Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë

HYSEEN

Anëtar i ri
PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL;
SFIDAT E RINISث∗
Para se të bëjmë një qasje rreth temës së caktuar, pikë së pari do të kisha dashur që ta
përcaktoj termin rini ose adoleshencë. Në psikologjinë e zhvillimit rinia–adoleshenca
trajtohen si fazat më vendimtare në përfitimin e qëndrimeve, shprehive, sjelljeve ose
trajtimit shoqëror. Rini: do të thotë periudhë në të cilën individi përjeton ndryshimet
më totale të jetës së tij në çdo aspekt, duke filluar nga ndryshimet trupore-fizike deri te
ndryshimet ose zhvillimet e tij sociale, emocionale, personale, seksuale dhe mendore.
Nga këto ndryshime disa psikologë rininë e emërtojnë edhe si “lindje e përsëritshme”.1
Rinia është periudhë në të cilën i riu përjeton sfidat më të mëdha si rezultat i ndjenjave
seksuale. E gjithë kjo vjen nga vetë faza kohore e cila karakterizohet me ndjenjën për
pavarësim, fitimin e një personaliteti dhe një egoje identike të tij. Këtu i riu duke
formuar personalitetin e këtillë çdo gjë që i ofrohet nga jashtë ose prindërit e tij,
trajtohet si jo e dobishme për të, si rezultat i kësaj është “mendimi kritik” i tij i cili e
arrin kulmin e vet në këtë fazë.
Arsyet që një i ri nuk i pranon të ofruarat nga jashtë janë paraqitja e dukurive vijuese:
të qenët i lirë, të qenët kritik, zënia e një vendi domethënës në shoqëri, krijimi i një
identiteti të shëndoshë dhe veçimi i tij nga të tjerët. Njëkohësisht me paraqitjen e
nevojave të këtilla në periudhën rinore me mungesë të edukatës fetare e morale
paraqiten probleme psikologjike të atilla ku i riu fillon të mendojë kinse jeta nuk ka
kurrfarë domethënie, se jetesa e tij është e palogjikshme; ndaj këtyre në mungesë të
edukatës dhe arsimimit të përshtatshëm paraqiten edhe probleme psikologjike me
karakter shoqëror, duke e trajtuar veten të padobishëm për shoqërinë ose si individ që
nuk mund ta zërë vendin e duhur në rrethin ku jeton.
Automatikisht gjendjet psikike të këtilla tek i riu bëhen shkas i streseve të ndryshme,
ankthit, izolimit, konsumimit të mjeteve narkotike ose dhënies pas prostitucionit,
alkoolizmit, bile edhe dukurive siç është vetëvrasja etj…
Krejt këto janë rezultat i ideologjive të ndryshme të futura në programet arsimore. Një
ndër to është DARVINIZMI me të cilin ا. Darvini u bë “profet“ i ateizmit e
darvinizmi u shpall PAFEJA më e përhapur e shek. XIX dhe XX. Siç duket Darvini
me teorinë e tij “për luftën për jetë” na bindi se nuk jemi njerëz, porse kafshë; me të
∗ Ky është një punim i botuar në librin e të njëjtit autor Psikologjia e Identitetit Fetar.
1 ضzcan Kِknel; “İnsanı Anlamak”, Altın Kitaplar Yayınevi, İstanbul 1997, f. 115, 258, 358-359.
2
vërtetë ai pohonte si kafshë të përkryera, por prapëseprapë kafshë, por kafshët në
qëndrimin ndaj së mirës dhe së keqes, janë të privuara nga ligjet etiko-morale. Teoria
e evolucionit në mënyrë të duhur nuk mund të sqarojë as fazën e parë të besimit fetar
të njerëzve si dhe as në fazën e qytetërimeve moderne nuk mund ta bëjë dot atë…
p.sh. pse sot kur pozita socio-ekonomike e njerëzve është shumë më e mirë, gjendja
psikologjike është shumë më e pakënaqshme?! Pse numri i vetëvrasjeve ose
sëmundjeve psikike është në rritje proporcionale me rritjen e nivelit të të ardhurave
dhe arsimimit?! Ose pse ka humanizëm më tepër në fillim se sa në fund të
njerëzimit?!2
Krejt këto duhet të jenë fakte të cilat paraqesin nevojën e shembjes së ideologjive siç
ishin, ajo e Marksit, Niçes, Frojdit etj. Marksi pohonte se fenë e kanë themeluar të
fortit (të pasurit) që të sundojnë me të dobëtit, ose Niçeja pohonte të kundërtën e saj.
Në anën tjetër “revolucioni seksual” i viteve 50-60, i cili kryesisht lidhet me teorinë e
psikanalizës, themeluesi i së cilës është Frojdi dhe pasuesit e tij (Jungu, Adleri), solli
dukuri jashtëzakonisht të rënda për ligjet dhe normat morale. Liritë e këtilla totale me
të madhe kapluan perëndimin, por deshëm apo s’deshëm demonizimi i kthetrave të
këtilla kaploi edhe nënqiellin tonë. Shkakun e paraqitjeve të fenomeneve të këtilla nuk
dimë se kujt t`ia veshim, a thua progresi ekonomik i kalimit prej ekonomisë agrare në
atë industriale ishte më meritori, ose atë e bënë migracionet fshat-qytet. A mos vallë
rezultati i gjendjes se këtillë ishte “harrimi i Zotit” apo dëshira për një liri totale e cila
edhe u vërtetua si e gabuar në thelb.3
Cilido nga këta që të jetë shkaku i këtij degjenerimi etiko-moral, prostitucioni arriti
edhe në oborret dhe shtëpitë muslimane shqiptare, në atë mënyrë që shkatërroi
institucionin familje, i solli të rejat muslimane shqiptare në tavolinat gjinekologjike,
solli rininë buzë një gremine të sëmundjeve venerike dhe psikike. U rrëzua perdja e
turpit dhe respektit që ishte veçoria më e dalluese e kësaj popullate fisnike dhe bujare.
Me siguri që kësisoj ndyrësirash kjo popullatë nuk i ka mirëpritur, mirëpo këto
fëlliqësira janë bërë realitet në shoqërinë tonë. Koha në të cilën jetojmë është e atillë
që bile edhe një takim spontan i dy të rinjve mund të krijojë marrëdhënie të tilla për të
