Didi
C'est la vie.
Përmbajtja:
1. Jeta e James dhe funksionalizmi
2. “Parimet e psikologjisë” (1890)
4.1. Jeta e James dhe funksionalizmi
William James konsiderohet si një nga psikologët më të famshëm amerikanë të shekullit të 20-të, për faktin se libri i tij “Parimet e psikologjisë” ndihmoi për një transformim rrënjësor të mënyrave se si mund të konceptoheshin dhe interpretoheshin dukuritë psikologjike gjatë shekullit të 20-të. James mendoi që të shkruajë librin “Parimet e psikologjisë” për dy vjet, por në fakt, koha e shkrimit të librit i kushtoi rreth 12 vjet. Karriera e tij profesionale, pas botimit të librit, ishte në rritje dhe James mori titullin “Profesor” në filozofi më 1895 dhe katër vjet më vonë edhe titullin “Profesor” në psikologji. Libri “Parimet e psikologjisë” pati sukses, sepse edhe gjuha e përdorur ishte mjaft e përpunuar dhe e qartë për publikun. Megjithatë, disa kritikë e quajtën këtë libër me epitetin jo sistematik. Ky epitet erdhi nga fakti se, ndonjëherë, James nuk ndiqte në libër rregullin e përshkrimit konvencional të çështjeve të paraqitura. Suksesi i botimit të parë e shtyu atë drejt botimit të librit “Psikologjia, një kurs i shkurtër”, më 1892. Libri shërbeu si tekst mësimor për studentët dhe botimi i tij i solli James një rritje të të ardhurave financiare. Interesant ishte fakti se James asnjëherë, gjatë punës kërkimore në psikologji, nuk e përshkroi punën në laborator si një element parësor të kërkimit psikologjik, por e konsideroi atë si diçka jomotivuese. Qëndrimi i tij jo motivues ndaj punës në laborator shihet, madje, dhe në faqet e librit “Parimet e psikologjisë” në të cilën hodhi idenë që rezultatet e punës në laborator nuk ishin ende të besueshme për studiuesit. Idetë që James shprehu në psikologji ndikuan që, në fundin e shekullit të 19-të, të konsiderohet, në qarqet shkencore të kohës, si një nga udhëheqësit filozofikë të SHBA-së.
4.2. Parimet e psikologjisë
? اdo mendim ka tendencën të jetë pjesë e një ndërgjegjeje personale
? Në çdo ndërgjegje personale mendimi është gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme
? Në çdo ndërgjegje personale mendimi është i vazhdueshëm
? Mendimi duket se është në lidhje me objekte të pavarura nga vetja; njeh dhe kryen funksionin e njohjes
? Mendimi nga objektet pranon disa pjesë dhe refuzon pjesë të tjera, dmth., në mënyrë konstante zgjedh ndërmjet tyre
4.2.1. اdo mendim ka tendencën të jetë pjesë e një ndërgjegjeje personale
Të gjithë duhet të pranojmë këto fjalë deri sa të ketë diçka që i korrespondon shprehjes ‘mendje personale’. Me këtë nuk duam të them një ide të veçantë për natyrën e saj. Normalisht janë të eleminuara nga komunikimi me veten normale të individit. Tani edhe pse hapësira e një vete dytësore e formuar në këtë mënyrë, varet nga numri i mendimeve i ndarë nga bërthama qëndrore e koshencës, forma e tyre kërkon të bëhet personalitet; dhe mendimet e fundit qe i përkasin, të kujtojnë ato mendime që kishte përpara dhe i marrin sikur të ishin të vetat (James, “Parimet e psikologjisë”, fq 573). Në raste të tjera adoptimi i emrit nga ana e vetes dytësore bëhet në mënyrë natyrale. Janet mendon që ekzistojnë disa mendime tërësisht të pa organizuara e jo personale. Këto mendime përbëjnë një përjashtim shumë të vogël të ligjit sipas të cilit të gjitha mendimet anojnë të marrin formën e një koshence personale.
