Prindërit lënë të zhveshur në borë 4-vjecarin

GLOOM

Catch me if you can...
Në agim të Vitit të Ri kinez, ndërsa në rrugët e New York-ut temperaturat arritën -13 gradë celsius, një fëmijë 4-vjeçar kinez u detyrua nga i ati që të vraponte vetëm me një palë mbathje në borë.

Edhe pse fëmija qante dhe kërkonte që ta merrnin në krahë, babai nuk dorëzohej, por e la të birin 'të forcohej, t'i rezistonte të ftohtit dhe të tonifikonte trupin dhe shpirtin'.

Filmimi është realizuar nga prindërit e vogëlushit dhe po bën xhiron e botës, duke shkaktuar irritim dhe komente kundërshtuese për këtë akt.

Babai 44-vjecar kinez He Liesheng, që vetëpërcaktohet si Baba-Shqiponjë thotë se ai ka vepruar ashtu sikurse vepron edhe shqiponja me të vegjëlit e saj.

"Unë besoj se e kam ndihmuar djalin tim në këtë mënyrë, duke e detyruar që të sfidojë limitet e tij dhe të shkojë përtej pritshmërive", thotë He në video, i cituar nga "China Daily".
Burimi T/CH

borraaafemija.jpg
 
Pe: Prindërit lënë të zhveshur në borë 4-vjecarin

Shume gjynah.. E pashe dhe ne video.. Nuk e di ku i con mushka disa prinder por prinder te tille nuk meritojne te quhen "prinder"..
 
Titulli: Prindërit lënë të zhveshur në borë 4-vjecarin

"Prindrit" ( nqs mund ti quajme keshtu) e bene kete xhest se mendonin qe keshtu do i forconin sistemin imunitar dhe shendetin....
Pyetem pse se bene dhe vete te njejtin veprim, te perforcinin dhe shendetin tyre? Si mund te detyrosh nje 4 vjecar te rij i cveshur ne debore?!
 
Titulli: Prindërit lënë të zhveshur në borë 4-vjecarin

nuk mjafton qe ben kete budallallek po thone se ndihmuan djalin te kaloj limitet
te vetmin limit qe kalove or kinez eshte ai logjikes dhe po shkon drejt kafsheris
te me falin kafshet ne i ofendova
 
Titulli: Prindërit lënë të zhveshur në borë 4-vjecarin

Kinezi paska pa shum filma me bruslin a me chaki chan se ska munci .Kinez mo ca si pjell mendja te jen ndryshe nga te tjeret .Ishalla po i behet djali shqiponje .
 
Titulli: Prindërit lënë të zhveshur në borë 4-vjecarin

Sa gjyah femija ne video ,si dridhej ..sot e nxoren ne bore ,po neser cfare tjeter mund ti bejne? Per mua ndaj ktyre prinderve te meren masa .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top