cilat nesër individi që do të vuajë është e reja e jo i riu?! Arsyeja e vetme është
edukimi dhe këshillimi i dobët dhe i pamjaftueshëm i breznive të reja.
Se nesër kur të ndodhë, personi që do të shkruajë letra për këshillim do të jetë ajo?! Ai
për arsye të një amoraliteti të shkurtër nuk do të jetë në gjendje të kuptojë hidhëtinë e
abortit ose vetëvrasjes. Ai nuk do të jetë nga ata që do t’u sjellë prindërve fëmijën pa
prind në shtëpi, e as që do të vrapojë nëpër dyer të lloj-lloj organizatave për ndihmë!4
Ne me siguri që do të kishim dëshiruar që e gjithë kjo të jetë çështje e vendeve larg
nesh, gjithashtu do të kishim dashur që të gjitha këto sëmundje venerike e psikike si
rezultat i marrëdhënieve të këtilla amorale të jenë vetëm temë e enciklopedive
shëndetësore ose vetëm brengë e mjekëve tanë. Por ky është një realitet i
2 D‍emaludin Latić; “Postperiod Seksualne Revolucije (Aktualizacija Jusufova vjerovjesničkog
lika)” në librin “Etika u Islamu”, Zagrebačka D‍amija 1991, f. 197-204.
3 Po aty.
4 Hasan Čengić; “Islamske Teme”, Orbis, Zagreb 1990, f. 144-160.
3
pamohueshëm me të cilin duhet ballafaquar dhe ngjallur inkurajimi ynë në zgjidhjen e
problemeve të këtilla mes gjeneratës së re.5
Revolucioni seksual (epshor) në bllokun socialist ideologjikisht nxitej në popullatë,
ndërsa në perëndim ai ishte rezultat i një shoqërie të zhveshur nga vlerat morale, ku
çdo qëndrim është hobi e çdo hobi qëndrim, ose atje ku kërkesat e homoseksualëve
dhe femrave lesbike trajtohen të njëjta me kërkesat e aktivistëve fetarë.
Duhet të pohojmë se Islami është fe që pranon ndjenjën seksuale (epshore) të individit
e assesi nuk lyp prej tij ta zhdukë këtë ndjenjë, ashtu siç e bën priftërizmi, por edhe
nuk lejon atë që bënë ideologjitë ateiste, liri totale pa kurrfarë norme morale dhe etike,
ku personi në fillim u jepet epsheve, e pastaj epshi bëhet zot i tij, ashtu siç e quan
Kur’ani fisnik ku thotë: “A e ke parë ti (Muhammed) atë duke e ditur, epshin e vet e
respekton si zot të vetin” (El-Xhathije:23).
Mu për këtë Islami është përcaktuar për një rrugë të mesme: e pranon epshin dhe
ndjenjën për të, por në të njëjtën kohë ofron edhe mundësinë e edukimit dhe
kontrollimit të tij. Prej të riut sot nuk kërkohet ta shkatërrojë këtë ndjenjë, por islami
dëshiron që me vullnet dhe vetëdije të përkryer ta kontrollojë këtë ndjenjë, ashtu siç
bëri i riu, Jusufi a.s. shembulli i vetëm i një bukurie fizike dhe morale për të gjithë të
rinjtë dhe të rejat muslimane.6 Kur`ani Famëlartë për Jusufin a.s. flet kështu:
“E ajo në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha:
”Eja!” Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajttë, ai zotëria im, më nderoi me vendosje
të mirë (si mund t’i bëj hile në familje). S`ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses”.
“Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i
paraqitej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai
të keqen dhe të ndytën. Vërtet ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur”. (Jusuf:23-24)
Nga mendimet e shumicës së psikologëve vijmë në përfundimin se periudha e
adoleshencës, ose rinisë së mëvonshme është jashtëzakonisht plot me përplasje të
ndryshme të natyrës shpirtërore ose psikike. Një ndër ato anomali psikike është
“depresioni rinor” i cili si i tillë bëhet shkas për paraqitjen e një shkatërrimi,
pesimizmi dhe mossigurie emocionale; depresioni si i tillë është shqetësim i gjendjes
shpirtërore i cili shkakton ngadalësimin konstant në të menduarit dhe sjelljet.
Depresioni në moshën rinore, ndonjëherë është me interval kohor të shkurtër dhe i
lidhur me disa gjendje të përcaktuara të jetës së individit. Në depresionet rinore me
intervale të shkurtra kohore, i riu është i zymtë, mendon se nuk e kuptojnë të tjerët, por
sido qoftë ai vazhdon me jetën e përditshme. Ndërsa në depresionet e vërteta i riu
veten e percepton si të pavlefshëm, e fajëson veten, ndjehet i pashpresë, mendon
vetëvrasjen dhe paraqiten shenja te hidhërimit dhe inatit. Dhe nëse kjo gjendje
vazhdon më tepër se 15 ditë e ndërkohë vjen deri te humbja e oreksit, kaplimi i
pagjumësisë, humbja e peshës faktikisht kuptohet se individi është në depresion të
vërtetë.
5 Po aty.
6 Latić; po aty, f. 197-204.
4
Sa i përket frustracionit, si një ndër shqetësimet psikologjike, ai ndodh kur një person
pengohet në arritjen e një qëllimi. Frustracionin e shkaktojnë vonesat, shqetësimet e
përditshme, mungesa e burimeve për arritjen e ndonjë qëllimi të caktuar, humbjet e
ndryshme dhe dështimet. Ankthi mund të përshkruhet si një ndjenjë e vagët e
pakëndshme frike, mërzie dhe shqetësimi për të ardhmen. Përgjithësisht personi nuk
ka ide të qartë për shkakun real të ankthit. Shpesh ai tenton t’i shmangë mendimet e tij
për frikën përderisa ato duket se e intensifikojnë atë. Ankthi është shpesh një reagim i
përgjithshëm emocional ndaj stresit. Ai është një frikë e shkaktuar prej kërkesave që i
vihen para njeriut, kur ai nuk e di se çka janë aktualisht këto kërkesa.
Ndërsa si problem i fundit i rinisë, por edhe më i rëndësishmi, konsiderohet
