Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik

Princi i ëndrrave... i pasur dhe romantik


Edhe “princat e ëndrrave” nuk i janë si dikur. Pothuajse çdo vajzë ka listë të veçantë të kritereve dhe kushteve që duhet t’i plotësojë princi potencial i ëndrrave. Nëse vajzat e së kaluarës preferonin luftëtarë, me personalitet të fortë, gjendja financiare e të cilit nuk kishte rëndësi, sot gjendja ka ndryshuar rrënjësisht. Për vajzën e kohëve tona, princi duhet të jetë romantik dhe të ofrojë siguri materiale. Ndonëse ky nuk është qëndrimi i të gjithëve, me plotë të drejtë mundemi të themi se atë e përkrah shumica. Ato preferojnë lidhshmërinë e afërt mes burrit të preferuar dhe pasurisë. Vajza bashkëkohore s’është e gatshme të vuajë dhe sakrifikojë për të siguruar kafshatën e gojës e veshjen modeste që mbulon trupin. Botëkuptimi i saj është materialist sipas të cilit martesa dhe stabiliteti i saj maten me pasuri, me praninë e parave si preferencë kryesore.

Në këtë anketë do mundohemi ta njohim njeriun e preferuar si bashkëshortë jete? A është pasuria që posedon burri lëvizësi kryesor i emocioneve që i kanë gratë ndaj gjinisë së kundërt. A janë të gatshme vajzat të bëjnë lëshime në kriteret e parapara nëse dhëndri i mundshëm është i pasur...?

E preferon romantik dhe të pasur



Nuha AbdulAdhim, një vajzë e pamartuar në moshën 25 vjeçare thotë: Unë nuk ëndërroj vetëm për princin tim, ëndrrat e mia lidhen me çdo gjë që do të më sigurojë ardhmëri të shkëlqyer... për këtë shkak, sa herë që filloj të ëndërroj, e përfytyroj veten sikur jetoj në botë jo ideale... shpresoj prej Allahut të lidh kurorë me djalë të pasur, ose me gjendje të mirë ekonomike, që do të më mundësojë të jetoj jetë shoqërore në nivel të lartë, por në fund këtë gjë e lë në dorë të Allahut duke e pritur atë që më është caktuar.

Hibe Ibrahim, një vashë tjetër thotë: Djaloshi i ëndrrave të mia duhet të plotësojë një sërë kushtesh: duhet të jetë tërheqës, i fuqishëm, trim, me gjendje të mirë ekonomike dhe i arsimuar. Do t’u qëndroj besnike këtyre kushteve edhe nëse në kërkim do ta kaloj jetën time. Nëse bashkëshorti potencial nuk i plotëson këto kushte nuk do të lidhem me asnjë.

Shejma Se’id: Në zgjedhjen e princit do të jem më racionale. Nuk më intereson pamja e jashtme. Me rëndësi janë shkalla e arsimimit dhe kushtet materiale. Ai duhet të ketë gjendje të mirë ekonomike që do të më mundësojë ta jetoj nivelin e synuar e jetës shoqërore.

Disa vajza, si Nansi Ibrahim, njëzet e shtatë vjeçare, e pamartuar, haptazi thonë: Nuk ëndërroj si disa të tjera për kalorësin mbi kalë të bardhë. ?ndrra ime është vetura, modeli i fundit, sepse nuk jemi më në kohën e kalorësve. Ne kemi vetëm një jetë që duhet ta jetojmë në mënyrën më të mirë. Do t’u përmbahem këtyre kushteve dhe nuk do të heq dorë nga kushtet që kam parashtruar. Nuk do të lejoj që rrethanat të ulin standardet e mia. Jam e fortë dhe mendoj se gruaja që bën lëshime prej fillimit gjatë jetës do të bëjë dhjetëfish më tepër...

Për dallim nga mendimet e përmendura ka vajza që kanë vendosur kushte tjera, që nuk kanë të bëjnë me formën e jashtme dhe kushtet materiale. Një prej tyre është edhe Menal Abdullah, e cila thotë: Nuk më intereson aq shumë pamja e jashtme dhe bukuria sa ç’më intereson devotshmëria e tij dhe respektimi i Allahut, duke e respektuar gruan. Ai duhet të jetë i moralshëm, i arsimuar, i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe me personalitet të fortë.

E dua me shikim të ulur...



Prej gjërave që më së shumti e irritojnë gruan në personalitetin dhe qëndrimin e saj, është që bashkëshorti i mundshëm të shfaqë emocione ndaj ndonjë grua tjetër. I preferuar është burri që nuk shfaq kokërr interesimi për gratë tjera. Kjo cilësi, thonë vajzat, flet për personalitetin e tij të fortë, flet se ai është më i madh sesa të sprovohet me ndonjë femër.

Jasemin Nexhar, një studente thotë: ?ndërroj të lidhem me ndonjë person që me mua do të mjaftohet nga gratë e botës, të cilit as që do t’i shkojë ndërmend të lidhet me ndonjë tjetër. Ai vazhdimisht duhet të më bindë se është e pamundshme që ai për ndonjë shkak prej shkaqeve të lidhë kurorë me ndonjë tjetër. Për të unë do të jam e para dhe e fundit në këtë jetë.

Selma Imam, një nëntëmbëdhjetë vjeçare, thotë: Djali i ëndrrave, me të cilin do të martohesha, është ai që ka frikë Allahun, që nuk e le namazin dhe librin e Allahut, me të cilin do të ndihem e sigurt dhe e qetë shpirtërisht. Ai nuk do të shikojë femra tjera dhe nuk do të më bëjë ortake me një tjetër në asnjë situatë.

