Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat e maskarenjve!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat e maskarenjve!
Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për të zëvendësuar terminologjinë "baba", "nënë" me termat, Prindi 1 dhe Prindi 2.
Veç një maskaralliku, është edhe një eksperiment i paligjshëm! Është njësoj si të vrasësh dikë për të bërë eksperiment dhe parë se çfarë bën i vrari momentin e fundit të jetës!
Eksperiment i bukur në vetvete, por krim megjithatë!
Veç maskarallik është edhe antiligjor sepse bie ndesh me kodin e familjes, pra indirekt edhe me Kushtetutën ku ky ligj bazohet. Prandaj eksperimentuesit duhet të vihen para përgjgjësisë ligjore!
Veç antiligjor është edhe një budallallik logjik. Ja pse: Gjoja për të vendosur barazinë midis nënës dhe babës, për ta shuar dallimin midis sekseve. Por Prind 1 kush quhet? T'a zemë se baba! A nuk privilegjohet përsëri baba? Pse të quhet 1 dhe jo 2? A nuk mbetet edhe dallimi mes sekseve vetëm se tani i shprehur numerikisht? Prindi 1 - baba, prindi 2 - nëna! Jo ush po gomar! Këta matematikë nuk dinë se përgjithësisht janë pa shkollë, por nuk dinë as logjikën e thjeshtë! Ku i shuan dot matematika dallimet reale? 1 dhe 2 janë po aq të ndryshëm sa baba dhe nëna, dhe për t'a quajtur 1 ose 2 prindi ka nevojë të tregojë seksin, se përndryshe kush do të quhet 1 dhe kush 2?
Pra, kemi një vërë në ujë!
Veç një eksperiment debil, kemi edhe një gomarllik nga ana operacionale.
Pse?
Unë jam gati të pranoj se në shumë fusha dallimi midis burrit dhe gruas është kot, i tejkaluar. Madje nuk ka fare vlerë të vihet në dukje. Ta zemë kalon kufirin me pashaportë! E ç'vlerë ka nëse je burrë a grua?! Por, kur shtrohesh në spital për ndonjë operim, bëni shaka nëse jeni burrë të thoni se jo, nuk ka rëndësi çfarë jam, ose më keq: jam grua! Shkoni në një bankë dhe hapni një llogari rjedhëse, pikë rëndësie nuk ka nëse jeni burrë a grua. Por, nëse bëni synet fëmijën, kujdes! - duhet ta provoni se është djalë, se ndryshe nuk ecën!!! Shkoni të merrni pensionin, ose të regjistroheni në zyrën e punës, e ç'ju duhet atyre se jeni burrë a grua? Pikë rëndësie nuk ka. Por, kujdes, kur është fjala të qënë këngëtar lirik, nuk mund të thoni se unë nuk jam as burrë as grua sepse jam 1,2,3 e kështu idiotësira. Do jepni gjak? Nuk ka rëndësi jeni burrë a grua, bëjuni 1,2,3... sa të doni! Por kujdes nëse kërkohet qumësht për bebet, ka shumë rëndësi nëse jeni burrë a grua.
Për familjen në disa raste nuk ka rëndësi a je burrë a grua, por në raste të tjera thelbësore ka shumë rëndësi. Je bashkëshort 1 ose 2, ose 3,
🙂
kur paguan taksat e bashkisë sado të kripura të jenë, por kur merr leje barre je grua se burrë nuk mbetesh dot shtatzënë! Nuk ka 1,2,3, nuk tërci e vërci!
Për fëmijët dallimi nënë - baba shumë thelbësor, nuk bëhet dot prindi 1 dhe prindi 2. Pse? Sepse është nëna që e mban beben në trupin e saj dhe jo baba! Se është nëna që mban embrionin dhe jo baba! Le të jetë edhe homoseksual, e drejtë e tij! Se është nëna që e ushqen me qumësht, jo baba, se ky qumështin veç në dyqan mund ta blejë! Se në muajt e vitet e parë bebja është lidhur me trupin e nënës kryesisht, me aromën, frymën, zërin, e saj, dhe më pak me të babës! Se fëmija sheh që nëna ka dy gjinj kurse baba jo, se baba ka përkundrazi diçka të fryrë poshtë mbathjeve, kurse nëna e ka ndryshe, mos duhet Frojdi ngjallur t'ua shpjegojë? Fëmija sheh që baba rruan faqet, kurse nëna jo! Babës mund t'i bien edhe flokët, nënës jo! Se fëmija pak më i rritur do kuptojë se dikur nëna si ai kishte menstruacione, kurse baba si ai nuk kishte! etj, etj.
Si t'u themi fëmijëve që për ju nuk ka më nënë e babë, por ka idiotizma : Prindi 1 dhe Prindi 2? Se kush i ndihmon për mësimet, asnjë rëndësi seksi i njërit dhe i tjetrit. Se kush bën punët në shtëpi, etj., pa rëndësi. Se kush është deputet dhe tjetri biznesmen, fare!
Unë nuk kam asgjë me sjelljen seksuale të 1 dhe 2. Le të ketë qejf burri me burrin dhe gruaja me gruan. Por edhe homoseksualët, mesa njoh literaturën, duan ta dinë se me cilin seks kanë të bëjnë: leisbiket duan grua partneren, homoseksualët përgjithësisht burrin. Nuk mund t'u thuash nuk ka rëndësi, keni dikë pa seks!!!
Transeksualët janë gjë tjetër pastaj. Flasim njëherë tjetër!
Por, mos bëni idiotizma, maskaralliqe, shkelje ligji, shkelje të të drejtave të fëmijëve nëpër shkolla, kopështe dhe çerdhe!
Drejtësia ka fushë veprimi krejt të legjitimuar për t'ua vënë këmbët në një këpucë pastaj prindit 1 dhe prindit 2, madje në këpucë uniseks po deshët!

Artan Fuga.
 
Më duket si tip ofendimi për nënën dhe babanë.
Kjo fjala prindi 1 apo 2,më duket sikur je duke numëruar delet apo derrat në stallë.
Seriozisht më vjen keq që shoqëria ka degraduar në ktë mënyrë.
Ok duan martesë,le të martohen.
Duan të birësojnë një fëmijë,,jepuani mundësinë.
Fjalët pse ti ndryshojmë.
Nuk do të dëgjosh fjalën nënë apo baba,mësoje fëmijën të të thërrasë në emrin tënd
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Gjithsecili ka te drejte te niqet me ke te doje, qofte dhe brenda gjinise, por askush ska te drejte ti imponohet te tjereve.
 
Te imagjinosh qe ne Tirane, uji eshte me orar ne nje vend qe fale pozicionit gjeografik ska nevoje as per pompa uji, Lali Eri shpall Prindin1 dhe Prindin2 eshte ti varesh mes sheshit Skenderbej, me nje kartele: Per nje ceshtje Supreme!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top