën. Në editorialin e dy ekonomistëve përshkruhen shifrat rreth donacioneve në SHBA, që shohin një listë pritjeje mesatarisht prej 4 vite e gjysmë për një veshkë, metodat e përdorura për shtimin e numrit të organeve disponibile, etj. Autorët shkruajnë:” Asnjë metodë e përdorur sot nuk është në gjendje të eliminojë mungesën për veshka. Nëse paguhen dhuruesit për organet e tyre do të mund t’ia dilnin mbanë. Në veçanti, me një çmim të mjaftueshëm për veshkat, numri i organeve disponibël do të rritej, duke mos rritur koston e transplantim”.
Sipas përllogaritjeve, një veshkë mund të paguhet rreth 15 mijë dollarë (diçka më tepër se 11 mijë euro), një çmim që do të ulte numrin e personave që i drejtohen dializës.
G.shqip