Profecite e Ramiz Alise

fragolina

Anëtar Aktiv
Profecitë e Ramiz Alisë

Do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojme klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësoje ne pushtetin politik të së ardhmes, qe e kemi planifikuar dhe po e pergatisim vetë. Sistemi yne ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar te ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të ndryshojë në dy drejtime:
1. Në respektimin e të drejtave të njëriut.
2. Në krijimin e pluralizmit politik.
Të drejtat se brënda nesh dhe mund te abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të behet se s'bën.
Kundërshtaret tanë do t'i nxisim që të krijojne parti sa të duan, të majta, të djathta dhe të qëndrës, por gjithësesi keto parti do duhet të kontrollohen dhe të drejtohen nga ne. Programet e themelimit të këtyre, do t'i formulojmë ne. Ne krye të këtyre partive, duhet të nxirren njerëzit, që të perkrahin strategjine tonë. Partia që do të marre pushtetin, do të shaje komunizmin, me themel e me çati. Në këtë mënyre do të fitojmë simpatinë e perendimit, dhe të disidencës antikomuniste. Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politike antikomuniste, do të flasin per ne, dhe do të na shajne. Dhe këta dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen dhe do të na perkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të parëndësishme, por kurrë nuk do t'i lëmë të na marrin pushtetin, sepse ata sa të marrin fuqine, do të fillojnë te hakmerren, e ne kështu do beheshim hyzmeqarët e tyre.
Ne zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t'u japim edhe kompesim me para, të burgosurit politike t'i kompletojmë me komoditetet e banimit. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t'u japim një letër në dorë qe t'u njihet prona, por asnjëherë nuk do t'u japim pronën e tyre, dhe ne forma të ndryshme do t'i ngaterrojmë me njeri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do zvarriten nga gjykata e shkallës së parë në të dytën etj. dhe për defekte teknike, do të kthehen përsëri në të parën. Të burgosurit dhe të persekutuarit, janë të moshuar dhe nuk kane fuqi, dhe janë te parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijet e tyre, por këta duke i'u dhënë nga një pashaportë dhe duke i'u bërë presion, do t'i largojmë nga Shqipëria. Ata do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.
Materiali që me dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që po e studioj. Ata sovjetiket kanë ecur shumë përpara për këtë ju jeni në dijeni, sikur edhe i keni studiuar edhe me parë këto probleme.
Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qëndrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne kemi studime dhe platformat gati për zbatim. Do të jenë me shumë intelektuale, që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t'ua mbyllim gojën, dhe do t'u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u afrojmë krijimin e Shoqatës të Veteraneve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një minipension dhe do t'u mbajmë iso.
Kosova është ne pragun e shpalljes të kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse ne kemi platformën tonë, çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e kemi të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji kemi percaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe te misionit tonë, me një propagandë ekstreme, kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj nomeklaturës të lartë komuniste.
Ne komunistët reformatore do të zbatojmë strategjinë tonë një ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm, në një vend socialist, te jemi ne dhe njerzit tanë. Me këtë strategji, brënda 2-3 legjislaturash, do të arrijmë që nga klasa komuniste, të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë ne pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jemi të sigurtë, që e ardhmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do ta lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë. E ardhmja e femijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur gjak, dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërine do ta gëzojme ne dhe fëmijët tanë. Nëse ndodh, që të na marrin pushtetin, dhe të na rrezikojnë, atehere harram na qoftë, nësë nuk do të dimë të mbrojmë fitoret e arritura, qoftë dhe me grykën e pushkës si në rininë tonë. Prandaj gjithmonë ne jemi te përgatitur, për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi pergatitur për të dyja rrugët, dhe për këtë kemi organet tona të dhunës, dhe njerëz tepër të vendosur qe i kemi pergatitur gjithë këto vite me mund dhe sakrifica. Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nese lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleateve te jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja për tu a përmëndur.
Pavarësisht problemeve qe na ndajnë me ta, keni parasysh, se na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe diskondancat e përkohshme. Pervec aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve te perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetëra per hir te interesave të mëdha. Shoku Enver dhe unë, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike, në fund të fundit garantojnë pushtetin tonë popullor, të cilin do ta ruajmë si sytë e ballit. Dhe tani edhe në të ardhmen dhe përgjithëmonë, pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj sido që të rrokullisen punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë, të jeni te garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju, që të shtrëngoni rradhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situata të vështira që po kalojnë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht i yni.
Ju uroj punë të mbarë dhe mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbani mënd: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat! Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri me evoluimin e situatave.

Punë të mbarë!
Me kaq mbledhja mori fund.
Ditën e mirë dhe mirupafshim!

Tetor, 1989.
Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike
Marrë nga gazeta "Illyria" f. 11 2/19/04
 
Titulli: Profecite e ramiz alise

Cili eshte roli i Ramiz Alise ne likujdimin fizik te Mehmet Shehut?

---------- Post added at 14:22 ---------- Previous post was at 14:17 ----------

Ramizii eshte autori. Nuk eshte profeti...

http://vertet.blogspot.com/2007/07/te-shkrihet-pd-ja.html

Sunday, July 22, 2007
Te shkrihet PD-ja !