4.2.2. Në çdo ndërgjegje personale mendimi është gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme
Duke thënë që mendimi është në mendim të vazhdueshëm nuk mund të përcaktohet që asnjë gjendje e mendjes nuk zgjat. Edhe në qoftë se kjo është e vërtetë, do të ishte e vështirë të përcaktohet me siguri. Ndryshimi për të cilën flas është ai që ndodh në intervale të rëndësishme. E dhëna që dëshiroj të nënvizoj është kjo: një gjendje që kalon nuk mund të përsëritet apo të jetë identike si ajo e mëparshmja. Ne njohim si të ndryshme disa klasa të mëdha të gjendjeve tona të koshiencës. Tani shikojmë, dëgjojmë, mendojmë, duam, kujtojmë, dëshirojmë, dashurojmë, urrejmë edhe e dimë që mendja jonë mund të ndjekë here pas here 100 rrugë të tjera. Por këto janë që të gjitha gjendje të komplikuara. Detyrë e shkencës është ajo që të komplikuarën ta kthejë në të thjeshtë. Në psikologji ekziston “teoria e ideve” që mbi bazën e diferencës së madhe që ekziston mes atyre që mund të përkufizojmë si kushte konkrete të mendjes, kërkon të tregojë se mendja është rezultat i ndryshimeve në kombimim e disa elementëve të thjeshtë të koshiencës që mbesin gjithmonë të njëjtë. Këto atome apo molekula mentale janë ato që Locke ka quajtur ide të thjeshta. Disa filozofë, kanë menduar që mund të gjejnë disa aspekte elementare, të çdo lloj tipi që mbesin të pa ndyshuara në mes të mendimit që vazhdon. Nuk ka asnjë provë që ne eksperimentojmë dy herë të njëjtën ndjenjë fizike. Ai që duket dy herë është i njëjti objekt. Realiteti, konkret apo abstrakt, fizik apo ideal, i ekzistencës së vazhduar të cilës ne i besojmë, duket sikur i shfaqet gjithmonë mendimit tonë, në një mënyrë që pavetëdija në mendjet tona të jetë gjithmonë e njëjta. E gjithë historia e ndjenjës është një përmbledhje e paaftësive tona, që themi nëse dy ndjenja të marra në momente të ndryshme, janë të njëjta. Ajo që godet vëmendjen tonë, në fakt nuk është kualiteti apo sasia absolute, e një ndjenje në veçanti, sa është raporti i saj, me ndjenjat e tjera që mund të kemi në të njëjtën kohë. Kur gjithçka është e errët, një çfarëdo ndjenjë më pak e errët na bën të shohim një objekt të bardhë. Një diferencë si kjo nuk mund të jetë kurrë e dëgjuar nëpërmjet sensit. Duhet të jetë, e imponuar nga konsiderimet jodirekte. Perceptojmë gjërat në mënyrë të ndryshme nëse jemi përgjumësh apo zgjuar, të uritur apo të ngopur, të shplodhur apo të lodhur, nëse është natë apo ditë, verë apo dimër e mbi të gjitha në fëmijëri, në moshë të rritur, e në plakje. Dhe ende nuk vëmë kurrë në dyshim që ndjenjat tona na tregojnë gjithmonë të njëjtat botë, me të njëjtat kualitete ndjeshmërie, që përmbajnë të njëjtat gjëra sensibile. Diferenca e sensibilitetit është më e qartë po të shohim diferencën e emocioneve, që provojmë ndaj gjërave në momente të ndryshme të jetës tonë ose kur jemi në kushte shëndetësore të ndryshme. Ajo që më parë ishte eksituese e gjallë, bëhet e mërzitshme, e kotë, e pa formë. Ndjenjat tona gjithmonë kanë ndryshime thelbësore. اdo ndjenjë i korrespondon një aksoni cerebral (James, “Parimet e psikologjise”, fq 589). Në mënyrë që të përsëritet një ndjenjë identike, ajo për herë të dytë duhet të rikthehet, në një tru që nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi. اdo ndryshim cerebral, duhet t’i korrespondojë një ndryshim i njëjtë, në ndjeshmërinë në të cilën truri është pjesa e fundit. Nëse ka qenë e vështirë, të demonstrohet e pabazuar hipoteza e “ideve të thjeshta të ndjenjes” që ripërsëritet gjithmonë identike, akoma më e pabazuar do të jetë hipoteza e pandryshueshmërisë, e agregateve më të gjera të mendimit tonë. Me pak fjalë është tepër evidente, dhe e padiskutueshme që gjendja jonë