konsumimi. Konsumimi është mbarimi i rezervave tona fizike dhe mendore. Ai
ndodh kur sasia e energjisë që del prej trupit tonë është më e madhe sesa sasia e
energjisë që pranohet në trup. Simptomat e konsumimit janë:
Rraskapitja: personi ndjehet i lodhur dhe i pamundur.
Veçimi: personi shpesh përdor veçimin si një mjet mbrojtës
Mërzia: personi fillon të vërë në dyshim vlerat e aktiviteteve dhe miqësive; ai fillon të
mërzitet me jetën.
Padurimi: personi bëhet përherë e më i padurueshëm dhe irritohet me njerëzit e tjerë.
Omnipotenca: personi ndjen se asnjë tjetër nuk mund ta bëjë këtë që e bëj unë, është e
zakonshme në viktimat e konsumimit.
Pavlefshmëria: personi ndjen se njerëzit e tjerë nuk ia vlerësojnë punën dhe
përpjekjet e tij të mëdha.7
ثshtë fakt se jetojmë në një kohë në të cilën fillimi i konsumimit të alkoolit dhe
narkotikëve të ndryshëm, vazhdimisht zvogëlohet në moshë e në veçanti alkooli troket
me të madhe në dyert e shkollave të mesme. I pamohueshëm është fakti se konsumimi
i alkoolit dhe narkotikëve është ngushtë i lidhur me ekseset moralo-epshore.
Lidhshmëria që është në mes këtyre dy anomalive shoqërore vjen në mënyra të
ndryshme p.sh. kemi raste kur vajzat e reja përmes konsumimit të narkotikëve dhe
alkoolit detyrohen në marrëdhënie të palejueshme, gjegjësisht prostitucion. Gjithashtu
ka edhe raste të kundërta ku për të siguruar drogën vajza të reja detyrohen në
prostitucion. Këto janë fakte të gjalla për shëmtinë e konsumimeve të ndryshme.
Përdorimi i herëpashershëm i këtyre narkotikëve individin e çon deri te krimet e
ndryshme të cilat paraqiten si rezultat i po atij konsumimi; dhe që dalëngadalë njeriun
e bën të varur e më pas e përgatit drejt humnerës së vetëvrasjes ose shkatërrimit
shoqëror. Sa u përket shkaqeve psikologjike të varshmërisë ndaj narkotikëve dhe
alkoolit, social-psikologët i paraqesin disa nga më të rëndësishmit e tyre: Alkooli
shpejt i mund edhe të fuqishmit edhe të pasurit dhe i kthen ata në bisha të tërbuara, që
me fytyrat e ndezura dhe me sytë e kërcyer jashtë, hedhin mallkime dhe sharje përreth
duke ofenduar armiq imagjinarë. Gjëja më e shëmtuar në krijimin është një pijanec,
7 Osman Sinanović, editor; “Ovisnost o Drogama” (Multidisciplinarni Pristup), Harfograf, Tuzla
2001.
5
një qenie e pështirë, pamja e të cilit e bën secilin nga njerëzit ta ndjejë veten keq që i
përket të njëjtës qenie të gjallë.
Të varurit prej narkotikëve të ndryshëm, pikë së pari janë individë me vetëbesim të
dobët, me personalitet të thyer të cilët gjithmonë ikin nga realitetet e jetës. Individë të
tillë gjithmonë shkaqet e dështimit në jetën e tyre i lypin jashtë vetes dhe asnjëherë
nuk ballafaqohen me realitetin vetjak. Si faktor i tretë përmendet perceptimi i vetes si
të pavlefshëm; dhe se kjo bëhet shkas i afrimit të këtij individi me personalitet të dobët
drejt alkoolit ose drogës. Ndër të tjerët janë dhe personat të cilët nuk kanë arritur
kënaqësi emocionale prindërore. Keqtrajtimi, injorimi i fëmijës nga ana e prindërve
ose mungesa e përjetimit të respektit dhe tolerancës mund të rezultojë në varshmëri
ndaj drogës dhe alkoolit. Si faktor i pestë përmendet përpjekja për vetëkënaqësi ku
individit i errësohet jeta dhe ndriçimin e saj e gjen në drogë ose alkool. Dhe si shkas i
fundit përmendet rrethi i shokëve me shprehi të ndyra.8
Dihet mirë se ndikimet mes moshatarëve dhe shokëve janë të pakontestueshme. Dhe
mu për këtë është shumë me rëndësi për individin se në çfarë rrethi dhe vendi do ta
formojë grupin shoqëror të tij.
ثshtë e qartë që Kur`ani luftën më të madhe e hap mu ndaj këtyre anomalive të ndyra
që shkatërrojnë shoqërinë, ku thotë:
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall)
janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar”.
(El-Maide:90)
Këtu shihet se luftën që u hap Kur’ani anomalive të këtilla është luftë e pamëshirshme
dhe me karakter human. Nga vetë arsyeja se: derisa Kur’ani rreptësisht e ndalon çdo
lloj konsumimi dehës, sot e tërë bota vjell gjak prej tyre.
Kur`ani parandalon çdo afrim që çon në zina - sot e tërë bota vuan prej prostitucionit,
edhe atë më e keqja është se pa dallim gjinish.
Që të gjitha këto rekomandime duhet që ne të gjithëve si popullatë muslimane
shqiptare të na nxitë dhe inkurajojë në luftën për parandalimin e këtyre anomalive të
cilat, mos dhëntë Allahu, mund të na shkatërrojnë në tërësi. Përpjekja ose hapat që
duhen ndërmarrë në këtë aspekt duhet të jenë të tipave: organizatash mbrojtëse,
kulturore, sportive që sadopak të ndikojnë në shmangien e tyre në shoqërinë tonë.
Njeriu me fuqinë e egoizmit të vet bashkëkohor nuk prish vetëm rregullin në natyrë
por shkatërron edhe ekuilibrin brenda karakterit të tij personal. Nëse dikur njeriu i
është frikësuar natyrës, sot natyra i frikësohet njeriut. Nëse deri dje njeriu u gëzohej
arritjeve teknologjike, sot ai përparim po e shqetëson. Nëse njeriu dëshiron të privohet
nga shprehitë e vjetra etiko-morale, SIDA (AIDS) i tërheq vërejtjen se do ta paguajë
shtrenjtë thyerjen dhe mosrespektimin e normave etiko-morale.
8 Kulaksızoğlu; po aty, f. 230-235.
 
