Princi saudit shkakton “tërmet” në Turqi

Lauri

Anunnak
Festa luksoze me femra dhe alkool e princit saudit shkakton “tërmet” në Turqi

sau3_zpsi7z5owzh.png

Mediat në Turqi e kanë gozhduar të enjten princin saudit Nawaf al Saud i cili po pushon në rivierën turke, saktësisht në Bodrum.

sau4_zpsfftxxdnn.png

Gazetari i njohur turk Ahmet Hakan, i ka shkruar një letër publike princit, duke e sulmuar ashpër.

Në jahtin e princit saudit, sipas medieve turke, kamerierët kanë marrë nga 1 mijë euro për një ditë.

sau2_zpsuzvu973p.png

Por kamerierët nuk janë asgjë, krahasuar me atë sa dyshohet se janë paguar femrat me bikini të cilat kanë qenë të pranishme në ndejën e princit saudit që ka bërë xhiro me jet-ski.

“A është kjo jeta që të sugjeron Kurani? Me ato para që ke shpenzuar mund të mbaje dhjetëra familje siriane”, ka shkruar gazetari turk.

Sipas Hakan, veprimet e princit janë në kundërshtim me librin e shenjtë të myslimanëve.

“Kjo është turp”, përfundon në letrën e tij gazetari i njohur.
/Insajderi


sau5_zpsvh296w0j.png
 

Attachments

  • sau3_zpsi7z5owzh.png
    sau3_zpsi7z5owzh.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sau4_zpsfftxxdnn.png
    sau4_zpsfftxxdnn.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sau2_zpsuzvu973p.png
    sau2_zpsuzvu973p.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sau5_zpsvh296w0j.png
    sau5_zpsvh296w0j.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Princi saudit shkakton “tërmet” në Turqi

hahahahaha,c"gazetar i marre.
 
Titulli: Princi saudit shkakton “tërmet” në Turqi

Hajde Termet Hajde!
 
Titulli: Princi saudit shkakton “tërmet” në Turqi

Dhe cfare edhe ky tipi tash na u bo musliman, bon jeten e nje felliqesire dhe kur vjen tek feja ai eshte musliman...po ai sdi as vet cfare eshte, vec se nje i gjore...
ateher te gjithe jan musliman, pasi nuk ka kriter ose rregull, sa interesant....secili alkoolis, drogirash, i pamoralshmen , ose kriminelet na qenkan musliman...po le ta qejn belan atje ku e ka kerku
 
Titulli: Princi saudit shkakton “tërmet” në Turqi

Nese ne leternjoftim ka emer musliman, apo i lindur ne vend musliman, sdo të thotë fare se eshte musliman... Musliman te jesh do te thotë te jesh i perulur ndaj Zotit, te jesh i mir shpirterisht dhe i drejt, separi duke fillu nga vetja, pastaj tek tjeret rend...

Njerezit nuk renditen vetem ne baze te popullit (nocionit), apo besimit, ata renditen shum edhe ne baze te karakterit qe kanë. Andaj shiheni se ku takon ky? Si musliman gjithsesi nuk pershtatet...pasi tek ne morali eshte ne rend të parë si çeshtje e ngusht e lidhur me besimin.
 
Titulli: Princi saudit shkakton “tërmet” në Turqi

Epo se kam gabim une kur them e ardhmja eshte te behesh kamarier.
 
Titulli: Princi saudit shkakton “tërmet” në Turqi

epo 90% e rasteve keshtu jane keta , ose muhamedi nuk i ka mire me keta ose ju myslimanet shqiptare jeni me myslimane se vete vendi ku doli Kurani !
Lind pyetja : ku dallohet nje mysliman i lindur vetem ne letra nga ai konvertuari... Dhe cilit ti besoj qe eshte mysliman i vertet , atij qe eshte arab e e kupton kurani ( edhe pse nuk e jeton ate ) apo atyre qe u duhet perkthyes per Kuranin?!
Njerezit shikojne shembujt, Kur keta qe vijne nga toka dhe vendi i islamit japin keto perfytyrime , cfare duhet te mendoje bota valle qe kurani nuk u beka dobi apo nuk eshte aq i sakte sa thuhet ?!
 
Titulli: Princi saudit shkakton “tërmet” në Turqi

Dhe cfare edhe ky tipi tash na u bo musliman, bon jeten e nje felliqesire dhe kur vjen tek feja ai eshte musliman...po ai sdi as vet cfare eshte, vec se nje i gjore...
ateher te gjithe jan musliman, pasi nuk ka kriter ose rregull, sa interesant....secili alkoolis, drogirash, i pamoralshmen , ose kriminelet na qenkan musliman...po le ta qejn belan atje ku e ka kerku

Mysliman jeni vetem ju ne rrjetet shoqale e sidomos ne fv.
E bukur ajo thenja: "Po behesh me shejt se Papa"
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top