mendore nuk është kurrë ekzaktësisht e njëjta. اdo mendim i yni, i një fakti të veçantë, është i vetëm, e ka vetëm ndonjë ngjashmëri me mendimet e tjera të të njëjtit fakt. Kur një fakt përsëritet me domosdoshmëri duhet ta mendojmë në mënyrë të re, duhet ta shohim nga një prospektivë ndryshe. Duhet ta mësojmë në mënyrë të ndryshme, nga se si është prezantuar herën e fundit. Mendimi nëpërmjet të cilit ne e njohim është mendimi i tij në ato raporte, është pra ky një mendim i influencuar nga njohja e gjithë kontekstit, në të cilin bën pjesë. Shpeshherë në vete, habitemi nga diferencat e mëdha që mund të vërtetojmë duke parë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Perkundrazi, me besim të habitur, që vetëm një muaj më parë për të njëjtin fakt, mendonim diçka tjetër. Pa e kuptuar si kemi bërë për të kaluar atë kondicion mendor. Nga njëri vit në tjetrin shohim gjërat me një dritë tjetër. Ajo që ishte joreale bëhet reale, ajo që ishte eksituese bëhet e pavlerë. Miqtë që donim mbi gjithçka në botë humbasin në hije. Ndërkohë që mendojmë, truri ynë ndryshon e ashtu sikur i gjithë ekuilibri i tij i brendshëm spostohet në çdo pulsim ndryshimi. Ky spostim në çdo moment është i ndryshëm dhe i shkaktuar nga shumë faktorë. Por ashtu, njëri nga faktorët është me siguri i shkaktuar nga ndikimi i objekteve të jashtme mbi organet e sensit. Ashtu edhe një faktor tjetër është edhe ndjeshmëria e organit, për efekt të eksperiencave të kaluara. اdo situatë cerebrale është pjesërisht e krijuar, nga natyra e të gjithë ekperiencës aktuale është prova në të cilën, një sy i gjithëdijshëm mund të lexojë të gjithë historinë e kaluar të personit. ثshtë me pak fjalë e pamundur që një gjendje cerebrale, të ripërsëritet në të njëjtën mënyrë. Mund dhe të përsëritet një status i ngjashëm, por s’mund të jetë identik si një i kaluar. Një përshtypje është shumë ndryshe, në varësi të eksperiencës paraprirëse. Në mendim duhet të pranojmë që ato pjesë të trurit, që kanë qenë të eksituara në maksimum, rezervojnë një farë irritimi, që është një gjendje e koshencës aktuale. Nga fakti që një gjendje cerebrale, nuk mund të përsëritet më në totalitetin e saj, nuk do të thotë që asnjë pikë e trurit nuk mund të jetë më dy herë në të njëjtën gjendje. Do ishte një thënie, aq e pamundur sikur të thonim që sikur ekstremi i një dallge nuk mund të gjendet dy herë në të njëjtën pikë të hapësirës. Ajo që me të vërtetë është e vështirë që të ndodhë dy herë është forma e kësaj dallge dhe valëzimet identike në të njëjtat vende. Një kombinim i tillë është ekzaktësisht e kundërta e gjendjes cerebrale që shkakton koshencën tonë në çdo moment. Disa pjesë cerebrale përjetojnë një ngritje tensioni, disa një ulje, disa të tjera shkaktojnë vazhdimishte tension. Fazat e tensioneve kanë një rol shumë të rëndësishëm, në përcaktimin e gjendjes kompleksive, dhe në vendosjen e gjendjes psikike që do të vijë. Asnjë ndryshim në tru nuk është fiziologjikisht pa efekte dhe ndoshta edhe pa pasoja psikologjike. Meqë tensioni cerebral lëkundet nga një gjendje relative ekuilibri te një tjetër, dy “ide” nuk janë kurrë identike, kjo është teoria që do donte të tregonte që në fillim. Pa dyshim shpeshherë është me leverdi të ndërtohen fakte mendore, me terma duke konsideruar gjendjet psiqike më të larta, sikur të ndërtuara të gjitha nga ide të thjeshta e të pandryshueshme. Besohet që ekzistojnë fakte psikike të njëjta me tjetrën, e që zhduken e riduken sistematikisht, me pak fjalë teoria sipas së cilës mendimi ynë është i përbërë nga pjesë të ndara e të pavarura, e kështu që mendimi ynë nuk është një korrent i vazhdueshëm. Tani mund të themi që kjo teori jep një pamje të shtrembëruar të realitetit.
