Princesha dhe Photoshop-i

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1711033549796.png

Molly Roberts

Ku është Kate? Cështja është kthyer kohët e fundit në një teori konspiracioni, e përqëndruar tek “zhdukja” e Katerinës, Princesësh së Uellsit, pas atij që Kensington Palace e ka quajtur një operacion në abdominale. Fundjavën e kaluar, bota e mori një përgjigje: Ja tek është, duke buzëqeshur me tre fëmijët – vetëm se, prit pak, diçka e çuditshme po ndodhte me duart e tyre.

Një foto e familjes së lumtur të Princit Harry, e nxjerrë nga pallati me sa duket për të qetësuar spekuluesit, përfundoi duke bërë ekzaktësisht të kundërtën kur u zbërthyen njëra pas tjetrës çuditë e fotografisë.

Incidenti përmban shumë mësime mbi mënyrën se si epoka e inteligjencës artificiale, na ka bërë të mos besojmë atë që shohim. Fotografia, duhet pranuar, është e gjitha gabim.

Shikoni unazën e munguar të martesës së Kate. Shikoni gishtërinjtë e Princit Louis. Shikoni mëngën e shtrembëruar të Princesësh Sharlotë. Ata që merren me teoritë e konspiracionit, që kanë filluar të flasin për gjitihçka, nga kirurgjia plastike deri tek divorci apo vdekja, krejt papritur patën shumë material ditën e diel për teoritë e tyre. A ishte shtuar fytyra e princesësh së humbur pas faktit, ndoshta e marrë nga ndonjë kopertinë e vjetër e revistës Vogue? A ishte një fotografi e vjetër, e ringjyrosur dhe e pajisur me një sfond të ri, për t’ua hedhur shikuesve? Dhe a ishte e gjitha e realizuar me inteligjencë artificiale – në gjendje, këto kohë, që të sjellë në jetë gjithfarëlloj skenash të imagjinuara, shumë prej tyre të mbushura me shtojca të dyshimta anatomikisht?

Associated Press, pasi e shpërndau fillimisht fotografinë, nxorri një njoftim për ta fshirë atë tek të gjitha mediat – duke paralajmëruar gazetarët se një “inspektim më i afërt tregon se burimi e ka manipuluar fotografinë”. Vetë burimi e ofroi shpjegimin pasi kaloi një ditë. “Ashtu si shumë fotografë amatorë”, princesha shkruajti në një deklaratë, “edhe unë eksperimentoj shpesh me përpunimin e fotove”. Ah po, kush prej nesh nuk i shton një palë dhëmbë vogëlushëve tanë, përpara se t’i nxjerrim në Instagram?

E vërteta është ndoshta jo aq e pafajshme sa thanë mbretërorët, as edhe aq e keqe sa pretendon publiku. Ndoshta vetë Catherine nuk i kalon ditët e saj duke përpunuar imazhe në Photoshop, siç sugjeron ajo, por duket se në këtë rast dikush e ka bërë: BBC raporton se analiza e të dhënave të fotografisë tregon se fotoja është bërë me një kamera digjitale, më pas është ruajtur dy herë me një program. Artistët që merren me ndryshimin e fotografive e kanë përdorur mjetin për të fshehur puçrrat nga fytyrat e mbrëmjes së maturës, që dhjetë vjet më parë. Por këto kohë, Photoshop ka edhe të tjera aftësi.

Ndonëse Inteligjenca Artificiale mund të përpunojë diçka që nuk ka ekzistuar kurrë, ajo gjithashtu mund ta ndryshojë realitetin fët e fët, dhe produkti nuk është as totalisht real dhe as totalisht i rremë. Zbut lëkurën; shto disa tipare tërheqëse; hiq atë tipin me kapele të shëmtuar.

“Perfeksionoi kujtimet e tua”, premton Edituesi Magjik i Google. Kjo është tunduese.

Ti mund të përdorësh një mjet të thjeshtë në Smart Portrait të Photoshop, për t’i bërë të gjithë që të shohin nga aparati fotografik. Më mirë akoma, mund t’i bësh ata të duken më të rinj apo më të moshuar. Më e mira nga të gjitha, mund t’i bësh të duken më të lumtur. Imagjinoni tani Princeshën që e çon gradën në maksimum. Nën atë lloj presioni, do e bëje edhe ti. Njerëzit mund të mos e kuptojnë gjithmonë që po mbështeten tek Inteligjenca Artificiale për të bërë këto marifete; në fund të fundit, ndihesh thjesht sikur je duke klikuar një buton. Por bashkë me të vijnë edhe shenjat tipike të manipulimit, si duart e dryshuara apo teksti i pakuptueshëm.

Telashi që këto mjete të Inteligjencës Artificiale i sjellin shoqërisë është i ngjashëm me problemin e të ashtuquajturve lajme të rreme. Progresistët e përdorën për të përshkruar dezinformatat e huaja ndërsa konservatorët e përdorin për të diskredituar raportimet e sakta, kur nuk u volisnin. Ne që tani po zhvillojmë një refleks për të vënë në dyshim çdo fotografi apo video që shohim online, sepse kështu duhet. Por kjo bën që, jo vetëm të jetë më e lehtë të krijosh imazhe të rreme në epokën e Inteligjencës Artificiale; është gjithashtu më e lehtë të pretendosh që imazhet janë të rreme, edhe kur nuk janë.

Këto ndryshime u vijnë si ushqim përhapësve të teorive konspirative, të cilëve u pëlqejnë të vënë theksin tek koincidencat, mungesën e qëndrueshmërisë dhe falsiteteve që shfaqen në jetën e përditshme, si prova të komploteve të errëta.

Princesha Catherine editoi një fotografi, ndoshta pak, ndoshta shumë, dhe me sa duket kjo është provë që herën tjetër që do ta shohim, do të jemi duke parë një sozi. E vetmja zgjidhje do të ishte që çdokush të vëhej i vërtetë – sidomos njerëzit e famshëm dhe të pushtetshëm, dhe sidomos princeshat. Fatkeqësisht, ata janë më pak të prirurit që ta bëjnë këtë. / The Washington Post – Bota.al
 
Kishte dal tu e kerku dhe Kimi ;p
 
Doli më në fund dhe tha arsyen e mungesës ne media.
E sëmur me kancer, Zoti e ndihmoft per veten e saj dhe për femijet ♥️
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top