Lidhjet midis adoleshentëve. Kjo është një çështje me të vërtetë delikate… Opinionet dhe reagimet e prindërve janë të ndryshme. Disa mendojnë se lidhja midis adoleshentëve është diçka normale, por nëse u kërkohet të thonë sesa do ta pranonin që vajza apo djali i tyre të kishte një lidhje, tundin kokën në shenjë mohimi. Një kategorie tjetër iu duket e çuditshme kjo pyetje, thua sikur adoleshenca është vetëm mosha e bindjes ndaj autoritetit dhe shkollës. Shumë pak prindër mendojë se lidhja midis adoleshentëve është e pranueshme me kusht që ata të ushtrojnë një kontroll të caktuar. Deri diku reagimet e prindërve janë të justifikuara: ata i tremben rënies në mësime, vendimeve që mund të marrin adoleshentët për lidhjen, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, shtatzanive të padëshiruara. Edhe shqetësimi rritet kur mendohet se partneri i vajzës mund të jetë më i madh se ajo në moshë, duke e paragjykuar këtë marrëdhënie si jo të barabartë dhe abuzive.
A duhet të pranohen lidhjet në adoleshencë? ”Lidhjet” midis adoleshentëve janë pjesë natyrale e procesit të rritjes. Ndryshimet fizike që ndodhin tek ata shoqërohen me rritjen e ndërgjegjësimit për karakteristikat e tyre fizike dhe ato të moshatarëve të tyre. Shoku i klasës nuk shihet më si personi që i ndihmon për detyrat ose e shoqëron të bëjnë rrugën bashkë, por si princi i kaltër. Këto ndryshime në perceptim nuk janë vetëm rezultat i ndryshimeve të moshës por edhe i efektit të masmedias. اdo ditë adoleshentët kalojnë orë të tëra para TV. Për shkak të specifikës së zhvillimit të tyre mendor ata e kanë të vështirë të bëjnë dallimin midis një episodi telenovele dhe asaj që ndodh realisht. Ata ndërtojnë pritshmëritë e tyre mbi lidhjen në bazë të historive të aktorëve të tyre të preferuar: dashuria për ta do të jetë po aq pasionante, po aq e vrullshme, me po ato premtime si në ekran. Nga ana tjetër, djemtë dhe vajzat në këtë moshë janë shumë kuriozë për zhvillimet e një lidhjeje. Ata i bëjnë pyetje shokëve dhe shoqeve që kanë një eksperiencë për partnere/ët dhe raportet me to. Ndikimi i grupit social është shumë i madh dhe mund të ndodhë që dëshira për të mos u dukur ndryshe nga të tjerët, të jetë në fillimet e një lidhjeje. “اfarë kam unë që të mos kem të dashur”, “çfarë ka ai më shumë se unë” etj etj.
Përse disa djem dhe vajza qëndrojnë larg lidhjes? Djemtë përfshihen më vonë në një lidhje, pjesërisht sepse nuk ndihen të sigurt për t’i kërkuar një vajze që të dalin me të, pjesërisht sepse nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar faturën e lokalit apo biletën e kinemasë. Për këto arsye edhe të tjera, shumë djem në përfundim të shkollës së mesme, nuk janë shoqëruar me asnjë vajzë “kandidate” për të dashur. Ndërsa tek vajzat shkaqet janë të ndryshme: tek disa prej tyre kontrolli i prindërve është shumë i fortë, dhe nuk mund të bëhet asgjë tjetër përveç itinerarit shkollë-shtëpi. Disa nuk janë tërheqëse dhe refuzohen. Disa nuk kanë arritur ende pjekurinë seksuale dhe janë të painteresuar për marrëdhëniet me djemtë. Të tjerat janë shumë të dhëna pas mësimeve dhe nën ndikimin e prindërve kanë krijuar bindjen se nuk është mosha për “dashuriçka” tani. Duhet të mësojnë dhe vetëm të mësojnë…
Tek shumë adoleshentë është evidentuar se lidhja është një mbështetje sociale dhe siguri. Nëpërmjet një lidhjeje djali apo vajza plotëson nevojën për përkatësi dhe dashuri dhe më pak mendon për të kaluar në marrëdhënie seksuale. Lidhjet e adoleshencës i parapërgatisin adoleshentët për lidhjet e plota të moshës së rritur të hershme. Ata njihen me natyrën e lidhjes, fitojnë aftësi si të drejtojnë një lidhje, si të zgjidhin konfliket, si të zgjedhin partnerin e duhur. Nëse “lidhja’’ arrin të përmbushë këto funksione në jetën e adoleshentit nuk ka arsye për t’u gjykuar si “herezi” dhe ndëshkuar si e tillë.