Pe: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Cilido nga këta që të jetë shkaku i këtij degjenerimi etiko-moral, prostitucioni arriti
edhe në oborret dhe shtëpitë muslimane shqiptare, në atë mënyrë që shkatërroi
institucionin familje, i solli të rejat muslimane shqiptare në tavolinat gjinekologjike,
solli rininë buzë një gremine të sëmundjeve venerike dhe psikike. U rrëzua perdja e
turpit dhe respektit që ishte veçoria më e dalluese e kësaj popullate fisnike dhe bujare.
Me siguri që kësisoj ndyrësirash kjo popullatë nuk i ka mirëpritur, mirëpo këto
fëlliqësira janë bërë realitet në shoqërinë tonë. Koha në të cilën jetojmë është e atillë
që bile edhe një takim spontan i dy të rinjve mund të krijojë marrëdhënie të tilla për të
cilat nesër individi që do të vuajë është e reja e jo i riu?! Arsyeja e vetme është
edukimi dhe këshillimi i dobët dhe i pamjaftueshëm i breznive të reja.

E para percakto ke quan etike ti dhe ke quan moral??...Etika eshte nje,morali eshte relativ...Etika eshte nje norme e caktuar e sjelljes se nje klase te caktuar te njerezve...Ke etike pune,etike morale,etike idealiste etj etj...
Ndersa morali eshte relativ...Ne quoten me lart ti e ve moral=virgjeri=ndershmeri...Morali eshte dicka relative,nese dicka qe ty te duket e gabuar dhe pa moral mua me duket e drejte,pasi e drejta e njeriut per te vendosur per gjerat e tij personale,e ndalon moralin te behet absolut...Ato tjerat me poshte qe ke shkruar si kam lexuar fare,ben lidhje fetare ne cdo gje ti...
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

