Arfenilla
Themelues i Forumit
Ka përfunduar në spitalin e Prizrenit një burrë me veshin e kafshuar, pas eskalimit të një mosmarrëveshjeje që ka pasur me gruan e vet, njoftoi Policia e Prizrenit.
“Sipas hetimeve fillestare që policia e Prizrenit i ka kryer në vendin e ngjarjes, thuhet se në një moment kritik, gruaja e sulmon burrin duke e kafshuar në veshin e majtë dhe për këtë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal”, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e Policisë Rajonale.
Pas trajtimit në emergjencë, bashkëshortët janë intervistuar nga polici primar i dhunës familjare për t’i kuptuar shkaqet e mosmarrëveshjes. Ndërkaq, prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt./tribuna/
omgirl:omgirl: