“Projekti i اmendur” i Erdoganit

Kresha

A pretty face can never trick me
Erdogan: projekt për ndërtimin e një kanali që lidh Detin e Zi me Detin Marmara



Turqia do të ndërtojë një kanal 150 metra të gjerë që do të lidhë detin e zi me detin marmara, për të zhbllokuar në këtë mënyrë ngushticën e bosforit, që përshkon metropolin kryesor turk, stambollin, njoftoi sot kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.
"Ne po përgatitemi për ndërtimin e kanalit të Stambollit, një nga projektet më të mëdha të shekullit, që do të lërë pas kanalin e Panamasë dhe atë të Suezit", deklaroi Erdogan në një fjalim televiziv.
Studimet paraprake për projektin, që pritet të marrin dy vjet, do të nisin pas zgjedhjeve legjislative të qershorit, deklaroi ai, pa dhënë detaje mbi aspektet financiare të projektit.
Kanali do të ketë një gjatësi 40-50 kilometra dhe thellësi 25 metra, saktësoi ai. /trt/
 
Back
Top