Sistemi pluralist ne Shqiperi filloi dhe mbetet nje farse. Ne fakt ai ishte dhe eshte nje proces i manipuluar dhe i kontrolluar ne detaje nga Partia e Punes me ne krye strategun e saj te viteve te fundit, zotin Ramiz Alia. Planifikimi dhe rezultatet praktike pare nen prizmin e skllavopronarise komuniste jane kryevepra sa qe duhet thene "Urreje Djallin por ki respekt per talentin e tij".
Kryevepra e Ramiz Alise per te cilen ai do te mbahet mend ne histori eshte krijimi i PD-se me komunista, sahanlepiresa ( individa te djathte) dhe bashkepuntore te sigurimit ( me se shumti individa te djathte).
Qellimi i kryevepres Ramiziane , PD-se ishte pengimi i marrjes se pushtetit nga te djathtet, nacionalistat dhe te pavarurit. Ajo, PD-ja do te sherbente si roje, garanci dhe diktature brutale mbi ata te cilet do te kerkonin te sfidonin pushtetin komunist te viteve pas 1990-es. Fakt eshte se, PD-ja i tejkaloi detyrat e vena nga Ramiz Alia dhe sot ne Shqiperi realisht nuk egziston e djathta. Qellimi politik i krijimit te PD-se, likujdimi total i te djathtes shqiptare eshte realitet. Meritat per kete objektiv te harritur i takojne energjikut Sali Berisha te cilit elita komunista duhet ti kete borxhe nje monument pikerisht ne vendndodhjen e ish monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes.
Pikerisht realizimi 100 % ne praktike i qellimit per te cilin u krijua PD-ja eshte edhe njera nga arsyet se perse ajo duhet te shperndahet dhe anetaret e saj ti bashkohen Partise Socialiste.... Foshnja e djathte u deshtua ne miter nga doktor Berisha. Praktikisht ndodhemi ne sistem njepartiak.

Arsyeja e dyte perse PD-ja duhet te shperndahet eshte sepse ajo u konceptua dhe funksionoi si nje organizate kriminale ku pervec qellimit politik kishte edhe ate ekonomik. Pasurimit nepermjet vjedhjeve, grabitjeve, plackitjeve te prones, djerses dhe gjakut te shqiptareve. Kjo veprimtari kriminale mori formen me te qarte te tradhetise kombetare kur PD-ja furnizonte makinen ushtarake serbe qe ti mundesonte asaj vazhdimin e kasapanes njerzore ne gadishullin Ballkanik.
Ashtu si i pari edhe qellimi i dyte, i pasurimit kriminal eshte realizuar ne menyre spektakulare ndaj organizata kriminale, PD-ja duhet te shkrihet dhe themeluesit dhe drejtuesit e kesaj organizate duhet te dalin para drejtesise popullore.

Petrit Kola
[email protected]
 
Titulli: Profecite e Ramiz Alise

Dërguar nga demi, tr më 01-06-2010 në 22:45

sali berrisha na trego pse: E NDIHMOVE SHKELZEN BAJRAKTARIN ISH OFICERIN E SIGURIMIT TE SHTETIT, dhe DREJTORIN E DREJTORISE SE KRIMEVE KUNDER SHTETIT ,na TREGO PSE DHE SI E DERGOVE NE KANADA TI DHE VETEM TI KUR ISHE PRESIDENT I ALBANISE ?????????.
TREGO ORE berrisha SE NUK TE THOTE NJERI GJE TY SE TI BEN ATY çfare te doje PALLA JOTE ORE BERRISHA I viçidolit..
ORE SPIUN I SIGURIMIT TE SHTETIT SA KOSOVARE MORE NE QAFE TI DHE BASHKEPUTORI JOT I NGUSHTE ,ISH OFICERI I SIGURIMIT SALIH SHATRI SA TREGOJI KOSOVAREVE,TI NJI SALIH SHATRI DY, REMZI DEMA TRE, SHABAN BRAHA KATER ??????? SA KOSOVARE KENI I KENI KTHY JU SERBIT ,KUR I MERRSHIT NE PYTJE TE KULLA E PRENG VIZIT NE Laç???? PERGJIGJU SE KY ESHTE VETEM FILLIMI SE TI I KE KALU TE GJITHA CAQET E NJERZIMIT O TRADHTAR I KOMBIT O KLYSH I SERBISE ,O DHANDER SERBIJE JE TI ,MASHTUSI ME I MADH JE TI ,NUK PYT TI PER USA.PO KUSH TE PRET TY NE USA ??? TY ATJE TE PRESIN DISA PICAMENA QE PUNJNE NE HALL TE VET ,NUK I DUHESH USA.TI SE TI JE GINJESHTAR..
 
Titulli: Profecite e Ramiz Alise

NJE NGA ATA I THIRUR NE MBLEDHJEN SEKRETE VITI 1990 (T) ne 01 June, 2010 02:22:46

O Ramize "Ramis Alia" Sali Sllobanka e ka ekzakt se 1945 "partizanet e Meladin Dushan (popovicve) bete kerdin ne "Kosov" O shqiptare Edini Ju sepese Sali Berisha e "dine" Sepese Sali ishte dhe eshte i UDB...Ramis me Sabri Godon bene kerdin ne Kosov dhe ne Veri, Mbas kerdis se Kosove , Ramis Alia E EMERON Godon si "komisar me graden Toger, vetem e vetem per te pastruare (trimat e veriut", O sa shume gjera kane bere keta kelyshe te Meladinit e te Dushanit..O ZONJA Ramize Alia ne se Ju nuk publikoni Realitetin si e organizove dhe si e COVE KE Studentet Salin,Sales para se ti viret Litari ne fyte, Saliu do te VRASE QE CDOGJE TE NGELET E PA VERTETUAR...

24-ore
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top