GLOOM lexo tere tekstin aty i gjen paqarssit te tua rrethe moralit dhe te drejtaave tua personale. Kurse sa i perket Fese une mendoj se ke pak informaacion rrethe fese islame . jame shume i bindure per kete .une fen e kuptoj si programe jete apo si sistem nete cilin e gjej veten dhe te cilin e praktikoj jo vetem kur shkruaaj por nee qdo veprim timin te cilinee beje ne kete jete. ''
 
Pe: Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

GLOOM lexo tere tekstin aty i gjen paqarssit te tua rrethe moralit dhe te drejtaave tua personale. Kurse sa i perket Fese une mendoj se ke pak informaacion rrethe fese islame . jame shume i bindure per kete .une fen e kuptoj si programe jete apo si sistem nete cilin e gjej veten dhe te cilin e praktikoj jo vetem kur shkruaaj por nee qdo veprim timin te cilinee beje ne kete jete. ''

Ne fakt skam hic,sepse kam gjera te tjera per te bere...Te ishte dicka nga mendja jote edhe e lexoja,apo te ishte dicka qe perfshin psikologjine pa i fut brenda keta gjerat e tjera...
 
Pe: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Po mire kush me thote mua qe etika dhe morali i rinise se sotme eshte "regres"? nuk mendoj qe duhet te kete dicka te shkruar ne lidhje me kete gjithsesi besoj se bota individuale e rinise parashikon gjithmone rrijte ne te gjitha kuptimet dhe nuk mendoj pse gjithmone duhet kuptuar qe ky progres eshte ne kahun negativ dhe jo ate pozitiv te shoqerise ne fund te fundit rregullat si ato morale dhe etike jane bere per te qene te levizshme dhe relative pasi cdo gje ne kohe dhe ne hapsire i pershtatet ketij parimi. Pra, ate qe une quaj regres eshte deshtimi total jo ne te berit te gjerave por ne mos te berit dhe ne mos te provuarit, njerzimi gjithmone ka treguar si i ka te gjitha forcat mendesine dhe karakerin e pershtatjes nga nje epoke ne nje tjeter, dhe kurrsesi nuk mund te nisemi dhe te gjykojme dhe paragjykojme mendimet dhe vendimet e rinise se sotme vetem e vetem duke u nisur nga nje fakt medikoer dhe i thjeshte "bota eshte e palevizeshme"
 
Titulli: Pe: Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Ne fakt skam hic,sepse kam gjera te tjera per te bere...Te ishte dicka nga mendja jote edhe e lexoja,apo te ishte dicka qe perfshin psikologjine pa i fut brenda keta gjerat e tjera...

Ky shkrime i ketij autori eshte vertet psikologjik eshte ssistematik i cili shtjellon njerin prej problemeve mete medha ne sshoqeri . autori jo vetem qe e shtjellon por prej a- se deri z . plus edhe e elburon edhe sse si duhet te dalet prej ketij problemi .kete faze jam shumi bindur se gjith seili ekemi kaluare .une kur isha 18 vjeq per fate te keq jam kanne mesin e ketyre adolosshenteve . po per fate te mire kontaktova ne librin e zotit kuranin edhe e gjeta vetveten edhe fal ketyre dijetarve di ta dalloj qka esshte emire dhe qka ekeqe dhe qka eshte me kryesorja . mesova cili eshte qellimi i jetes sime ne kete bote. Une nuk e idi gloom pse ki kaq shsuemfobi ndaaj fese!
 
Titulli: Pe: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Po mire kush me thote mua qe etika dhe morali i rinise se sotme eshte "regres"? nuk mendoj qe duhet te kete dicka te shkruar ne lidhje me kete gjithsesi besoj se bota individuale e rinise parashikon gjithmone rrijte ne te gjitha kuptimet dhe nuk mendoj pse gjithmone duhet kuptuar qe ky progres eshte ne kahun negativ dhe jo ate pozitiv te shoqerise ne fund te fundit rregullat si ato morale dhe etike jane bere per te qene te levizshme dhe relative pasi cdo gje ne kohe dhe ne hapsire i pershtatet ketij parimi. Pra, ate qe une quaj regres eshte deshtimi total jo ne te berit te gjerave por ne mos te berit dhe ne mos te provuarit, njerzimi gjithmone ka treguar si i ka te gjitha forcat mendesine dhe karakerin e pershtatjes nga nje epoke ne nje tjeter, dhe kurrsesi nuk mund te nisemi dhe te gjykojme dhe paragjykojme mendimet dhe vendimet e rinise se sotme vetem e vetem duke u nisur nga nje fakt medikoer dhe i thjeshte "bota eshte e palevizeshme"

O vella per ty progres eshte qe rinia jone eshte tee shkoi ne ''shpi publike'' .progres e sheh te mbushura spitalet tona nga femrat e mitura dduke abortuar edhe uke i gjuajtur ate neper kontenier berllogi . ku eshste progresi i rinese sot. Ma merr menja se progressi sipas mendimit tende eshste ne imoralitet ne shthurje ne degjenerim total . une ju pyes a keni mendje more! ................
 
Pe: Titulli: Pe: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

O vella per ty progres eshte qe rinia jone eshte tee shkoi ne ''shpi publike'' .progres e sheh te mbushura spitalet tona nga femrat e mitura dduke abortuar edhe uke i gjuajtur ate neper kontenier berllogi . ku eshste progresi i rinese sot. Ma merr menja se progressi sipas mendimit tende eshste ne imoralitet ne shthurje ne degjenerim total . une ju pyes a keni mendje more! ................

