Kresha
A pretty face can never trick me
https://postimage.org/
Ndryshimi i formës në varësi të kohës i strukturës së printuar nga hidroxheli. Foto: Instituti Wyss në Universitetin e Harvard-it.
Të gjithë kemi dëgjuar për printim 3D dhe për mënyrën e krijimit të formave në kohë të shkurtër dhe bazuar në dizajnin e krijuar në kompjuter. Në atë rast, shkencëtarët përdorin material të shkrirë për të printuar pjesët. Pas daljes në ambient, materiali ngrihet e forcohet dhe krijohet produkti tredimensional që, për ndryshim nga ata të krijuar në fabrika, është unik dhe i përshtatet rastit specifik për të cilin është dizajnuar.
Tani, inxhinierët nga Instituti Wyss për Inxhinieri të Inspiruar nga Biologjia i Universitetit të Harvardit kanë përdorur edhe dimensionin e katërt, kohën. Krijimi i ri i tyre printohet si një objekt i zakonshëm 3D, por më pas ndryshon formë me kalimin e kohës, në varësi të stimujve të cilëve u nënshtrohet. Objektet formëndryshuese janë të frymëzuara nga bimët dhe imitojnë lëvizjet e tyre kur bien në kontakt me ujin. Ato janë një kombinim i shkencës së materialeve dhe matematikës. Arritjet janë raportuar në revistën shkencore Nature Materials, më 25 janar.
Sc.D. Jennifer Lewis dhe grupi i saj shkencor kanë arritur të bëjë një hap para në materialet e programueshme. Ata janë bazuar në strukturat e vogla brenda luleve e gjetheve të bimëve, të cilat bëjnë të mundur lëvizjen e këtyre organeve të bimëve në varësi të stimujve të ndryshëm. Materiali i krijuar nga grupi i Sc.D. Lewis ka aftësinë për t’u fryrë në zona të caktuara, të lokalizuara, gjë që i bën të lëvizin. Materiali printues është koduar me fibra celuloze të cilët i japin natyrë anisotropike materialit, duke bërë të mundur lokalizimin e fryrjeve në kontakt me ujin. Ky fenomen është i njëjti që bën që druri të çahet më lehtë përgjatë rritjes se sa tërthorazi. Planet matematike përcaktojnë mënyrën e duhur për të printuar objektin, në mënyrë që ndryshimi i formës të ndodhë ku dhe si e kanë planifikuar inxhinierët.
Përdorimet e kësaj metode printimi janë nga më të ndryshmet duke përfshirë: tekstilet e mençura, robotikën autonome, pajisjet biomjekësore, etj. Hidroxheli i përdorur në këtë rast mund të kombinohet me lloje të tjerë apo të zëvendësohet me ta për të arritur përgjigjjen e materialit ndaj stimujve të ndryshëm. Fibrat e celulozës mund të zëvendësohen me fibra të tjerë anizotropikë, madje edhe me materiale përçuese. Programi matematik bazohet në zgjidhjen e problemeve inverse, zgjidhja e të cilëve tregon drejtimin e printimit dhe kurbaturën që duhet ndjekur për të arritur formëndryshimin e kërkuar. //nature.com