"Projekt i guximshëm" në Berlin ndërtohet tempulli i përbashkët

Kresha

A pretty face can never trick me


Krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët do të ndërtojnë një tempull multi-religjioz në Berlin

Ky tempull do të jetë i hapur edhe për jobesimtarët, bënë të ditur Agjencia Informative fetare (VIA).

Përfaqësuesit e këtyre tri komuniteteve fetare nënshkruan një marrëveshje për themelimin e "Shtëpisë për lutje dhe arsimim" në qendër të Berlinit, e cila do të përbëhet nga tri hapësira të veçanta për lutje, derisa dhomat tjera do të jenë të përbashkëta.
Iniciativa, e vlerësuar si "projekt i guximshëm", është pëlqyer dhe miratuar edhe nga autoritetet e kryeqytetit gjerman.

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Berlinit (59 për qind) nuk i përkasin ndonjë konfeksioni, derisa 21 për qind janë protestantë, 9 për qind krishterë, 6 për qind muslimanë dhe 0,3 për qind hebrenj. //islamgjakova
 
Back
Top