Prijesi i besimtareve dhe Beduini

Kresha

A pretty face can never trick me


Umeri e kishte bërë zakon që natën të dalë rrugëve të Medines, për të hetuar nëse dikush nga banorët ka ndonjë nevojë. Një natë, ai doli si gjithmonë dhe shëtiti rrugëve të qytetit të shenjtë. Diku në periferi të qytetit, i zunë sytë një çadër të ngritur. Ishte hera e parë që e shihte aty dhe u sigurua se njerëzit që e kishin ngritur, sapo kishin mbërritur në Medine. Teksa i afrohej, filloi të dëgjojë rrënkimet e një zonje nga brenda çadrës, ndërkohë që burri i saj qëndronte ulur jashtë saj. Umeri u afrua dhe e pyeti burrin:”Kush jeni?”

Ai i tha:”Vijmë nga shkretëtira. Kemi ardhur me shpresë që Prijësi i Besimtarëve, Omer ibnul Hattabi të tregohet zemërgjerë e të na ndihmojë.”
Omer ie kuptoi që beduini nuk e njihte. Pastaj e pyeti:”Po brenda çadrës, kush është duke rënkuar?”
Beduini i tha:”ثshtë ime shoqe, të cilës i kanë ardhur dhimbjet e lindjes.”
Umeri e pyeti:”Vetëm?!”
Beduini iu përgjigj:”Po, vetëm.”
Umeri i tha:”Më prisni!”
Ai vajti tek e shoqja, të cilës i tha:”A dëshiron të fitosh sevap i cili të ka ardhur dhe të pret?” Umeri nuk e urdhëroi, por e motivoi dhe përdori metodën më të mirë për motivim.

Umu Kulthum u përgjigj:”Si është puna?”
Umeri i tha:”Një zonjë e huaj, po lind në periferi të Medines.”
Umu Kulthum iu përgjigj:”Nëse dëshiron dhe ti, gati jam.”
Umeri dhe e shoqja morën miell, kusi dhe disa ushqime të tjera, i ngarkuan në krahë dhe u nisën drejt çadrës ku ndodhej familja beduine.
Kur mbërritën tek çadra, Umu Kulthum hyri brenda të ndihmojë gruan të lindë, ndërkohë që Umeri ndezi zjarrin dhe filloi të gatuajë. Beduini qëndronte ulur dhe ndiqte me sy gjithë habi. Kush ishte ky burrë që po e ndihmonte dhe përse po e bënte gjithë këtë?!
Pas pak, Umu Kulthum thirri:”O Prijës i Besimtarëve! Përgëzoje mikun tënd se i ka lindur djalë!”
Kur dëgjoi këto fjalë, beduini brofi në këmbë dhe e pyeti:”Ti je Prijësi i Besimtarëve, Omer ibnul Hattabi?!”

Umeri, duke buzëqeshur i tha:”Qetësohu! Hajde ha diçka se s’ke ngrënë gjithë natën. Merr dhe çoji diçka dhe tët shoqeje!”
Pasi e morën veten, Umeri i tha beduinit:”Hajde nesër paradite, që të të japim ndihma për të përballuar jetesën!”
Kur beduini shkon të nesërmen, siç i tha Umeri, dëgjon se Prijësi i Besimtarëve, ishte qëlluar për vdekje nga një zjarr putist. Në ato çaste, atij i rrodhën lot, pasi një natë më parë, Prijësi i Besimtarëve i kishte qëndruar pranë bashkë me të shoqen. (E.F.)
 
Titulli: Prijesi i besimtareve dhe Beduini

Te kesh nje zemer te madhe eshte dhurat nga zoti qe jo te gjithe e kane...Allahu na e zgjerofte zemren
 
Titulli: Prijesi i besimtareve dhe Beduini

Amin :)!!!
 
Back
Top