Profesioni varet nga muaji i lindjes

Më thuaj në cilin muaj ke lindur të të them se çfarë pune do të bësh. Nuk bëhet fjalë për një parashikim të stlit të leximit të dorës, por për një studim serioz të kryer nga “Office for National Statistics”, në Britani.

Duke analizuar statistikat e fundit, është studiuar muaji i lindjes së personave që kryejne 19 profesione të ndryshme.

Nga analizat është parë se pjesa më e madhe e dentistëve kanë lindur në dhjetor, ndërsa në shkurt është koha e duhur për artistët.

Ndërsa mjekët gjenetikë dhe punonjësit e taksave arrijnë maksimumin në janar, marsi është ideal për pilotët dhe muzikantët, kurse qershori është muaji për administruesit e deleguar.

Më poshtë vijon një listë më e detajuar e profesioneve për çdo muaj:

Janari – i përshtatshëm për mjekët e përgjithshëm dhe agjentët e taksave.

Shkurti – muaji i duhur për artistët dhe kontrolluesit e trafikut dhe më pak për fizikantët.

Mars – kryesojnë pilotët dhe muzikantët.

Prill – është një muaj që karakterizohet nga një numër i madh të sëmurësh dhe me një nivel i ulët punësimi.

Maji – është muaji i politikanëve dhe më pak i futbollistëve.

Qershor – muaji ideal për administratorët e deleguar dhe fituesit e çmimeve Nobel.

Korriku – periudha e duhur për muratorët, trenistët dhe artistët.

Gushti – sërish muaji i muratorëve, por edhe i presidentëve të SHBA-ve.

Shtatori – është momenti i futbollistëve dhe akademistëve me famë.

Tetori – muaji perfekt për jetëgjatët, mesatarisht jetojnë 215 ditë më shumë se një i lindur në mars.

Nëntori – mundësi të larta për të sjellë në botë vrasës serialë dhe skicofrenë.

Dhjetori – muaji i dentistëve, apo figurave historike si Jezusi, Stalini apo Mao.

TCH
 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Prill – është një muaj që karakterizohet nga një numër i madh të sëmurësh dhe me një nivel i ulët punësimi.

Nëntori – mundësi të larta për të sjellë në botë vrasës serialë dhe skicofrenë.

Prilli dhe Nentori qenkan muajte me me "fat"....Yey...

 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Interesante ... por po mendoja, neve pa profesion na paskan lene pa muaj :konfuz:
 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Edhe gjithmone kam qene ne medyshje te vazhdoja apo jo per mjekesi.....paskam gabuar si duket ne zgjedhjen time :p
 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Shtatori – është momenti i futbollistëve dhe akademistëve me famë.

TCH

Hajde Shtator, hajde :djelli:, po kush nuk eshte mes ketyre dyave me siguri ngelet nje shikues i mire :cheer:
 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

E dija une qe kam lindur taman per janarin, por kam gabuar zanat ose muaj :p
 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Eh une ua them muajin po sma thoni dot profsionin, se nuk qenka askund puana e ekonomisitit LOL..
 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Prill – është një muaj që karakterizohet nga një numër i madh të sëmurësh dhe me një nivel i ulët punësimi.

Un marova n'pun marova mu smur i her me ba pushim :D
 
Titulli: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Po per ne qe kemi profensione te tjera a do te behen statistika me jave apo me dite? Sepse vetem muajt jane numer i kufizuar per te i perfshire te gjitha profesionet.
 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Duhet te shpikin nje muaj te 13-te per pjesen tjeter....
 
Titulli: Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

E dija une qe kam lindur taman per janarin, por kam gabuar zanat ose muaj :p

Te thoja un lind ne qershore mi se janari i ftoht dhe me acar , po ti jo dua ne janar , me vrap sa mbaroj dhjetore nxore koken
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

E dija qe kam nje nje connection me Stalinin une (Kam si zile Internacionalen ) me Maon (Kam telefonin Kinez) me Jezusin (E duam te dy perendine si djali babin ) jam dhe dentist ne pulari ..... Mire qe jane keto kerkimet e ''shkencetarve'' nga mediat Shqiptare qe na hapin syte se do vdisnim injorante
 
Titulli: Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

E dija qe kam nje nje connection me Stalinin une (Kam si zile Internacionalen ) me Maon (Kam telefonin Kinez) me Jezusin (E duam te dy perendine si djali babin ) jam dhe dentist ne pulari ..... Mire qe jane keto kerkimet e ''shkencetarve'' nga mediat Shqiptare qe na hapin syte se do vdisnim injorante


dhe ti i beson ketyre artikuj po?
 
Pe: Titulli: Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

dhe ti i beson ketyre artikuj po?
ishte nje postim qe nga germa e pare deri ne e fundit mbushur me shume doze ironizmi :D
 
Pe: Profesioni varet nga muaji i lindjes

Me te vertete kam shoke e miq pilote (pothuajse te gjithe kapitenet e belle air) e muzikante (e te ashtuquajtur te tille shqiptare :p ) por nuk jam as pilot e as muzikant keshtu qe ne rastin tim statistikat e mesiperme nuk vlejne.Natyrisht qe une e di, nuk jam tip qe futem ne statistikat me shumicen :p :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top