Problemi i urisë në botë dhe shkaqet

Kresha

A pretty face can never trick me
Problemi i urisë ishte pika kryesore e Samitit Botëror për Sigurinë e Ushqimit, që u organizua në 16 nëntor në Romë nga FAO, ku vendet e pasura dhe të zhvilluara nuk morën pjesë.



Më 16 nëntor 2009 në Romë u mblodh Samiti Botëror për Sigurinë e Ushqimit organizuar nga FAO, Organizata e OKB për Ushqim dhe Bujqësi. Në këtë samit 60 vende anëtare u përfaqësuan në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, kurse vendet e tjera morën pjesë në nivele më të ulëta. Pika kryesore e agjendës së mbledhjes ishte "problemi i urisë në botë". Ajo që ra në sy në këtë samit ishte mungesa e interesit posaçërisht nga vendet e zhvilluara dhe të pasura. Nga vendet anëtare të grupit G-8 mori pjesë vetëm Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni si përfaqësues i vendit mikpritës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban ki-Mun dhe liderët tjerë shprehën mendimet e tyre në lidhje me shkaqet e problemit të urisë dhe mënyrat e zgjidhjes së tij. Në fjalimin e tij Ban ki-Mun tha se çdo 5 sekonda në botë vdes nga një fëmijë, si rrjedhojë çdo vit mbi 6 milionë fëmijë vdesin nga uria ose nga mungesa e ushqimit.

Ndërsa Kryeministri Turk Erdogan në fjalimin e tij tërhoqi vëmendjen në hendekun e thellë mes vendeve të varfra që kanë nevojë për ushqim dhe vendeve të pasura që e shpërdorojnë ushqimin dhe shprehu mendimin lidhur me eliminimin e këtij hendeku. Njëra nga këto ishte mendimi se është e nevojshme që mbështetja e bujqve të vegjël të ketë më prioritet në vendet më pak të zhvilluara.

Për të luftuar problemin e urisë në komunikatën përfundimtare u bënë këto propozime: Tu jepet fund politikave që fokusohen vetëm në konsum, në 40 vitet e ardhshme të rritet prodhimi i ushqimit me 70%, të rritet mbështetja e prodhimit bujqësor në vendet pak të zhvilluara. Fatkeqësisht fondi prej 44 miliardë dollarë i propozuar për këtë qëllim nuk u pranua nga vendet pjesëmarrëse.

Tani në lidhje me këtë temë ju përcjellim vlerësimin e Prof. Dr. Ramazan Gِzen, Shef i Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit اankaja...

Uria ose ushqimi i pamjaftueshëm është një problem shumë serioz që intereson të gjithë njerëzimin. Sipas statistikave problemi i urisë në botë sa vjen e shtohet. Vitin e kaluar numri i njerëzve që vuajnë nga uria u shtua me më shumë se 100 milionë dhe kjo shifër arriti 1.2 miliardë njerëz. 9 milion njerëz vdesin çdo vit si pasojë e urisë ose kequshqimit ku 5 milionë janë fëmijë. Ndërsa 2 deri në 3 miliardë e gjysmë njerëz nuk mund të marrin vitamina dhe minerale të mjaftueshme.

Në të kundërtën, mbi 1 miliardë njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e mbipeshës, e shkaktuar nga ushqimi i tepruar. Për më tepër në vendet e pasura vërehet një shpërdorim i jashtëzakonshëm i ushqimit. P.sh. në Angli 30-40%, në SHBA 40-50% e ushqimit aktual në treg shkon dëm pa u përdorur, kurse 15% shpërdorohet duke e hedhur në mbeturina. Vlera vjetore e kësaj është 40 miliardë dollarë.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) është duke monitoruar 79 vende ku janë vërejtur probleme me urinë masive. Shumica e vendeve të pazhvilluara që gjenden në Afrıkë, Azi dhe në rajonin e Amerikës Latine kanë karakteristika të përbashkëta. P.sh. pjesa dërmuese e tyre më herët ka qenë koloni e njërit prej vendeve evropiane, kapacitetet industriale dhe bujqësore janë të ulëta, po ashtu edhe niveli i prodhimit; standardet demokratike janë të dobëta dhe janë të zakonshme konfliktet kufitare ndërkombëtare.

