Prifti: Do lë kishën, do bëhem baba

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Të dashur të pranishëm, të mëdhenj e të vegjël, të gjithë ju që jeni dhe nuk jeni këtu, por që frekuentoni rregullisht kishën, sot duhet t’ju jap një lajm të pazakontë”. Kështu e ka nisur don Claudio Cavallo, 50 vjeç, i cili është për më shumë se 5 vite pastor në basilikën San Dalmazzo në Borgo të Italisë, lajmëroi të dielën, më 25 janar, në përfundim të meshës, se të mërkurën do të largohet nga kisha. Arsyeja e këtij vendimi është pasi në muajin mars ai do të bëhet baba dhe bashkë me shoqen e tij, do të kujdesen për fëmijën që do të vijë në jetë. “Jam këtu për t’ju përshëndetur dhe për të falënderuar Zotin për këtë rrugë që kemi bërë bashkë. E di se ai është Udhëheqësi im, ndaj jam një njeri u lumtur për gjithçka që kam”,- ka thënë prifti 50-vjeç. Ai ka vijuar të thotë se : “Pas një kohe të gjatë meditimi, lutjesh, rrëfimi dhe përballje me superiorët e mi, mora vendimin e përballjes me një sfidë të re. ثshtë një zgjedhje kjo që do të bëj, e cila nuk do të fshijë idealisht gjithçka që kam mësuar deri më tani. Do ti kushtohem familjes dhe fëmijës tim, ndaj më duhet të heq dorë nga të qenurit në krye të kishës, pasi nuk lejohet që ti bëj të dyja”. Pasi ka thënë këto fjalë, ai është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit dhe më pas ka thënë: “Vetëm dashuria mund të jetë e aftë të lindë jetë dhe të çojë përpara të vërtetën”. /a.s/noa.al
 
Titulli: Prifti: Do lë kishën, do bëhem baba

Shum mir se ka mendu te krijoj familje,por nuk ka pse te terheqet nga kisha..Perkundrazi ky duhet jet zeri per ndryshim ne ket drejtim.
 
Titulli: Prifti: Do lë kishën, do bëhem baba

Bravo priftit. Dhe pajtohem qe duhet te ndryshohen ato rregulla, apo sido qe i quajne, te cilat ju ndalojne seksin, martesen, femijet etj.

Askush s'ka perse ta mbaj ate me vete, gjithe gjithe jetes, vetem per urinim. Gjynah!

Mendimi im ky.
 
Titulli: Prifti: Do lë kishën, do bëhem baba

I lumte :))
Ku ka me veprim te shejte se sa te njohjes se pergjegjsis e dashurin e te qenurit prind(baba rasti e ktij).
 
Titulli: Prifti: Do lë kishën, do bëhem baba

Sa mir që paska qenë i drejtë dhe e paska shpreh direkt... se disa mbajnë fshehtë :)

Normalisht mund te rrij nje kohë pamartu, porse jo tere jeten. Edhe me dredhina jeta nuk shkon, dhe kufizimet e vetshpallura duhet largu.
 
Titulli: Prifti: Do lë kishën, do bëhem baba

Një lajm i mirë për çunat e fshatit dhe për murgeshat e kishës.
 
Titulli: Prifti: Do lë kishën, do bëhem baba

Dua ta di nga besimtaret kristian te forumit , se vertete a besojne se Zoti ja ndalon robit te tij nje gje qe pa te cilen ne sot 7 miliard ne bote nuk do te ishim ?!

Martesa eshte ligje i jetes o te krishtere , ndalimi ndaj ligjit te jetes do te thote ndalim i jetes se atij njeriu .
 
Titulli: Prifti: Do lë kishën, do bëhem baba

Po ky qenka pastor dhe mesa di une pastoret martohen :p
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top