4.2,3. Në çdo ndërgjegje personale mendimi është i vazhdueshëm
Më sipër u përmend se ndarja më e madhe që mund të gjendet në natyrë, është ajo midis një mendjeje e një tjetre. Të vetmet ndarje që ne mund të shohim pa problem, në mendjen e një individi janë ndërprerjet, intervale kohe gjatë së cilave koshienca zhduket tërësisht, për t’u rishfaqur mbas një momenti, ose janë shkëputje në kualitet ose në përmbajtje të mendimit kaq të forta që segmenti që ndjek mendimin, nuk ka asnjë lidhje me atë paraprirës. Koncepti sipas të cilit mendimi në çdo koshencë personale ndihet si i vazhdueshëm, do të thotë dy gjëra:
1. Edhe pas një shkëputje kohe, koshienca dëgjohet si e lidhur me koshencën paraprirëse, si një pjesë tjetër e të njëjtës qenie.
2. Ndryshimet nga një moment tek tjetri në kualitetin e koshencës, nuk janë asnjëherë kaq të befta. Kjo ndërgjegje është e pa shkëputur, në sytë e psikologut që e studion. Me pak fjalë shkëputjet janë të pakuptueshme. ثshtë ndryshe çështja per shkeputjet qe i dëgjojmë. Kur zgjohemi mbasi kemi fjetur, zakonisht e dimë që kemi qene inkoshentë, e shpeshherë e dimë për sa kohë. Me siguri arrijmë në këtë konkluzion, dhe arrijmë të bëjmë këto vlerësime, ngaqë kemi eksperiencë të hershme në këtë fushë. Rezultati është që koshenca nuk është më për vete ajo që ishte në rastin e mëparshëm, por është fillimisht e shkëputur e më pas e vazhduar, me pak fjalë koshienca mbetet pa asnjë dyshim një dhe e vazhdueshme. Cila është në këtë rast pika e përbashkët? Emri i saj është vetvetja, unë. Në fakt duhet të pranohet çdo ndjenjë e kaluar që përmban ato kualitete që do të njihet nga gjendja mendore e tashme si pjesë e saj, e do ta pranojë si një pjesë e të qënit një. Kjo është çka intervali i kohës nuk mund të ndajë në 2; është arsyeja për të cilën një mendim aktual mund të konsiderohet në vazhdim me disa pjesë specifike të të kaluarës, koshienca me pak fjalë nuk i shfaqet vetvetes e ndarë në pjesë. Ajo nuk është diçka e ngjitur mbrapa, ajo është gjithmonë në vazhdimësi. “Përrua” e “rrymë” janë metaforat që e përshkruajnë më mirë. Që këtu e tutje do ta thërrasim rrymën e mendimit, e koshencës apo të jetës subjektive. Po flas për ndërprerjet e prodhuara nga kontraste të papritura të kualitetit, të segmenteve pasardhëse të rrymës së mendimit. Nëse shprehjet “zinxhirë” dhe “sekuencë” nuk janë të përshtatura, përse janë përdorur kaq shumë? Ky kundërshtim është i bazuar pjesërisht në një akt meditues përfaqësor. Konfuzioni është ai që bëhet mes vetë mendimeve, të marra si fakte subjektive, edhe gjërave për të cilat ato janë të vetëdijshme. Gjërat janë të veçanta e të çrregullta, rrjedhin para nesh si një sekuencë apo në një zinxhir, duke u shfaqur shpesh në mënyrë të papritur e duke u shkëputur reciprokisht. Por kjo vajtje- ardhje, kontrastet e tyre nuk shkëpusin fluksin e mendimit që i mendonte më shumë se sa nuk mund të shkëpusin kohët e vendin ku ndodhen. Një heshtje mund të jetë e ndërprere nga një bubullimë e për momentin mund të mbetemi kaq të habitur e konfuzë sa që s’e kuptojmë menjëherë se çfarë ndodhi. Por pikërisht ky konfuzion është një gjendje mendore, e një gjendje që na bën të kalojmë direkt nga heshtja në tingull. Kalimi i mendimit të një objekti në një tjetër, nuk është një shkëputje e mendimit ashtu sikur nuk është një nyje në kallamin