Por, problemi i urisë nuk është i veçantë vetëm për vendet të pazhvilluara. Sipas statistikave me problemin e urisë ose me ushqim të pamjaftueshëm përballet edhe një pjesë e shoqërisë në vendet e zhvilluara si SHBA. P.sh. në SHBA 49 milionë njerëz ushqehen pak. 36 milionë prej tyre mbijetojnë duke përdorur kuponat që jep shteti për ushqim falas. Dihet se probleme të ngjashme jetohen edhe në vendet e Evropës. Por, problemet e urisë të SHBA e BE-së nuk janë të njëjta me ato të vendeve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine.

Kur analizojmë burimet e problemeve përpara na dalin një numër i madh arsyesh. Disa prej tyre kanë të bëjnë me sistemet politike, ndërsa disa të tjera me pamjaftueshmërinë teknike. ثshtë e mundur që këto të analizohen në dy nivele në ato territoriale dhe globale. Në krye të arsyeve territoriale renditet problemi i skamjes, që posaçërisht vërehet tek vendet e pazhvilluara. Skamje do të thotë pamjaftueshmëria e ushqimit për të cilin kanë nevojë vendet dhe e të ardhurave për ta blerë këtë ushqim. Ndër arsyet e skamjes janë papërshtatshmëria e mundësive prodhuese, mosorganizimi i mirë i burimeve, problemet e qeverisjes, kushtet e papërshtatshme natyrore, mungesa e arsimit, mungesa e infrastrukturës, përqindja e lartë e popullsisë, pjesa jo-produktive e popullsisë, ç'ekuilibri në të ardhura ose në shpërndarjen e ushqimit.

Ndërsa problemi i urisë që vërehet tek vendet e zhvilluara rrjedh nga arsye krejtësisht të ndryshme. Ndër këto janë: pamjaftueshmëria e mekanizmave shtetërore sociale, politikat e pamjaftueshme të qeverive, rezultatet e sistemit politik dhe ekonomik ose ideologjik dhe mungesa e vetëdijës shoqërore.

Nëse problemin e urisë dhe shkaqet e tij i shikojmë në nivelin global të njerëzimit shikojmë kushtet negative dhe pabarazitë brenda të cilave gjendet sot politika botërore. Ndërsa këto mund ti përmbledhim nën 4 kapituj:

E para, është se bota një pjesë të rëndësishme të burimeve i ndan për politikat e luftës dhe armatimit. Buxheti global i armatimit, në të cilën gjenden vendeve e zhvilluara dhe pazhvilluara, është në nivelin e triliona dollarëve.

E dyta, është se pothuajse të gjitha vendet pak të zhvilluara janë të paafta në zgjidhjen e problemeve, gjë kjo që buron pjesërisht nga faktorët e trashëguar nga periudha e kolonizimit dhe pjesërisht për koncepteve për një qeverisje 'demode'. Këto vende ose nuk mund ti zhvillojnë kapacitetet prodhuese të ushqimit ose të ardhurave ose nuk mund ti përdorin në mënyrë efikase burimet që zotërojnë.

E treta, është se ndjenja etike dhe e ndërgjegjes së shoqërisë globale nuk është krijuar mjaftueshëm ose nuk funksionon fare. Botëkuptimi "nuk është prej nesh ai që fle me barkun plotë, ndërkohë që fqinji i tij vuan nga uria" që zë vend në kulturën turke, e përmbledh këtë çështje në mënyrën më të mirë. Por, ky problem nuk është vetëm i vendeve perëndimore dhe atyre të zhvilluara, edhe pse në një përqindje të vogël, problemi vërehet në tërë botën.

E katërta, është mosfunksionimi efikas i organizatave botërore të themeluara për të zgjidhur këto probleme, siç është FAO. Pjesëmarrja më e ulët se parashikimet në samitin e 16 nëntorit dhe mospranimi i disa propozimeve është një dëshmi e rëndësishme për këtë. /trt/
 
Titulli: Problemi i urisë në botë dhe shkaqet

Problemin kryesor qe nuk zhvillohen e kane vet vendet Afrikane se kane dhunen perpara cdo gjeje....
 
Back
Top