Produkti që ngadalëson plakjen e trurit/ Ushqimet ku gjendet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Produkti që ngadalëson plakjen e trurit/ Ushqimet ku gjendet​

-640-0-5ff0696a4660c.jpg
Fibra është një element kyç i një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Ushqimet më të pasura me fibër janë brokoli, arrorët, tërshëra, fasule, bizelet, avokado dardhat dhe buka me drithë të plotë.

Sipas studimeve, ngrënia e këtyre ushqimeve vonon plakjen e trurit sepse nxit prodhimin e acideve yndyrore që luftojnë inflamacionin. Sipas një studimi të publikuar në revistën Frontiers in Immunology, fibra është e domosdoshme jo vetëm për shëndetin e trurit por të gjithë organizmit.
Fibra Kundër Inflamacionit
Sipas studimit, me kalimin e moshës disa prej qelizave më të rëndësishme imunitare në tru bëhen tepër aktive dhe preken nga inflamacioni. Ky i fundit është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së kujtesës dhe rënies së aftësive mendore. Ekspertët thonë se fibra lufton inflamacionin në tru dhe në stomak, të cilat kanë një lidhje të fortë me njëri tjetrin.
Fibra Është E Mirë Për Trurin
Fibra, sipas ekspertëve, lufton inflamacionin në qelizat e lartpërmendura të trurit. Ushqimet e pasura me fibër, e pasurojnë florën bakteriale në stomak, vendi ku nisin shumë prej sëmundjeve dhe më pas shpërndahen nëpër organe. Fermentimi i fibrës në stomak, çliron acidet yndyrore, të cilat kanë ndikim të menjëhershëm në tru duke përmirësuar kujtesën dhe eliminuar inflamacionin. Sipas të dhënave, njerëzit konsumojnë 40 përqind më pak fibër se sa duhet. Kjo sjell pasoja negative jo vetëm në shëndetin e trurit dhe të stomakut por edhe të gjithë organizmit.

Sa Fibër Ju Nevojitet Në Ditë
Fibra është një karbohidrat që gjendet tek ushqimet me bazë bimore. Ajo nuk tretet dhe as përthithet por rrugëton nëpër zorrë duke e pastruar atë. Sipas të dhënave, burrat kanë nevojë për të paktën 34 gramë fibër në ditë. Gratë nga ana tjetër kanë nevojë për të paktën 28 gramë fibër në ditë, në varësi të moshës.
Adoleshentët nga mosha 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 25 deri në 30 gramë fibër në ditë. Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 22 deri në 25 gramë fibër në ditë. Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 16.8 deri në 19.6 gramë fibër në ditë. Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 14 gramë fibër në ditë./AgroWeb
g.shqip
 

Attachments

  • -640-0-5ff0696a4660c.jpg
    -640-0-5ff0696a4660c.jpg
    63.6 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5ff0696a4660c.jpg
    -640-0-5ff0696a4660c.jpg
    63.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top