Pse Hyseen vec tani kane dal keta gjera??Ti po kapesh me rinine e sotme,kur keta gjera kane shekuj qe jane...Apo me perpara kemi qene cik me ''hipokrite'' ka tradhetuar ka shkuar me prostituta,ne vende te fshehta dhe tani kane dal me haptas,sot jane te degjeneruar??...Prostitucioni ka ekzistuar gjithmone,ku i fshehur ku me i hapur por ka qene ama...E sta ka fajin rinia sot,kapu cik me brezat e me perparshem...Sic thoshte nje fjale : Per te ndryshuar mentalitetin tim,ndrysho me pare te gjyshes time...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinis

Pse Hyseen vec tani kane dal keta gjera??Ti po kapesh me rinine e sotme,kur keta gjera kane shekuj qe jane...Apo me perpara kemi qene cik me ''hipokrite'' ka tradhetuar ka shkuar me prostituta,ne vende te fshehta dhe tani kane dal me haptas,sot jane te degjeneruar??...Prostitucioni ka ekzistuar gjithmone,ku i fshehur ku me i hapur por ka qene ama...E sta ka fajin rinia sot,kapu cik me brezat e me perparshem...Sic thoshte nje fjale : Per te ndryshuar mentalitetin tim,ndrysho me pare te gjyshes time...
Une spo e fajseoj rinin? Dhe ke bere nje krahsim jo te qelluar . edhe pse sse mohoj se edhe me heret nuk ka pass gjera te tilla .a ma sot eshte e tepert edhe problemi me i madhi eshte se na dalin shume gjysher sot .Duke filluar nga literatura nga filmat telonovelat e ndryshme etj te cilit jan bere edukuesi me i mir ne kete aspekt dhe ja kan arritur qellimin .Por pasojat do ti mbartum ne te gjithe .do te jete vone kur ta kuptojm reeaalitetin .po pergjegjes une mendoj jemi secili preej nesh edhe ne kemi mu bere gjyssher neser .une gjyshrit nuk ikam pass fetare por keshillat e mira ikam pranuar edhe e kam gjetur veteveten ne sfidat e jetes dhe mundehem te jem shembull per miree per te tjeret.
 
Pe: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Nje artikull qe ja vlen te lexohet deri ne fund. Ndoshta nuk ka cekur te gjitha problemet e rinise se sotme, por ato me kryesoret po. Nje artikull i bazuar mbi nje analize te shendoshe, se pari nga aspekti social dhe se dyti si trajtohet kjo nga ana fetare. Ky ballafaqim me duket mjaft i dobishem, pasi duam apo s'duam feja nuk eshte dicka qe ne e fusim ne jeten tone, por eshte menyre jetese dhe absolutisht nuk mund te evitohet nga asnje fushe e jetes, qofte kjo jeta sociaale, familjare, ekonomike, ligjore etj...
Te falenderoj per postimin...

P.S. nje keshille: Kur ta postosh materialin te lutem ndaje pak ne paragrafe dhe referencat vendosi vetem ne fund pasi kshu eshte pak e veshtire te lexohet se eshte dhe artikull i gjate:)
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

PROBLEMET PSIKOLOGJIKE; REGRESI ETIKO-MORAL;
SFIDAT E RINISث∗
Liritë e këtilla totale me
të madhe kapluan perëndimin, por deshëm apo s’deshëm demonizimi i kthetrave të
këtilla kaploi edhe nënqiellin tonë. Shkakun e paraqitjeve të fenomeneve të këtilla nuk
dimë se kujt t`ia veshim, a thua progresi ekonomik i kalimit prej ekonomisë agrare në
atë industriale ishte më meritori, ose atë e bënë migracionet fshat-qytet. A mos vallë
rezultati i gjendjes se këtillë ishte “harrimi i Zotit” apo dëshira për një liri totale e cila
edhe u vërtetua si e gabuar në thelb.3

Cilido nga këta që të jetë shkaku i këtij degjenerimi etiko-moral, prostitucioni arriti
edhe në oborret dhe shtëpitë muslimane shqiptare, në atë mënyrë që shkatërroi
institucionin familje, i solli të rejat muslimane shqiptare në tavolinat gjinekologjike,
solli rininë buzë një gremine të sëmundjeve venerike dhe psikike. U rrëzua perdja e
turpit dhe respektit që ishte veçoria më e dalluese e kësaj popullate fisnike dhe bujare.
Me siguri që kësisoj ndyrësirash kjo popullatë nuk i ka mirëpritur, mirëpo këto
fëlliqësira janë bërë realitet në shoqërinë tonë. Koha në të cilën jetojmë është e atillë
që bile edhe një takim spontan i dy të rinjve mund të krijojë marrëdhënie të tilla për të
cilat nesër individi që do të vuajë është e reja e jo i riu?! Arsyeja e vetme është
edukimi dhe këshillimi i dobët dhe i pamjaftueshëm i breznive të reja.

Me sinqeritetin me te madhe e them se njeriu qe ka shkruar kete shkrim le qe eshte bazuar ne fakte dhe analiza qesharake por ka perdorur apo ka keqperdorur fakte per te shkruar dicka thuajse krejt qesharake.

