Prezantohet në Egjipt, varri i rrallë 4000-vjeçar

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Prezantohet në Egjipt, varri i rrallë 4000-vjeçar[/h] 16/04/2019
Shiko fotografinë 1882297
Foto ilustruese

Shkretëtirat e Egjiptit vazhdojnë të zbulojnë sekretet e civilizimit antik, të famshëm mbi të gjitha për piramidat e tij. Tani, Ministria e Antikiteteve ka prezantuar një varr të ruajtur mirë, me mbishkrime dhe relieve shumëngjyrëshe, që daton nga më shumë se 4 mijë vite më parë.

Varri besohet se i përket një zyrtari të quajtur Khuvi, që besohet se ka qenë i rëndësishëm në dinastinë e pestë, një periudhë që shtrihet nga shekulli i 25 deri në shekullin e 24 para Krishtit. Varri është pjesë e një kompleksi masiv në Saqara, në jug të Kajros.

Ai ka formë L-je, një korridor të vogël dhe muret e dhomës kryesore janë të mbushura me piktura disa prej të cilave, shumëngjyrëshe, pavarësisht kohës së kaluar.

Të gjitha këto i kanë bërë arkeologët të mendojnë se mund të ketë patur një marrëdhënie speciale mes Khuvit, një zyrtar, dhe Dedkar Isesit, faraonit të kohës, piramida e të cilit ndodhet atyre pranë.

Ka një teori sipas të cilës ata mund të kenë qenë të lidhur, ndërsa të tjerë thonë se dizajni unik i varrit është rezultat i reformave të faraonit të administratës shtetërore dhe kulteve funerale.

Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top