Merve Abdul Mun’im, studente në fakultetin e Drejtësisë, për kalorësin e ëndrrave thotë: Kur mendoj për ndonjë lidhje ose martesë, vendos të kërkoj njeriun që do t’u japë përparësi nevojave dhe kërkesave të mia. Me siguri, më e lumtur do të jem, nëse lidhem me njeri që më do, dhe që në vend të parë do të vendosë ndjenjat e mia. Për të, unë do të jem më e rëndësishme sesa puna e tij, shokët e tij, familja e tij dhe ndonjë gjë tjetër. Këtë s’e konsideroj egoizëm, unë flas për kushtet që duhet t’i plotësojë kalorësi i ëndrrave.

Semer Muhammed, njëzet e dy vjeçare, mendon ndryshe: Për fat të keq, në shoqëritë tona lindore burri është ai që zgjedh vajzën e ëndrrave, atij nuk i imponohet vajza që nuk i pëlqen. Vajzat, nga ana tjetër, janë ata që presin “fatin” e tyre dhe të cilat edhe detyrohen me martese...

Djalin që preferoj duhet të ketë këto kushte: personalitet të fortë, të mos dashurojë ndonjë tjetër, të mos martohet me të dytë, të jetë i pasur dhe i aftë të realizojë shpresat e mia. Me të asnjëherë nuk do dëshpërohem.

Qëndrimi i sociologjisë:



Dr. Alja Shukri, eksperte e sociologjisë pranë Qendrës Kombëtare për Hulumtim, në Kajro thotë: Vajzat, në shumicën e rasteve, kalorësin e ëndrrave e parafytyrojnë të pasur dhe pa të meta, tek i cili janë përmbledhur gjitha cilësitë e mira. Këtë me siguri nuk do ta gjejmë në realitetin tonë. Për këtë shkak ballafaqimi me realitetin e kundërt shkakton humbje të shpresës dhe dëshpërim. Në situata të këtilla arsyeja e shëndoshë duhet të jetë gjykuese, nuk guxojmë të fluturojmë larg me ëndrrat tona, ne jemi njerëz kemi virtyte dhe mangësi...

Ajo gjithashtu shton: Vajzat e sodit dëshirojnë të mos lodhen, dëshirojnë që çdo gjë të jetë gati. Prandaj kandidati që ka situatë të volitshme materiale është i preferuar sepse siguron jetë të rehatshme pa vështirësi dhe ngarkesa. Preferohen orenditë më të mira, banesa më e mirë, vetura me e mirë dhe këto aspirata bëhen shkak i vonimit të martesës tek shumë vajza. Unë personalisht mendoj se çdo kush që synon gjendje ekonomike të mirë, pozitë të spikatur, arsim sipëror pa harxhuar mund për të realizuar këto qëllime është egoist, që as për një çast nuk mendon se arritja e ëndrrës kërkon mund, përmirësim i brendshëm që rezulton me zbukurim të jashtëm.

Profesor Hasna Shakir, eksperte e psikologjisë, thotë: Femra e sotme shpreson rehati gjatë jetës bashkëshortore. Kjo rehati sot vlerësohet me pasuri, para që munden tu përgjigjen gjitha kërkesave dhe nevojave që s’kanë fund. Për këto shkaqe vajza, prej burrit potencial pret sigurimin e gjitha kushteve të jetës komforte. Mosha, dallimet në mënyrën e të menduarit, stilit të jetës dhe në pozitën shoqërore nuk krijojnë barriera nëse pasuria sigurohet. Jo rrallë dëgjojmë për martesa të papërputhshme mes dy palët nga aspekti shoqëror dhe kulturor në të cilat pasuria ishte faktori vendimtar që mundësoi tejkalimin e barrierave. Gratë, për martesën e të cilave, pasuria ishte faktor vendimtar, më vonë ballafaqohen me pasojat e pakëndshme sepse pasuria jo çdo herë është burim i lumturisë e as kriter i qëlluar për të zgjedhur bashkëshortin e përshtatshëm.

Qëndrimi i fesë:



Këto ishin mendimet e disa vajzave rreth kushteve që duhet të plotësojnë kalorësit e ëndrrave të tyre. Me siguri që për besimtarin qëndrimi i fesë Islame është më i drejtë dhe më i sigurt. Një dijetar i fesë, Halid Abdullah thotë: Një vajzë e mençur dhe e kthjelltë nuk pranon të martohet për njeri që nuk është besimtar i denjë, i devotshëm dhe me moral të lartë. Ajo e preferon burrin që të sillet me sipas librit të Allahut, sipas sunnetit dhe moralit të Resulullahut. Ai i zbaton parimet e fesë që i garantojnë gruas nderin dhe të drejtat, feja që burrin e këshillon për butësi ndaj saj. Vajza nuk duhet të shikojë pasurinë si kusht primar, le të martohet me atë që ka frikë Allahun, sepse ai që frikohet prej Allahut nuk është i rrezikshëm për të tjerët. Fetari, parimisht, mundohet ta stolisë vetëm me cilësitë më të bukura. I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: Nëse ju vjen ai me fenë dhe moralin e të cilin jeni të kënaqur, martohuni me të.

Autori: Merva Hamza

radioislame/com
 
Back
Top