12 ushtarakë të specializuar të ushtrisë së SHBA kanë shkuar në planetin Serpo me një mision 12-vjeçar për të mësuar më shumë në lidhje me gjeologjinë dhe biologjinë e tij
"Së pari, më lejoni të prezantohem. Jam një punonjës tashmë në pension i qeverisë së SHBA-së. Nuk dua të hyj shumë në detaje për të kaluarën time, por kam qenë i angazhuar në një program special". Ishte kjo deklarata e hapjes e dërguar nga një burim anonim në nëntor 2005, në drejtim të një grupi diskutimi në internet, që koordinohej nga Viktor Martinez, një i punësuar në administratën amerikane. E-mailet zbuluan ekzistencën e Projektit Serpo, që supozohet se është një program shkëmbimi ndërmjet qeverisë amerikane dhe jashtëtokësorëve nga Serpo, një planet në sistemin e yjeve Zeta Retikuli. Thuhet se programi e ka fillimin pasi dy UFO u përplasën në Roswell dhe Korona në vitin 1947. Thuhet gjithashtu, se i vetmi jashtëtokësor që mbijetoi ka ndihmuar ushtrinë amerikane në vendosjen e kontakteve me Ebenët, qeniet e ngjashme me të në Serpo. Ky lloj komunikimi çoi në një program shkëmbimi në vitin 1965, ku 12 ushtarakë të specializuar të ushtrisë së SHBA kanë shkuar në Serpo në bordin e një anije hapësinore të Ebenit, si pjesë e një misioni 12-vjeçar për të mësuar më shumë në lidhje me gjeologjinë dhe biologjinë e Serpos, si dhe për të mësuar më shumë për Ebenët. Gjatë misionit, u mësua se Serpo është afërsisht 37 vite dritë larg nga Toka, ka dy diej, është pak më i vogël se Toka dhe ka një atmosferë të ngjashme. Megjithatë, nivelet e rrezatimit në Serpo ishin më të mëdhenj se të Tokës, kështu që ekipit iu desh të mbajë mbuluar trupat gjatë gjithë kohës. Ebenët kishin udhëheqës, por jo një formë reale qeverisjeje dhe jetonin në komunitete të vegjël, me një qytet të madh që funksiononte si pikë qendrore e qytetërimit të tyre. Popullsia totale në planet ishte afërsisht 650 000. Ekipi me 12 pjesëtarë qëndroi në Serpo deri në 1978, kur shtatë burra dhe një grua u rikthyen në Tokë. Dy pjesëtarë vdiqën në Serpo, ndërkohë që dy të tjerë vendosën të qëndrojnë. Me rikthimin në Tokë, ekipi u izolua deri në vitin 1984. Nga të tetët që u rikthyen, të gjithë kanë ndërruar jetë tashmë për shkak të rrezatimit të tepruar të shkaktuar nga dy diejt e Serpos. Asgjë nuk dihet për të katërtët që mbetën prapa. Të gjithë këto të dhëna e patën fillesën nga një burim anonim që thuhet se ka patur akses në kaseta audio të raportimit të atyre që u rikthyen në tokë (forma e shkruar përbëhet nga Projekti Serpo, 3000 faqe pjesë të të cilit mund të gjenden në faqen e internetit Serpo.org - The Zeta Reticuli Exchange Program). ثshtë një histori e bukur, një rrëfim që duket se ka një unazë të vërtetë brenda dhe një version që ka qarkulluar mes studiuesve të UFO-ve për më shumë se 20 vite. Por duke ditur aq shumë gjëra në lidhje me mashtrimet e mëparshme me UFO, a mund ta pranojmë si të vërtetë Projektin Serpo?
Një histori e vjetër, por edhe e re
Shkrimtarja dhe regjisorja Linda Moulton ka qenë e para që ka folur për një program shkëmbimi tokë/alienë në 1983, atëherë kur bënte kërkime mbi UFO-t: "The ET Factor", një dokumentar të porositur nga rrjeti televiziv HBO. Në atë kohë, asaj i kërkoi takim reshteri i Forcave Ajrore, Richard Doty, i cili i tha se i ishte dhënë miratimi që ta lejonte të transmetonte informacione dhe pamje filmike sekrete të forcave ajrore të SHBA në dokumentarin e saj.
Një pjesë e këtij informacioni, sipas tij, përfshinte një program shkëmbimi njerëzish që u larguan nga baza e forcave ajrore Holloman në vitin 1964, për të shkuar në Zeta Retikuli. Regjisores iu tha se tre njerëz u nisën, por njëri vdiq në planetin e alienëve; njëri u çmend (por nuk pati informacione për fatin e tij); dhe një u rikthye në Tokë e tashmë jetonte në një ishull sekret, i mbrojtur nga ushtria e SHBA-së.
Doty premtoi që do të furnizonte Moultonin me materiale që do të konfirmonin ekzistencën e një race jashtëtokësorësh, duke përfshirë dokumente zyrtarë të qeverisë dhe ushtrisë, filmime dhe fotografi. Megjithatë, ai vazhdoi ta zvarrisë deri kur më në fund i tha se eprorët kishin vendosur që të mos nxirrnin më shumë informacione. Pa provat e Doty, HBO hoqi dorë nga realizimi i dokumentarit në vitin 1984. Emri i Doty është shfaqur edhe në lidhje me të tjera sekrete qeveritare që lidhen me UFO, si për shembull dokumentet mbi MJ-12, kështu që nuk është habi të zbulosh se Doty (tashmë civil) ka gjithashtu lidhje me nxjerrjen e historisë së Projektit Serpo. Dhe vetë ky fakt e bën të dyshimtë historinë.
Përgjatë këtyre viteve, edhe studiuesve të tjerë të fenomeneve të UFO-ve u janë thënë histori të ngjashme mbi një program të fshehtë shkëmbimi mes SHBA dhe një race aliene, por burimet më të fundit kanë nxjerrë më shumë informacion mbi Serpo-n nga sa kish dalë deri më sot.
Rreth pyetjes përse historitë e mëhershme kanë ndryshuar, është thënë se informacioni është nxjerrë qëllimisht copa-copa nga njerëzit brenda qeverisë që mendojnë se sekrete të tilla nuk duhen mbajtur nga publiku dhe se gabimet janë të qëllimshëm për të fshehur identitetin e atyre që nxjerrin informacionin.
Ka patur zëra për nxjerrje të fotografive që janë realizuar në Serpo nga ekipi i programit të shkëmbimit, por deri tani asgjë nuk ka dalë. Deri kur të ketë prova reale, fizike për ekzistencën e Serpo-s, kjo histori, sado intriguese, duhet të trajtohet si një tjetër rrëfim i paverifikueshëm për UFO-t.
UFO Digest provides video proof of ufos, alien abduction and the paranormal on our website, newsletter and newsfeed