Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0924075416895_m.jpg


Procesi i të rënit në dashuri te disa persona zgjat më pak se një sekondë. Në të vërtetë, mjafton vetëm një e pesta e sekondës që të ndiheni se ju ka goditur shigjeta e Amorit.
Studimet kanë treguar se si procesi i të rënit në dashuri është ngjashëm me atë kur dikush përdor kokainën. Kur personi bie në dashuri, 12 rajone të trurit fillojnë të punojnë përnjëherë dhe prodhojnë dopaminën, adrenalinën, oksitocinivazopresin, të cilat lirohen njëkohësisht. Këto substanca kimike janë shkaktarët e asaj ndjenje të krisur dhe të ëmbël.

Ky zbulim ka iniciuar pyetjen a bie në dashuri zemra apo truri ynë?

Sipas mendimit të hulumtuesve nga Universiteti Syracuse, kjo gjë vërtet ka të bëjë me trurin, e jo me zemrën. Ata, kanë konstatuar që zemra është vetëm një koncept për të cilin e lidhim të rënët në dashuri. Madje efekt i “dridhmave të stomakut” është vetëm pasojë e aksionit të trurit dhe e lirimit të adrenalinës.

“Dashuria është ajo, që njeriun e bën njeri, aftësinë për të ndjerë dhe të mos ndjerë”. /Telegrafi/
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

Shigjetat jane te Cupidit, qe kur Amori ia vodhi :p

Une e lexova sikur..procesi i te berit dashuri zgjat nje sek lol
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

Dmth, se kjo puna me ra brenda zgat me te puth - ndat e sekondes :lol:
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

Po normal qe zgjat nje frakcion te sekondes, sepse perndryshe do ti binim pishman hahhahaa
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

mua me eshte dashur shume kohe me kuptu qe kam ra ne ne dashni,
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

Paj s'na u desh ky dreq studimi hic se dhe vet plakat kane thene:

Me hy, hyn lehte po me dal heq zahmet :p
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

E sheh kitrra qe per nje frekunce te sekondes e denon vehten per tere jeten hahahhaaa
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

nga ky studimi isha dakord vetem me pjesen qe 'te renit ne dashuri' e ka ne dore truri, dhe jo zemra... madje zor se me mbushet mendja se zemra ka ndonje funksion...
pasi zakonisht 'vuajtjet' i ka stomaku, truri, qe shkakton pagjumesi... apo te perhumb ne mendime... ndersa zemra vazhdon me te veten... max shton ndonje rrahje. :p
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

Dhe gjithemone themi, na eshte lenduar zemra...dhe si thua ti kreta..ajo vazhdon me ritmin e saj...
 
Titulli: Procesi i të rënit në dashuri zgjat më pak se një sekondë

S'ka si kur dashuron me zemer shkrihesh fare :p

E dija me kohe k'te .....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top