Procesi Rubi, Berlusconi dënohet me 7 vjet burg

Arfenilla

Themelues i Forumit
Gjykatësit e ****ionit të katërt penal të Gjykatës së Milanos dënuan ish-kryeministrin e Italisë me 7 vjet heqje lirie për akuzat ndaj tij në procesin gjyqësor Rubi por edhe për zhvatje.


berlusconi-hetim.jpg

Presidenti i Milanit u shpall fajtor për krimin e prostituimit minoren, ndërsa më vonë gjykata mori në dorëzim një tjetër dosje për zhvatje. Sipas vendimit të marrë nga gjykata, ish kryeministri nuk mund të ushtrojë më asnjë detyrë në postet publike në të ardhmen, çka do të thotë se këtu i mbyllet dera në arenën politike. /albeu.com/
 
Silvio Berlusconi dënohet me 7 vjet burg



Gjyqtarët e Milanos në Itali, kanë dënuar me 7 vite burg ish-kryeministrin Silvio Berlusconi në vijim të procesit “Ruby”.

timthumb.php


Lideri i PDL-së u deklarua fajtor për krimet e kryera si abuzim ****ual dhe prostitucion me të mitura. Krahas dënimit me burg, Berlusconit iu hoq e drejta për të mos mbajtur asnjë pozitë zyrtare.

Jashtë gjykatës kishte persona entuziastë për vendimin, ku dhjetëra manifestues para pallatit të drejtësisë në Milano e pritën me duartrokitje dhe brohorima dënimin me 7 vite burg të Berlusconit, ndërsa nuk ngurruan të këndojnë himnin e Italisë.

Miliarderi e ka ditur shumë mirë se Ruby në atë kohë ka qenë e mitur dhe për mbrëmjet e shfrenuara në Arcore, gruaja e re është paguar direkt prej tij.

Nga hetimet rezultoi se më shumë se katër milionë e gjysmë euro i ka paguar Berlusconi Rubyt, dhe kjo rezultoi nga telefonatat e kontrolluara, shënimet e sekuestruara dhe të dhënat bankare të siguruara.
Shekulli
 
Titulli: Silvio Berlusconi dënohet me 7 vjet burg

se ka shti me zor ja ka kojt i bofte silvio edhe une i kisha majt kur ti boj 70 per nje qasi zogeze 7 vjet sjon send hahhahhhahah
 
Titulli: Silvio Berlusconi dënohet me 7 vjet burg

He se del shpjet mos ja qani hallin .
 
Back
Top