Ne radhe te pare artikullshkruesi duhet ta kuptoj njehere e perfundimisht se cfare eshte etika, cka nenkupton etika, cfare eshte morali dhe sa relativ eshte ai.
Ne radhe te dyte artikullshkruesi duhet ta dije se prostitucioni nuk mbiu dhe u zhvillua ne perendim, por eshte profesioni me i vjeter ne bote, dhe me i hershem qe nuk njeh fe, ngjyre apo nacionalitet.
Ne radhe te trete artikullshkruesi duhet ta kuptoje qenesisht se bujaria, besa, dhe tradita shqiptare nuk jane fenomene muslimane, por jane tradite populli qe kishte ky popull edhe kur nuk kishte musliman ketej. Kete duhet ta kuuptoj mire artikullshkruesi!

Dallimi qe bene artikullshkruesi mes Islamit dhe PRIFTERIZMIT :syze:(hahahahahahahahah prifterizmit) eshte fyes, qesharak por edhe nje cilimillek i llojit te vecant.
 
Qfare kontrasti ne leximin dhe interpretimin e ketij artikulli nga Soulmind dhe kitrra 123 . si nata me dite por. po qeshem eddhe une me ty kitrra 123 . edhe dua qe ti te moss qesshesh meartikullshkrusin por veretet te sugjeroj te kuptojsh mire se qka eshte etika dhe qka eshte morali ne postimin tim ''Etika sfid e milenimuit te trete'' .kurse sa i perket thenies tende fyese te fese krishstere nga autori. une menddoj qe vete prifteriijte jane apo e kane fyer vetveten apo ai qe ja ka ndaluar martesen . une mendoj se si pasoj e kesaj ndalese jane pasojat si abuzimi i femijve .sikur njeriu i cili nuk mund te rrij pa uje dhe buke ashtu nuk mund te rrije pa martes sepse eshte nevoj natyrore e trupit . Nashta je i knaqur taqh me aartikullshkrusin .
 
Titulli: Pe: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Nje artikull qe ja vlen te lexohet deri ne fund. Ndoshta nuk ka cekur te gjitha problemet e rinise se sotme, por ato me kryesoret po. Nje artikull i bazuar mbi nje analize te shendoshe, se pari nga aspekti social dhe se dyti si trajtohet kjo nga ana fetare. Ky ballafaqim me duket mjaft i dobishem, pasi duam apo s'duam feja nuk eshte dicka qe ne e fusim ne jeten tone, por eshte menyre jetese dhe absolutisht nuk mund te evitohet nga asnje fushe e jetes, qofte kjo jeta sociaale, familjare, ekonomike, ligjore etj...
Te falenderoj per postimin...

P.S. nje keshille: Kur ta postosh materialin te lutem ndaje pak ne paragrafe dhe referencat vendosi vetem ne fund pasi kshu eshte pak e veshtire te lexohet se eshte dhe artikull i gjate:)

Allahu i Larte te nderofte edhe ty -ddo ta kem parsyhs kesshillen tende*
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Qfare kontrasti ne leximin dhe interpretimin e ketij artikulli nga Soulmind dhe kitrra 123 . si nata me dite por. po qeshem eddhe une me ty kitrra 123 . edhe dua qe ti te moss qesshesh meartikullshkrusin por veretet te sugjeroj te kuptojsh mire se qka eshte etika dhe qka eshte morali ne postimin tim ''Etika sfid e milenimuit te trete'' .kurse sa i perket thenies tende fyese te fese krishstere nga autori. une menddoj qe vete prifteriijte jane apo e kane fyer vetveten apo ai qe ja ka ndaluar martesen . une mendoj se si pasoj e kesaj ndalese jane pasojat si abuzimi i femijve .sikur njeriu i cili nuk mund te rrij pa uje dhe buke ashtu nuk mund te rrije pa martes sepse eshte nevoj natyrore e trupit . Nashta je i knaqur taqh me aartikullshkrusin .

Degjo, mos shkrruaj me emocione se ben gabime trashanike gjuhesore. Une te thashe dhe po te theme se artikullshkruese ne vend qe te beje ndarjen mes Islamizmit dhe Krishterimit ngaterron komplet ceshtjen duke shkruar per prifterizmin.

Te lutem ma thuaj cfare eshte ky Prifterizmi se eshte hera e pare qe e degjoje? :p

Lidhur me te drejtat dhe shkeljen e te drejtave them se ke ne popullaten e dy besimeve por ceshtja ngelet ne ate se ku me shume e ku me pak. Per kete munde ta diskutojme!

Gjithashtu ta kam thene dhe ta perserise dhe madje ta vertetoje me fkate konkrete se marrja dhe krahasimi i mostrave mes bujarise, beses dhe islamizmit te shqiptaret eshte banalitet i llojit sui generis.