e bambusë që shkëputet druri. Ky tranzicion është pjesë e koshiencës psikike ashtu sikur nyja është pjesë e bambusë. Akti introspektiv sipërfaqësor konsiston në mos-konsiderimin e shumë prirjeve që mbesin mes mendimeve e përmes të cilave këto njihen. Në vetëdijshmërinë e tingullit, koshenca e heshtjes së mëparshme vazhdon të punojë, prandaj ajo që dëgjojmë kur shpërthen bubullima, nuk është vetëm bubullimë e pastër, por është bubullimë që thyen heshtjen dhe që bie në kontrast me të. Gjuha nuk lejon perceptimin e të vërtetës, ne i japin një emër mendimeve tona në mënyrë shumë të thjeshtë, gjithsecili duke nisur nga gjëra të cilave u referohet. اdo mendim i referohet në mënyrë të qartë gjësë nga e cila merr emër, por në të njëjtën kohë i referohet, në mënyrë të përafërt një mijë e një gjëravë te tjera. Ai duhet të marrë emër nga të gjitha ato gjëra, por kjo nuk ndodh kurrë. Disa nga ato janë gjëra të njohura një moment përpara në mënyrë shumë të qartë, të tjerat janë gjëra që do njihen në mënyrë të qartë vetëm në momentin mbrapa. Ne mendojmë, ndërkohë që mendojmë, dëgjojmë veten tonë trupore, si qendra kryesore e të menduarit tonë. Nëse e menduara është e menduara jonë, atëherë kjo duhet të jetë e mbytur në të gjitha anët e saja nga ajo ngrohtësi e nga ai intimitet që na e bëjnë ta ndjejmë si tonën. اfarëdo të jetë përmbajtja te vetja zakonisht ajo dëgjohet nga njerëzit në çfarëdo lloj gjëje tjetër, meqë duhet të formojmë një lidhje mes të gjitha gjërave, për të cilat bëhemi koshient herë pas here. ثshtë e pamundur që një gjendje e re inercie e gjendjes së mëparshme mbetet akoma duke bërë kështu të ndryshojë edhe rezultatin që vazhdon. Modifikimet më të zakonshme në perceptimin sensorial janë të njohura si fenomen kontrasti. Në estetikë janë relative ndjenjat e kënaqësisë e të pakënaqësisë, të shkaktuara nga disa rregulla specifike që ndodhen në një varg përshtypjesh në mendimin, në kuptimin e plotë të fjalës të përfaqësuar pa asnjë dyshim nga koshenca që shoqëron gjithmonë rrjedhën e tij.
Bibliografia:
Robert F. Biehler, Jack Snowman, Ylli Pango (përsht.), Ilir Kanini (red.), “Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie”, Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike, 2004;
Terry F. Pettijohn, Virgjil Muçi (red.), “Psikologjia : një hyrje koncize”, Tiranë : Lilo, 1996
Bot.i 2-të;
Pajazit Nushi, Bedri Dedja (red.), “Psikologjia e përgjithshme: kaptina të zgjedhura”, Prishtinë, 1995;
Bardhyl Musai, Marie Mato (red.), “Psikologji edukimi : zhvillimi, të nxënit, mësimdhënia”, Tiranë : Pegi, 1999;
Aleksandra Piluri, Fatbardha Gjini, Marie Mato (red.), “Hyrje në psikologji”, Elbasan: Sejko, 1998;
Andrew J. Reck: “William James et l’attitude pragmatiste”, Shënime: Bibliografi dhe biografi e W. James në fund të librit, Paris: Seghers, 1967;
William James, Bruce Kuklick (edit.), “Writings 1902-1910: The varieties of religious experience; Pragmatism; A pluralist universe; The meaning truth; Some problems of philosophy; essays”, New York: Library of America, 1987;
William James, Manjola Nasi (përkth. nga origj.), “Pragmatizmi : emër i ri për mënyra të vjetra të menduari”, Tiranë: Plejad, 2005;
Gary Wihl, “Contingency of theory: pragmatism, expressivism, and deconstruction”, New Haven; London: Yale University Press, 1994;
Nga: Ana Saja
gazetauniplanetar