Cuno besa dhe bujaria te arberit si paraardhes te vijes se drejte te shqiptareve eshte ceshtje e cila eshte diskutuar dhe ka egzistuar para shkeljes se kembes se ndonji muslimani ne keto ane. Ajo eshte tradite populli den baba den. Kshu qe ky artikullshkruesi ka genjyer kot :pinoku
 
O vella i dasshure une pajtohem me ty nese beje gaabime gjuhesore .kursse kupto njehere e pergjithmon se ''ndalimi per tu martuar'' te cilin e ke ne fene krishtere eshte absurde dh ekstreme dhe ate nese pretendon se eshte fe e Zotit .une te pyes ty ? si valle na qenka ajo fe e Zotit e cila eshte ne kundershtim me nevojat natyrore te njeriute me keto rregulla .dhe moss u mundo te kapesh me fjalet e te filozofosh po kapu me argumnetet .Kjo sa i perket prifterizmit!. Kurse sa i perket shkeljeve te te drejtave ssi i quan ti .une te therrass te kuptojsh edhe ne kete pike se dalliimi me sy besimeve a shkeljeve te besismtarve te rregullave qendron se te besimi Islam faji eshte te individi kurse te besiimi i Krishter eshte te Doktrina i nderuar psh.''abuzimi''. Ndooshtaa je i knaqur edhe me kete pike? Kurse sa i perket dallimit mes fese ISLAME dhe bujarise te cilen pretendon ti se eshte banalitet .Une te sugjeroj ty te marresh me shume informacione per ISLAMIN '' me shume''.' Islami i nderuar egziston prej njeriut te pare .Dhe ne siq jemi te krijuar prej Zotit edhe keto vurtyte morale ssi devoteshmeria. bujaria .besa jane prej KETIJ ZOTI. Edhe autori e permendi njerin prej Pejgambereve te Zotit si moster i model .per ata te cilet deshirojn ta pranojne . Respekt prej meje i nderuar .
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Une te sugjeroj ty te marresh me shume informacione per ISLAMIN '' me shume''.' Islami i nderuar egziston prej njeriut te pare .Dhe ne siq jemi te krijuar prej Zotit edhe keto vurtyte morale ssi devoteshmeria. bujaria .besa jane prej KETIJ ZOTI. Edhe autori e permendi njerin prej Pejgambereve te Zotit si moster i model .per ata te cilet deshirojn ta pranojne . Respekt prej meje i nderuar .

U ba Hyseen, tash e mora vesh qe une qenkam shume mbrapa. Falemineres shume e hajrebafsh qe m'kallxove qe njeriu i pare paska qene Musliman. Naten e mire. :konfuz:
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

O vella i dasshure une pajtohem me ty nese beje gaabime gjuhesore .kursse kupto njehere e pergjithmon se ''ndalimi per tu martuar'' te cilin e ke ne fene krishtere eshte absurde dh ekstreme dhe ate nese pretendon se eshte fe e Zotit .une te pyes ty ? si valle na qenka ajo fe e Zotit e cila eshte ne kundershtim me nevojat natyrore te njeriute me keto rregulla .dhe moss u mundo te kapesh me fjalet e te filozofosh po kapu me argumnetet .Kjo sa i perket prifterizmit!. Kurse sa i perket shkeljeve te te drejtave ssi i quan ti .une te therrass te kuptojsh edhe ne kete pike se dalliimi me sy besimeve a shkeljeve te besismtarve te rregullave qendron se te besimi Islam faji eshte te individi kurse te besiimi i Krishter eshte te Doktrina i nderuar psh.''abuzimi''. Ndooshtaa je i knaqur edhe me kete pike? Kurse sa i perket dallimit mes fese ISLAME dhe bujarise te cilen pretendon ti se eshte banalitet .Une te sugjeroj ty te marresh me shume informacione per ISLAMIN '' me shume''.' Islami i nderuar egziston prej njeriut te pare .Dhe ne siq jemi te krijuar prej Zotit edhe keto vurtyte morale ssi devoteshmeria. bujaria .besa jane prej KETIJ ZOTI. Edhe autori e permendi njerin prej Pejgambereve te Zotit si moster i model .per ata te cilet deshirojn ta pranojne . Respekt prej meje i nderuar .

Desha te nderhy ne debat te kesaj teme por ndrrova mendje pas keti postimi, qenkem shume mbrapa edhe une me kohen. Me duhet te studioj me teper...se paska gjera qe si kam degjuar akoma...:p
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

U ba Hyseen, tash e mora vesh qe une qenkam shume mbrapa. Falemineres shume e hajrebafsh qe m'kallxove qe njeriu i pare paska qene Musliman. Naten e mire. :konfuz:

Une te thash merre informcione me sshume ! Edhe meso se ssi lexohet ' te hyne ne pune ''bace'' dhe faleminderit per komunikim i ndderuar. Te uroj Suksess i nderuar...........
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë∗

Desha te nderhy ne debat te kesaj teme por ndrrova mendje pas keti postimi, qenkem shume mbrapa edhe une me kohen. Me duhet te studioj me teper...se paska gjera qe si kam degjuar akoma...:p

Une posstiimin per debate se kam postu ketu' perfito prej ketyre e mos humb kohe kote............
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë

Allahu te shperblefte per artikullin, shume i qelluar :)
 
Titulli: Problemet psikologjike; regresi etiko-moral; sfidat e rinisë

Allahu te shperblefte per artikullin, shume i qelluar :)

Amin inshalla loverboy 'po inshalla Allahu e shperblen autorin Dr Musa MUSAIN per mundin te ciline ka bo per ket shkrim .
 
Back
Top